Shumë njerëz thonë se e duan Allahun. Por e vërteta, se ata persona a e duan All-llahun, del në shesh atëherë kur ata i nënshtrohen urdhrave të Allahut.
         
Ashtu si ushtari që i bindet oficerit, ne qoftë se edhe njeriu i nënshtruar aqë urdhrave të All-llahut e ka fituar ardhmërinë.

        Vetëm besimi i vërtetë e largon njeriun nga harami dhe e detyron të pasojë rrugën e dëshirave të lejuara nga All-llahu xh.sh.

       Ai që nuk mund ta shohë dhe ta kuptojë harmoninë që sundon në univers, ai nuk mund ta kuptojë harmoninë e fesë islame. Pra, kush nuk e kupton harmoninë që sundon në fe, ai nuk mund ta drejtojë veten. Këtyre njerëzve iu bëhet xhehennem si jeta e përkohshme e kësaj bote, ashtu edhe jeta e botës tjetër.

       Përkujtuesi më i madh i njeriut është besimi! Vetëm besimdrejti mund ta ndajë hallallin nga harami.
      
       Ateisti është si një guri i zi mes orizit. Ai duket dhe kur hiqet orizi pastrohet. Kurse hipokriti i ngjan gurit të bardhë. Nuk është e lehtë që ai të pastrohet nga orizi.

           Nuk ka ndonjë gjë më të dobishme dhe më të padëmshme se sa lopa. Por lopa nuk mund të shkojë në xhennet, sepse ajo e furnizon me qumësht edhe evlianë, edhe Leninin, pasi nuk është në gjendje të bëjë ndonjë dallim midis tyre, nuk mund të shkoje në xhennet. Prandaj nuk mjafton të bëhesh njeri i mirë, por është e nevojshme që besimdrejti t’i njohë dhe t’i dallojë njerëzit e mirë nga ata të këqij. Kur t’i njohë, atëherë armikut i bëhet armik, kurse dashamirin e vlerëson dhe e respekton.

Çdo send që ha njeriu është i dobishëm si ilaçi për të sëmurin! A ka mundësi që ti t’i shohësh barnat e të mos e shohësh farmacistin? A ka mundësi që ta shohësh tryezën me plot mirësi dhe të mos e shohësh, të mos e njohësh dhe të mos mendosh për ekzistencën e Furnizuesit të saj?
        Këtë dynja All-llahu e ka krijuar si një pallat. Në këtë pallat, Ai e ka vendosur njeriun si një mysafir të ndershëm. Por, ngaqë All-llahu e ka ditur se ky mysafir ka mundësi që dynjanë, që është si xhennet, ta kthejë në xhehennem, i ka dërguar atij fenë islame, që ta përdorë atë si një udhërrëfyes dhe udhëzues në jetën e tij. Për këtë arsye, në atë katalog, pra në Kur’anin famëlartë, gjendet çdo gjë që e drejton jetën e njeriut.     

       Të flasësh mirë, të shkruash mirë dhe ta përjetosh besimin tënd – të gjitha këto janë gjëra të bukura dhe me vlerë. Më e rëndësishmja nga të gjitha këto është që ta praktikosh besimin tënd.

       Mendja ime më thotë se: Zemra e pastër e besimtarit nuk mashtrohet. Mos harroni se kjo realizohet kur shqisat e njeriut hyjnë nën sundimin e mendjes. Pra njeriun duhet të sundoje mendja e jo veset e tij.
      
       është fatkeqësi e madhe kur besimtari është analfabet. Po ashtu, edhe  tek mohuesit, dija është një fatkeqësi që s’tregohet. Ai, me dijen e tij, bën filozofi boshe për të argumentuar mohimin.

        All-llahu e ka vendosur shqisën e dhimbjes në brendësinë tonë. Po ashtu, edhe shqisën e besimit e ka vendosur në brendësinë tonë. Ky është shkaku që secili beson në atë send që ai dëshiron. Nëse besimi i njeriut drejtohet nga revelatat hyjnore, ai është normal. Për këtë, besimtari është i detyruar ta mohojë adhurimin e idhujve.
        
        Sot mijëra njerëz, që shëtisin nëpër rrugët e mëkateve, thonë: “Ne i besojmë All-llahut.” Ata nuk mund t’i pyesësh: Çfarë besimi keni dhe në çfarë po besoni?

       Doktori nuk mund të bëhet doktor pa e mjekuar ndokënd. Edhe rrobaqepësi nuk mund të bëhet rrobaqepës pa qepur ndonjë palë rroba. Edhe besimtari duhet ta argumentojë besimin e tij në praktikë.      

       A e dini se kujt i ngjan mosbesimi ndaj Krijuesit të universit? Nëse dikush vështron një panoramë të mahnitshme dhe thotë se ajo është krijuar vetvetiu, kjo gjë nuk pajtohet me mendjen tënde. Po ashtu, edhe mosbesimi te Krijuesi nuk është tjetër veçse diçka e palogjikshme.

        Meqë njerëzit janë të prirë të besojnë diku, në këtë rast ne e kemi obligim që t’i mësojmë dhe t’i drejtojmë mangësitë tona të besimit. Përkundrazi, nëse çdo njeri do të besonte në çfarë të dëshironte, kjo do të ishte  një shkatërrim për popullin.

       All-llahu që e përpunon zemrën e njeriut, a nuk e di se çfarë kalon në të?!
        
       Kur njerëzit bëhen mohues, ata nuk fitojnë asgjë, as nga njerëzia e tyre, e as nga morali i tyre. Përkundrazi, humbasin shumë gjëra të çmuara nga pasuritë shpirtërore. Shikoni njerëzit që i njihni brenda rrethit tuaj. Mund ta shihni shumë qartë se atij që i është dobësuar besimi, atij i është prishur edhe morali.  

Ju mund të hidhëroheni ndaj komunistëve, çifutëve, masonëve, amerikanëve, rusëve  etj, por kjo nuk ka asnjë dobi. Jo! Jo! Me hidhërimin tuaj ndaj tyre nuk mund të zgjidhet asnjë problem.

O ti njeri që ankohesh prej netëve të errëta! Në vend se të hidhërohesh, ndize një qiri dhe shndritja rrugën e njerëzve.

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 43 44 45 46 47 48 49 50 51 52 >>>