O ti vëlla që je ulur në vilën e vetmisë dhe po pi ujë nga çezma e “Esma ul-Husna’së.” O ti që je duke ikur nga zjarri i xhehenemit! A e di se po shëtitesh nëpër kopshtet e xhennetit?!

Jeta e sotme e muslimanëve është një argument se ata kanë rënë në këtë gjendje, ngaqë nuk po jetojnë sipas urdhrave të Kur’anit.

       Kur i hedhim një sy historisë së fesë islame, shohim se armiqtë nuk kanë mundur kurrë t’i dëmtojnë muslimanët aq sa hipokritet që thonë: a nuk jemi ne muslimanë? Në një hadith të Pejgamberit thuhet kështu: “Unë frikësohem më tepër prej njerëzve të këqij që jetojnë mes jush, se sa nga dexhxhalli. (Rijadus-salihinë,  nr. 1840)

      Më tregoni, sa janë ata besimtarë që i shpenzojnë paratë në dobinë e fesë, si pijaneci që i harxhon  në alkool?

        Kush ndahet nga feja islame, ai nuk mund të pranojë asnjë fe apo ideologji tjetër. Ai bëhet vetëm anarkist.

       Ideja është mendim. Çdo ideologji që është pa mendim është tirani dhe shtypje.

Kush vrapon pas ideve të larta, ai ka gjetur për veten e tij zbavitjen më të mirë.

Kush jeton mes pasioneve të tij, ai nuk mund të studiojë dhe të bëhet mendimtar. Kush i bën idhull veset e tij epshore, ai lodhet shpejt dhe e nxin fatin e tij. Ai bëhet një person që nuk harmonizohet as me shtëpinë e tij e as me rrethin e tij. Shumë shpesh, këta njerëz, bëjnë vetëvrasje.

Qëllimi i çdo shkence është që t’i studiojë krijesat.  Të studiosh krijesat dhe të mos e njohësh Krijuesin e tyre, çfarë studimi është ky?!

Ka shumë gjëra që njeriu nuk i di. Kush e pranon këtë, di shumë gjëra dhe kush e pranon këtë është njeri i përsosur.

Besimtarët që nuk kanë mundur të zotërojnë dije e shkencë, nuk mund të shpëtojnë nga skllavëria.

 Njeriu i përsosur duket aty kur ai thotë: “Unë nuk di.” Kjo gjendje na tregon se dija e njeriut është e kufizuar. Dija e pakufishme i takon vetëm All-llahut xh.sh..

        Ithtarët e Karl Marksit  po e përkrahin darvinizmin. Kjo tregon se Darvinizmi nuk është shkencë, por një ide, pra materiali i idesë së  komunizmit.

       Njeriu kuptohet nga folurit e tij se në çfarë niveli është. Aty kuptohet dhe del në shesh nëse ai lexon libra apo jo. E çfarë mund të tregojë ai që nuk lexon libra? Njerëzit që flasin fjalë boshe dhe marrin nëpër gojë të tjerët, dëshmojnë se nuk lexojnë libra.

      Një popull që nuk ka mundur t’i dalë zot lapsit, nuk mund t’i dalë zot as armës, as pavarësisë së tij.

        Në ditët e sotme, kush e braktis lapsin dhe librin, ai është sabotator. Ai nuk e di se po i ndihmon armikut.

        Tek ai që nuk e pranon totalisht fenë islame, nuk sundon ekuilibrimi dhe harmonia. Sepse ai që nuk e pranon komplet fenë islame, nuk ka dijeni nga masa dhe harmonia dhe ai është njeri i pakujdesshëm. Prandaj është e nevojshme të bashkëjetojmë me besimtarët që e dinë, që e kuptojnë dhe që e përjetojnë fenë islame. Vëllezër të dashur! Duhet ta dimë se sot kanë dalë shumë njerëz të cilët me librat e tyre ua kanë lehtësuar punën  armiqve të fesë islame. Pra kur lexojm donjë libër duhet të kujdesemi për autorin e tij.

        E falënderojmë All-llahun që na dhuroi një libër të cilin mund të lexojmë falas, pa para. Ai është shkruar me një stil rrjedhës dhe  tërheqës dhe atë mund ta gjejmë në çdo vend. Kjo vepër e stërmadhe dhe gjigante është libri i universitetit. Nuk është  libri i filanit apo tjetrit. Ai është para syve të atij që sheh. Sot shkenca po konstaton se në univers ekzistojnë 1300 000 lloje krijesash të ndryshme. Pra, duhet të lexojmë, sa të mundemi, me kujdes. Anthere kemi shans të gjejm Krijuesin e tij.
 
        O njeri! Dije se ky univers, që ti mahnitesh kur e sodit, është  nën urdhrin tënd. Kur ti të veprosh në bazë të diturisë që ke studiuar, me mendjen që ta ka dhënë All-llahu, ai do të gjelbërohet, do të lulëzojë dhe do të japë fruta të shijshme,

         Kush nuk mund t’i kuptojë funksionet e All-llahut, ai nuk mund ta njohë dhe nuk mund t’i besoje Krijuesit. Ai që nuk mund ta kuptojë Krijuesin, si ka mundësi që t’i kuptojë krijesat?! Disa që nuk kanë mundur të dalin në bregdetin e besimit, fundosen në oqeanin e shkencës.

       Flamuri i idealistëve nganjëherë luhatet nëpër burgje, nganjëherë  valëvitet e lartësohet nëpër varreza. Por, ai flamur që është rritur me dije dhe me adhurim, gjithnjë ka qëndruar duke u valëvitur në kulm.

Më tregoni cila dije, cila teknikë, cila fabrikë mund të krijojë mollë nga dhéu?

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 43 44 45 46 47 48 49 50 51 52 >>>