Për të dhënë llogarinë e jetës do të vdesim!,.. Për të përjetuar jetën e përjetshme do të ringjallemi!... Mënjanë dynjaja, në anën tjetër ahireti!...Kurse njeriu është një “sekret”, si një dry i universit. Ndërsa besimi çelësi i këtij dryni.    

       Vdekja është një buton me të cilin shuhet llamba e botës sonë. Prapë me atë do të ndizet llamba e ahiretit.

       Ai që i shërben fesë islame, patjetër që dynjaja dhe ahireti do t’i bëhen xhennet.

        Dili zot fesë tënde duke i shërbyer që vdekja të të kapë në atë gjendje që të bëhesh dëshmor.

         Druri, me të gjitha indet dhe qelizat e tij i nënshtrohet All-llahut. Frutat e tij janë rezultat i trungut, fletëve dhe luleve. Në këtë frutë është fshehur sekreti i përjetësisë.

        A nuk mundet All-llahu, që i ngjall ushqimet e vdekura në lukthin tonë, të na ngjallë edhe ne?!

       Nënat, duke ngrënë ushqime të vdekura, nxjerrin nga barku i tyre një foshnjë të gjallë e të bukur si perlë.

         Vlera e organeve tona na tregon se ne jemi anëtarë të jetës së përjetshme.

         Vdekja e disave është mëshirë, kurse e disa të tjerëve është shkatërrim.

Universi është shumë i madh, kurse njeriu është shumë i vogël. Habitem se si po mund t’i nxërë arkivoli [tabuti], ata njerëz që e konsiderojnë veten të madh?!

Për vdekjen nuk bëhet gati askush tjetër përveçse ai që beson se ekziston ringjallja dhe se atje do të shpërblehet sipas meritës së tij.

Ne mund ta harrojmë vdekjen, por ajo nuk na harron neve.    

Jeta e njerëzve të këqij është një peshore për ta kuptuar veprat e mira të njerëzve të mirë.

Ai që na i ka dhënë ne këtë jetë, Ai na e vazhdon atë edhe në ahiret.

Me secilin send mund të pajtohemi, por me ateizmin kurrë.

Jeta e secilit prej nesh ka një lloj forme. Njeriu, secilës pjesë së jetës së tij, i jep forma të ndryshme.

       Njeriu e ka të nevojshme të mendojë se nga erdhi këtu, për çfarë erdhi dhe, më në fund, se ku do të shkojë.

       Ashtu sikurse fytyrat e njerëzve nuk i ngjasojnë njëra tjetrës, ashtu edhe jetët e tyre nuk ngjasojnë me njëra tjetrën. Por, fytyrave tona u jep forma të ndryshme All-llahu, kurse jetët tona ne i formësojmë vetë.

Të mos harrojmë kurrë se: ne i gjykojmë ato fjalë që nuk i kemi thënë, kurse fjalët që i kemi thënë na gjykojnë neve.

O All-llah! Si do të bëhet halli ynë? Iu nënshtrohemi, duke iu bindur armiqve, dhe iu themi “Urdhëroni”, ndërsa Ty nuk nënshtrohemi sa duhet. Kjo është shumë gabim! O All-llah! Ti më ke krijuar syrin e veshin! O All-llah! Ti e qarkullon gjakun nëpër damarët e mi! O All-llah! Ti e krijon çdo send prej dhéut të thjeshtë dhe mua më furnizon me riskun tim. Për të të falënderuar, Ty të nënshtrohem.  Për të të bërë sexhde Ty, e uli kokën në dhé. Për t’i zbatuar urdhrat e Tua po e fal namazin. Insh-Allah, ma pranon.
                       
                                    DUHET TE MËSOJMË

Të shohësh hajdutët e malit e të mos shohësh ata të qytetit është paaftësi.

Çfarë mençurie është kjo?! Si është e mundur që disa njerëz sakrifikojnë jetën në rrugën e njerëzve të devijuar si Maoja, Lenini, Stalini, etj. duke braktisur studimin, diplomën, shtëpinë dhe çdo send tjetër për të shkuar pas ideve të tyre, ndërsa ne nuk shkojmë në rrugën e dijetarëve islamë që mund të bëhen shkak që ne ta  fitojmë lumturinë  e përjetshme?!
 
       O ju që na shkatërruat moralin! O ju që na bëtë skllevër të fuqive superiore! O ju që na hodhët në prapambetje! O ju që ndërtuat muret ndarës mes besimtarëve dhe islamizmit! Duam ta dimë se, kush jeni ju?

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 43 44 45 46 47 48 49 50 51 52 >>>