Që të pranohen adhurimet tona, kushti kryesor është fitimi hallall dhe ushqimi hallall. Më tregoni si mund të pranohet adhurimi i atij besimtari që ka veshur rroba haram dhe ka ngrënë haram?!

RINGJALLJA

        Thonë se dheu nuk ndyhet. Nuk e di se sa e vërtetë është kjo. Këqyrni e shihni varrezat sa jeshil janë. Ah! Sa mirë do të ishte sikur të ishte edhe brendsia e tyre, ashtu siç është pamja e tyre e jashtme. Por!!!

        Meqë mos ekzistenca absolute nuk është e mundur edhe i vdekuri nuk humbet, por ndërron jetë.

       Këtë dynja, që është e pajisur me gjithë të mirat si xhennet, të tjerët po na i bëjnë xhehennem. Prandaj, që të merret haku ynë prej tyre, All-llahu do të na ringjallë dhe keqbërësit do t’i çojë në xhehennem.

      Krijuesi ynë e ka krijuar çdo send prej një elementi të thjeshtë si uji. Në stinën e vjeshtës, libri i universit zhytet në ujë. Dhe në pranverë All-llahu e shkruan përsëri atë libër. Po të mos kishte fuqi, a do të kishte mundur të bënte këtë?
           
        Për njeriun ka shumë argumente për të besuar se pas vdekjes do të ringjallet përsëri. Ja një argument: A po e sheh se në këtë jetë çdo gjallesë po vdes dhe po ringjallet.
 
      Shihni thjeshtësinë e tokës dhe ngrijeni kokën e shihni trëndafilat me erë të këndshme që krijohen nga toka. A i krijoi toka ato apo një i Plotfuqishëm?!

      Njeriu, kur do të dalë para gjykimit të madh, nuk do të mund t’i mohojë më kushtet e besimit që i ka mohuar këtu. Aty do të bërtasë me një britmë të madhe: “Ah! Për çfarë nuk besova?!” Pendimi i tij do të jetë më djegës se zjarri i xhehennemit. Por pendimi i vonuar nuk ka vlerë.

       Në këtë jetë, njeriu e ka në dorë vullnetin e tij. Gjithkush mund ta përdorë si të dëshirojë. Ai që ka shkuar në rrugën e hallallit, atje shkon në xhennet, ai që ka shkuar në rrugën e haramit, atje shkon në xhehennem. Patjetër, të gjithë do të largohemi nga kjo botë. Asnjëri prej nesh nuk do të mbesë këtu.
 
       E filluam udhëtimin tonë në botën e shpirtrave. Aty ishim të vdekur e në trupin e nënës sonë u ngjallëm. Edhe në këtë botë [dynja] do të vdesim dhe nga varri do të kalojmë në pallatin e ahiretit. Aty do të japim fije për fije llogarinë e jetës sonë dhe secili do të shkojë aty ku e meriton.

      All-llahu që e ka krijuar këtë dynja, mund të krijojë edhe një botë tjetër …Ai që na solli ne në këtë botë, ka mundësi që të na çojë edhe në botën tjetër dhe atje na pyet se si e shpenzuam jetën që Ai na i pati dhënë neve si amanet.

       Orët po mahiten e po bëjnë shaka me ne. Mosha jonë, sekondë pas sekonde, po soset e po mbaron.

Bashkë me fletët e kalendarit, edhe ditët tona po i hedhim në mbeturina.

Shumë njerëz e konsiderojnë veten të mëdhenj e të fortë, por ata po i rrëzon për toke edhe një mikrob i vogël.

       Ai që e ka shpenzuar mallin, dijen dhe komplet jetën e tij në rrugën e fesë islame, ai ka mbjellë sevape në këtë botë, frutat e të cilave do t’i korrë në kopshtin e ahiretit, ku do të jetojë i lumtur në xhennet përgjithmonë.

Krijimi i elementeve pa shpirt nga gjërat me shpirt është funksion i të Gjithëfuqishmit.

        Ata që nuk i besojnë jetës tjetër më shtyjnë të qesh, sepse megjithëse nuk

All-llahu, që ka krijuar mendjen e atyre mjeshtërve që krijojnë magnetofona, a nuk mundet t’i përcaktojë dhe t’i mbrojë fjalët tona që flasim këtu?!

O njeri! Po qe se atë ditë nuk do që ta ulësh kokën kur të dëgjosh fjalët e tua që ke folur këtu, atëherë fol fjalë të mira, apo hesht.

O njeri! Po qe se nuk do të shqetësohesh dhe të të skuqet fytyra kur ta shohësh jetën që ke jetuar, mos jeto një jetë që nuk i ka hije njeriut.

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 43 44 45 46 47 48 49 50 51 52 >>>