KOHA E FUNDIT (para Kiametit )

Kjo kohë që po jetojmë, sipas haditheve të Pejgamberit a.s.m, është koha e fundit dhe është një kohë shumë e vështirë.

Adhurimi i kësaj kohe ka më shumë vlerë se sa adhurimet e kohëve të mëparshme. Sepse ushtari që vritet duke mbrojtur kufirin e atdheut bëhet dëshmor – shehid.

Me paralajmrimin e Profetit Muhammed a.s.m. Në këtë kohën e vështirë “Fesadi ummet” ( kur shumica e popullit prishet) Kush e përjeton sunnetin e Profetit a.s.m. ai e fiton sevape sa 100 shehid (dishmorë që ka dhënë shpirtin në rrugën e All-llahut.

Shihni: Që nga fillimi i shekullit njëzet e këndej, ‘kultura’ po përhap sëmundjen e mosbesimit ndërmjet njerëzve.

Veçoria më kryesore për të bëjnë suksesë që për këtë sëmundje në këtë kohën e fundit është teknologjia elektronike. Armiqtë e fesë, me aparatet e shpikura elektronike, i hijeshuan dhe i shumëfishuan mëkatet. Përmes radios, televizorit, magnetofonit, kinemasë, medieve të shkruara dhe tjerë sende, po përhapin dhe po propagandojnë mëkatet. Mendoni vetëm dëmet që sjell interneti. Mendoni gazetat dhe revistat të cilat janë bërë shkak që shumë muslimanë t’i pëlqejnë mëkatet. Në këtë mënyrë u përhapen dhe vërshuan mëkatet, ndërkaq ibadetet u zvogëluan dhe u shtua numri i muslimanëve që nuk luten. Nëse në arë nuk mbjellim grurë, ferrat do të fillojnë të mbijnë vetvetiu. Prandaj, për këtë arsye, muslimanët sot po ballafaqohen me vështirësi të shumta.  
 
        

Në kohën e fundit do të pakësohet respekti, të dobëtit do të shtypen, ndërkaq të fortët do të ngadhënjejnë.

Të gjithë pejgamberët a.s dhe të gjithë evliatë kanë kërkuar mbështetje te All-llahu nga dëmi i kohës së fundit dhe i kanë lakmi atyre që bëjnë ibadet në kohën e fundit.
 
Në kohën e fundit, alkooli dhe seksualizmi do t’i degjenerojë dhe do t’i shkatërrojë gjeneratat. Këto gjenerata, në të ardhmen, do të kenë ndikim negativ dhe ndëshkues tek të tjerët.

Në kohën e fundit, gjërat pa vlerë do vlerësohen, kurse ato që janë të vlefshme do të zhvlerësohen. Vlera dhe rëndësia e njeriut do të zbehet.

Në kohën e fundit do të shtohen vrasjet, tradhtitë dhe divorcet.  



T? M?SUARIT

    Disa njerëz, që i udhëzojnë njerëzit, fatkeqësisht nuk kanë mundur ta drejtojnë veten e tyre. Ka prej tyre që dehen dhe luajnë bixhoz. Me këto veprime të mbrapshta e të këqija ata e shkatërrojnë jetën e tyre.

Ka edhe njerëz gjenialë që nuk kanë mundur të shpëtojnë vehten dhe janë bërë robër të shprehive të këqija.

Çdo traditë e keqe është si tasi plot me helm. Shihni me kujdes pleqtë: apo jetojnë ndëshkimet e gabimeve, apo kënaqësinë e sevapeve, që kanë bërë më parë?
Shumë njerëz, duke kënduar këngën e lirisë, jetojnë nën kthetrat e robërisë së shprehive të këqija.

Traditat e këqija e skllavërojnë mendjen e njeriut. Për këtë, Pejgamberi a.s.m. ka thënë: “Alkooli është nëna e të gjithë këqijave.” Ata, që e nxijnë mendjen duke pirë alkool dhe dëshirojnë që koha të kalojë sa më shpejt, i kanë hipur lumit të kohës që rrjedh shpejt dhe që i çon shumë shpejt njerëzit në varr.

është shumë keq të bëhesh rob, por edhe më keq është t’i lidhësh këmbët me traditët e këqija.

 Mos harroni se ai që është mësuar të falet pesë herë në ditë nuk është i njëjtë me atë që ia ka bërë shprehi vetes pijen dhe të dehurit.

Ai që e ka mësuar veten ta kalojë jetën me gjëra të mirë, nuk është njëlloj me atë që e ka mësuar veten me gjëra të këqija. Këta dy persona janë si dy lumenj që rrjedhin në drejtime të kundërta.  
                     
DIJETAR?T
    
        Për besimtarin është një nder i lartë që t’u shërbejë dijetarëve të fesë islame.

    Nacionalizmi e zvogëloi shtetin e osmanlinjve, që ka qenë shumë i madh, i përhapur nëpër 24 mijë km katërorë e bëri atë sa një shami. Për ta copëtuar Turqinë prapë po mundohen të përdorin lojërat e nacionalizmit. Por Veprat e Risale-i Nurit janë vepra të forta dhe të fuqishme për ta asgjësuar këtë lojë, jo vetëm për shtetin e Turqisë, por për çdo shtet mysliman ato vepra janë një argument të fort për të mbrojtur. Sepse bashkimi më i fort bëhet përmes lidhjes së imanit si vëllezër muslimanë, veprat e Risale-i Nurit janë duke shpjeguar rrënjët dhe esencën e besimit. Këto vepra janë ilaç jo vetëm për këtë çështje, por çdo fragment i tyre është një recetë shpirtërore që i mjekon plagët e kësaj kohe.

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 43 44 45 46 47 48 49 50 51 52 >>>