Për njeriun, çdo mëkat në shkollën e jetës është një notë e thyer për të.
Asnjë sapun dhe asnjë detergjent nuk mund t’i pastrojë duart e  kumarxhiut, të vjedhësit, të pijanecit, të dembelit dhe të analfabetit. Këto papastërti nuk mund t’i shohe asnjë mikroskop.

Kush mund ta kontrollojë veten dhe ndaj Allahu e pranon dobësinë dhe mëkatet e tij, ai vështirë se hyn në mëkate. Edhe sikur ky person të bëjë ndonjë gjynah, për atë pendimi lehtësohet.   

    Ashtu si zogu që vrapon pas ushqimit dhe bie në kurth, po ashtu edhe gjërat haram janë kurth për njerëzit.

Aty ku kryhen veprat që i ka ndaluar All-llahu, aty mos pritni ndonjë dobi.
Ai që ka mundur që shijet dhe dëshirat e tij t’i bëjë musliman, ai, jo vetëm jetën tjetër, por edhe këtë jetë e ka bërë musliman. Gabon shumë ai që pret ndonjë dobi nga gjynahet, të cilat All-llahu xh.sh. i ka ndaluar.

I Gjithëmëshirshmi, Mëshirëbërësi, që të na i hijeshojë dynjanë, na i ndaloi disa sende. Paratë tona, që të jenë me bereqet, na urdhëron që të mos i përziejmë me haram. Ai na urdhëroi që të shmangemi nga pija, nga bixhozi, nga amoraliteti, nga dembellëku, nga mosdija dhe nga pasiviteti. Kur ne largohemi nga këto cilësi të dëmshme, atëherë ne e mbrojmë shëndetin tonë, e shtojmë dijen dhe e rritim respektin ndaj nesh.

       Ato sende që i ka ndaluar All-llahu janë të shijshme si mjalti me helm. Ndërsa shtetet laike, nëpërmjet teknikës, i reklamuan dhe i hijeshuan ato. Në këtë rast, edhe muslimanët u mashtruan, duke mos e parë helmin e këtij mjalti. Këtë çështje do ta vërtetoni kur t’iu hidhni një sy gazetave, revistave dhe televizorit.

      Njerëzve po iu duket normale kur po e zhveshin trupin e tyre. Po, vëlla! Njerëzit nuk po skuqen, madje po lakmojnë që ta sodisin trupin e njeriut lakuriq. Për këtë i zhveshën sa më tepër femrat dhe i detyruan të lëvizin andaj-këndej lakuriq. Kjo nuk është gjë tjetër, veçse amoralitet.

      O bashkëkombësit e mi shqiptarë! A më tregoni se çfarë kuptimi ka kjo reforma që po zbatohet te ne: Gruaja e vëllait tim shqiptar, tek shtëpia, ecën me rrobat e kuzhinës pranë burrit të saj, por kur vjen ndonjë burrë i huaj, apo kur ajo shkon vizitë diku, bëhet gjysmëlakuriqe, vesh rrobat e reja, i lyen e i ngjyen buzët e fytyrën, që t’ia tërheqë vëmendjen burrave të huaj?! A nuk është kjo nxitje e amoralitetit?!

       All-llahu i urdhëron burrat që ta mbulojnë trupin nga pjesa e sipërme e kërthizës deri nën gjunjë. Kurse moda e perëndimit, edhe në nxehtësinë më të madhe të muajit gusht, i detyron burrat që ta shtrëngojnë fytin me kravatë. Dhe këtë ata e quajnë kulturë. Kurse edhe disa besimtarë, pa dashje, po i imitojnë ata. Por kësaj i kundërshton krijimi i njerëzimit, Duke filluar nga Obamasë së Amerikës filluan të kundërvij kësaj kulturus jo normal

      Feminizmi, që t’ia japë të drejtat femrave, i nxori ato nga shtëpitë e tyre dhe i detyroi të punojnë. Fëmijët u braktisën dhe ato të ngatët mbetën pa kulturën e nënës. Ata u lanë në përkujdesjen e dadove. Kurse shkenca e pedagogjisë thotë se: 80% të edukimit, fëmijët e marrin nga nënat e tyre. Konstatimet e arritura nëpërmjet kamerave të fshehta tregojnë se dadot, për të ndalur qarjet e fëmijëve, iu japin atyre drogë. Prapë, Perëndimi këtë e konsideron përparim dhe kulturë.
 
       Feja islame e obligon, pa dallim, si djalin ashtu edhe vajzën që të shkollohen. Por, vetëm nevoja duhet ta detyrojë nënën që t’i lërë fëmijët në shtëpi dhe të shkojë të punojë që të fitojë ca pará. Sepse nënën nuk e lejon lehtë mëshira e saj prej nëne që t’i lërë fëmijët në shtëpi dhe të shkojë të punojë. Bile edhe sikur fëmijën t’ia lërë nënës së saj, prapë e merr malli dhe mërzitet për të, e nganjëherë duke punuar te puna i rrjedhin lotët. Tani më tregoni, sa për qind janë ato ferma puntore apo nëpunse që i detyron nevoja të punojnë? Mëduket se shumica e tyre punojn që t’i krenohet burëve tyre me rrogë, Kjo është shkaku i fortë që sot bashkshortet ndahen njëri nga tjetri.   

      Perëndimi arriti të bindë edhe disa prej nesh se feja na ka lënë mbrapa. Por në lajme po na thonë se: Bashkësia Evropiane po thotë se duhet t’i respektojmë fetë!!!    
    
Shumica e njerëzve janë ngjitur në kthetrat e harameve, (ndalesave të Zotit), kanë rënë në gjendje të mjerueshme dhe janë bërë të pavlerë.    

Kur pakësohet besimi se ne do të ringjallemi dhe se patjetër do të japim llogari fije për fije për veprat tona, atëherë shtohen dhe përhapen veprat haram (ato që i ka ndaluar All-llahu). Sepse, njerëzit kur besojnë se ka një All-llah dhe kur i besojnë edhe jetës së ahiretit, nuk mund të futen, ashtu lehtë, në haram.

      Në këtë kohë që vërshimet e mëkateve i ngritën dhe i çuan adhurimet, u shtua numri i besimtarëve pa adhurim.

është paturpësi e madhe që, para All-llahut, të bësh ato që ka ndaluar Ai. Nëse dëmi i këtij harami ndikon edhe tjetërkënd, atëherë gjynahet shtohen…

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 43 44 45 46 47 48 49 50 51 52 >>>