JETA

Nafta ia  ka shndërruar formën e botës, politikës dhe jetës.

Por ne kemi dy lloj botësh: botën e brendshme dhe botën e jashtme. Kur njeriu nuk arrin ta shndrisë botën e tij të brendshme, atëherë edhe bota e tij e jashtme është e shkretë.

Dikush thotë: “punët e dynjallëkut janë veç, e të ahiretit janë veç.” Meqë “dynjaja është ara e ahiretit” atëherë çdo vepër që bëjmë këtu është, për mirë apo për keq, në llogarinë e jetës së ahiretit. Të mos harrojmë se rrethi i gjërave hallall është e gjerë dhe nuk ka nevojë të futemi në haram.

             Për miqtë dhe dashamirët mjafton edhe një sallon. Ai duket mjaft i gjerë dhe iu mjafton atyre. Kurse dy armiqve edhe e gjithë dynjaja u duket e ngushtë.

     Nëse e krahasojmë jetën e kësaj bote me lumturinë e xhennetit, mund të themi se dynjaja është si një burg, ndërsa nëse e krahasojmë me tmerrin e  xhehennemit mund të themi se ajo është si një vilë. Muslimani duhet të bëjë xhennet si këtë jetë, ashtu edhe tjetrën.
    
        All-llahu ynë, që është i Gjithëmëshirshëm e Mëshirëplotë, na e ka dërguar fenë islame që të mos ia bëjmë vetes sonë dynjanë xhehennem.
 
Kujt i pëlqejnë haramet, ai është i dashuruar pas kësaj dynjaje. Ndërsa kush i do gjërat hallall, ai e do edhe këtë dynja, edhe jetën e ahiretit.

Edhe dynjanë duhet ta duam shumë, sepse në të është feja islame.

Armiqtë më të mëdhenj të besimtarëve janë mëkatet e tyre. Besimtari duhet të jetë i hidhëruar ndaj tyre dhe nuk duhet t’i lejojë ato të hyjnë në anijen e trupit të tij.

        Pra, pasi e kuptuam armikun, tani duhet ta njohim edhe mikun. Sepse derti më i madh është të mos e njohësh mikun dhe armikun.

Duhet ta dimë se sot armiku ka hyrë ndërmjet besimtarit dhe islamizmit. Ky është shkaku që besimtari nuk po mund ta përjetojë fenë e tij islame.

Ai që mund t’i plotësojë dëshirat dhe interesat brenda rrethit hallall, ai mund të shpëtojë nga armiqësia e armikut të madh të epshit.

Dhurata edhe armikun e bën mik, prandaj duhet që atë mos ta braktisim nga dora kurrë.


Duhet t’i mbështetemi vazhdimisht All-llahut që të na mbrojë nga dëmi i mikrobeve dhe nga dëmi i atyre njerëzve që janë asisoj. Sepse përpos mbështetjes tek Ai, nuk kemi derë tjetër shpëtimi.

Ne duhet të armiqësohemi jo me pijanecin, por me alkoolin, jo me kumarxhinjtë, por me bixhozin, jo me njeriun e keq, por me veprat e tij të këqija.
            Ai që nuk mund ta kuptojë forcën e armikut. nuk mund të bëhet njeri i mirë.
        Njeriut, vazhdimisht, i duket e mirë brendësia e tij, por është ajo që e shtyn në haram.

Nëse armiqtë arrijnë të na copëtojnë, kjo tregon se ne kemi mbetur të dobët.

Të mendosh nuk është e rëndësishme. E rëndësishme është ta dish se çka je duke menduar.
   
Në brendinë e njeriut përgjigjen dy zëra, njëri anon nga e vërteta, tjetri jo. Nëse njeriu anon nga e vërteta, kjo është një shenjë se trupi po përmirësohet.

T’ua pengosh njerëzve lirinë e mendimit, do të thotë që t’i shndërrosh ata në kafshë. Sepse kafshët nuk mendojnë. Nuk mund të gjesh ndonjë kafshë që mediton.

Pa dalë në shesh mendimi i dikujt, nuk mund të dihet se çfarë personi është ai. Kur mendimi i tij shprehet hapur, atëherë mund të shihet se çfarë ka në brendinë e njeriut.

Një i ri që jeton pa menduar për ardhmërinë, bie në gjendjen e atyre pleqve me të cilët ai nuk pajtohet. A nuk i thonë atij pleqtë: Ti, a nuk do të plakesh?

Ku je ti o këmbë që nuk ma shkel sixhaden (qilimin për të falur namaz)? Ku je ti o buzë që nuk mërmërit në xhaminë time? Ku je o flamur?! Që moti ty po të presim që të përjetojmë urdhrat e Krijuesit të gjithësisë.

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 43 44 45 46 47 48 49 50 51 52 >>>