Veprat e Abdylkadrit dhe disa tj
- NJERIU QË KËRKON VETVETEN -2
- NJERIU QË KËRKON VETVETEN -1
- ATOMI
- RRETH NJERIUT
- PSE I BESOJN ALL-LLAHUT 50 PROFESORET E FAMSHEMTE EUROPES
- PËRGJIJGE PYETJEVE MATERJALISTE
- NJË JETË TJETËR
- DRITA E MENDJES
- ÇËSHTJET JETSORE
- AFORIZMA TË ÇMUAR
Poezitë: PERLAT E ZEMRËS të Abdylkadrit
- O ZOT!
- FUQIA E ZOTIT
- ÇFARË ËSHTË KUR`ANI?
- MUHAMMEDI (a.s.m.)
- VËLLAZËRIMI
- PUNO!
- SHPRESA
- LIBRAT
- O DJALË I RI!
- O NJERI!
- VËLLEZËR SHQIPTARË
- MOTRA IME FISNIKE
- VËLLEZËR TË DASHUR
- NËNAVE TË MIA FISNIKE
- KULTURA
Online Sayaç
Ne fesë nuk mund t’i dalim zot sikur ajo të ishte një armë që mbahet me lejë dhe që kur të na e ndalojnë, ne ta braktisim atë. E si i bëhet halli sikur dikush të na urdhëronte që ta braktisnim fenë, ndërsa ata vetë nuk po mund të braktisin madje as shprehinë e dëmshme të pirjes së cigares?!
Porositë që nuk kanë lidhje me fenë islame, jo vetëm që nuk mund të na zgjidhin ndonjë problem, por vetëm sa na i shtojnë hallet e tjera.
Po jetojmë në një kohë që nëpër xhami ka më tepër myfti se sa xhemaat.
Ai që nuk mund të bëhet mik e vetvetes si mund të bëhet mik i të tjerëve? Në këtë rast, a ka mundësi që të tjerët të bëhen miq të tij?!
Më tregoni: sa e duan veten këta njerëz që qëndrojnë nëpër vendet ku pihet alkool, ku luhet bixhoz dhe nëpër vendet ku njerëzit e kalojnë kohën kot? Nxënësi që ikën nga shkolla, apo që nuk ka mundur të mësojë ndonjë profesion, përveç vetes kujt është duke i bërë armiqësi? Duhet t’i mbështetemi All-llahut të në ruajë nga miqësia e dembelëve të e injorantëve!
LUTJE
O Zot, mos na shkatërro ndërmjet vete! Mos i fshi mëkatet tona me gjakun tonë! O Zot, na mbro që të mos na shkelin armiqtë! O Zot, mos na zhduk, na përmirëso dhe na ndihmo që të kapemi pas litarit Tënd. Na ndihmo që të shpëtojmë nga këto fatkeqësira.
O Zot! Na bëj që ta duam fenë ashtu si e kanë dashur Sahabët. Na bëj që të përpiqemi ta përjetojmë dhe praktikojmë fenë si ata. Na bëj që të përpiqemi që t’i bëjmë të dy jetët xhennet si Sahabët dhe që të bëhemi forcë superiore si ata.
O Zoti im! Më bëj që ta urrej haramin dhe që ta dua hallallin. Mbylli të gjitha dyert e të këqijave për mua dhe hapi dyert e të mirave.
O Zot, ne jemi të dobët! Nganjëherë, në zemrën tonë na bëhet një pëlhurë e trashë, që na e kanë thurur që mos ta shohim të vërtetën. Nuk po mund ta shohim mëshirën Tënde mbrapa fatkeqësive. Po gjëmojmë duke u ankuar. Po kundërshtohemi me të vërtetën, sepse nuk po pajtohemi me ato që vijnë prej Teje. Kjo meriton ndëshkime. Nga kjo po qajmë, duke parë goditjet e Tua të vërejtjes. Falna gabimet! Dhe na bëj që të afrohemi në pikën që dëshiron Ti. Mos na lë në drejtimin tonë. Na drejto që t’i shërbejmë fesë islame. Bëj që besimtarët mos t’iu nënshtrohen veseve të këqija e të mos largohen nga themelet e besimit. Na bëj pjesëtarë të ummetit të Pejgamberit Muhammed a.s.m. Amin! Amin! Amin!
O All-llah! Bëj që adhurimet tona të lulëzojnë e të bëhen si pishat që janë bërë nga një farë e vogël. Bëj që nën hijen e tyre të flladiten e të qetësohen zemrat e djegura të njerëzve.
Dashamirët e All-llahut nuk kërkojnë shumë sende. Ata vetëm thonë: O Zot! Ne nuk e dimë se cila është e dobishme për ne. Bëj që të dobishmet të anojnë nga ne.
Besimtarët po zvarriten për tokë, ngaqë po i luten All-llahut vetëm me gojë, kurse në pratikë jo. O All-llah! Ndihmoju besimtarëve.
Lutja vlen më shumë atëherë kur besimtari beson se Zoti do ta dëgjojë zërin e tij.
Nuk është duke u rrotulluar vetëm rruzulli. Çdo gjë rrotullohet. O Zot, si në muajin mars na sjell pranverën, bëj që të vijë pranvera e muslimanëve. Bëj që të shkrihen akullnajat ekonomike, politike dhe kulturore. Sepse frymët tonë nuk po arrijnë që t’i shkrijnë malet plot akull. Kush thotë: “O Zot”, le ta shohë kulturën e tij. Le ta shohë se çfarë kulture ka marrë personalisht, në mënyrë që ta kuptojë se kë ka ai Zot.
Ashtu si fëmija që i kërkon diçka nënës së vet me lot në sy, ashtu edhe robi duhet t’i drejtohet All-llahut për t’i kërkuar ato që dëshiron.
Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 43 44 45 46 47 48 49 50 51 52 >>>