Shihni si thotë poeti:

Oxhakët e fabrikave  të bëhen si minare,

Shpirti i minareve të hyjë nëpër fabrika!

Mënjanë zëri i motorit, në tjetrën All-llahu ekber,

Do ta shohësh se, një nga një, erdhi fundi i derteve.

Njerëzit duan ta rritin kapitalin. Më e rëndësishme është që ta rritesh kompaninë.

Zgjidhja e problemit të ekonomisë është rritja e fitimit. Po aq e rëndësishme është që edhe të bëhesh prijës i njerëzve të ditur. Organizatori qëndron vazhdimisht para kapitalit.

Ku je ti që dëshiron ta nxjerrësh paranë nga zemra dhe atë t’ia japësh dorës?
Ku je ti që dëshiron ta vendosësh çdo send në vendin e duhur?!

Ku je ti që dëshiron ta kthesh fytyrën e njerëzve nga idetë e larta?!

Ku je ti o personalitet që dëshiron të lartësohesh përmbi paratë e floririn?!
   
T’i bësh paratë idhull është diçka e tepruar, por po aq është edhe prapambetje që të mos presësh dobi nga paratë.

Që të jesh realist dhe ta mbrosh veten edhe nga tejkalimi, edhe nga prapambetja, duhet që të ndjekësh rrugën e mesme.

Meqë çdo gjë është krijuar që të jetë në shërbim të njeriut, atëherë njeriu nuk duhet të bëhet skllav, as të keqtrajtohet, e as të zvarritet përtokë.

Edhe tregtia që bëhet me parimet e fesë islame është adhurim. Besimtarët nuk duhet të bëjnë tregti sipas zakoneve të tregut, por sipas urdhrave të fesë islame.

Sikur pasuria dhe rrobat t’ia kishin dhënë vlerën njeriut, Faraon-ët, Karun-ët dhe mbretërit do ta kishin mbushur xhennetin.

Padronët ju thërrasin që të punoni e të bëheni punëtorë në fabrikat e tyre, kurse ne po ju thërrasim që të kontribuoni e  t’i ndërtoni vetë industritë dhe të fitoni para.  

Edhe shpërblimi i punëdhënësit ndaj punëtorëve, edhe puna e punëtorëve, që bëhet sipas peshores së parimeve të fesë islame, janë adhurim.

Feja islame është feja e zhvillimit shoqëror. Çdokush mund të zhvillohet e të lartësohet duke iu përmbajtur asaj, apo çdokush mund të humbë e të poshtërohet duke iu larguar parimeve të saj.

Besimtari, që të arrijë të jetë i suksesshëm duhet të punojë. Asgjë nuk mund të arrihet me fjalë boshe dhe duke kritikuar të tjerët.

Nuk e di për çfarë vlen një musliman nëse paratë dhe mallin nuk e përdor në ato vende që e ka urdhëruar All-llahu xh.sh.?

Tek besimtari, çdo shprehi e keqe është si pranga në këmbë. Kush është skllav i shprehive të këqija, ai nuk ka të drejtë ta kërkojë lirinë.

Shumë njerëz janë skllevër të dëshirave epshore, të shijeve, të interesit, të dembellëkut, të injorancës dhe të paaftësisë.

Dija dhe mendja na urdhërojnë që të besojmë në një All-llah të vetëm.

I madh është ai shtet që i pranon të gjithë shtetasit e tij, pa i dalluar nga pikëpamja kombëtare, racore apo fetare.

       Për një popull është katastrofë kur një njeri, që nuk mund të drejtojë as veten e vet, pretendon të bëhet kryetar shteti.

Adhurimi duhet t’i ndalojë njerëzit nga mëkatet dhe feja duhet ta detyrojë atë që të mos dalë nga sfera e gjërave hallall. Çdo adhurim ndikon që individët, familjet, populli dhe shteti të lartësohen. Nëse nuk lartësohen, kuptohet se besimtarët nuk e kanë kuptuar arsyen e adhurimit.

Prej njeriut, që kryen pa pikë druajtje dhe turpi ato vepra që All-llahu i ka ndaluar, edhe shejtani ikën që të mos prishet më tepër.

Pejgamberët a.s., u kanë mësuar popujve të tyre urdhrat e All-llahut, të cilat më së pari i kanë praktikuar vetë në jetën e tyre. Ata nuk kërkuan asgjë si kompensim për këtë nga populli i tyre. Besimtarët duhet t’i imitojnë ata, duhet t’i mësojnë urdhrat e All-llahut dhe duhet t’i praktikojnë ato në jetën e tyre, në mënyrë që të kërkojnë kënaqësinë e All-llahut.

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 43 44 45 46 47 48 49 50 51 52 >>>