Veprat e Abdylkadrit dhe disa tj
- NJERIU QË KËRKON VETVETEN -2
- NJERIU QË KËRKON VETVETEN -1
- ATOMI
- RRETH NJERIUT
- PSE I BESOJN ALL-LLAHUT 50 PROFESORET E FAMSHEMTE EUROPES
- PËRGJIJGE PYETJEVE MATERJALISTE
- NJË JETË TJETËR
- DRITA E MENDJES
- ÇËSHTJET JETSORE
- AFORIZMA TË ÇMUAR
Poezitë: PERLAT E ZEMRËS të Abdylkadrit
- O ZOT!
- FUQIA E ZOTIT
- ÇFARË ËSHTË KUR`ANI?
- MUHAMMEDI (a.s.m.)
- VËLLAZËRIMI
- PUNO!
- SHPRESA
- LIBRAT
- O DJALË I RI!
- O NJERI!
- VËLLEZËR SHQIPTARË
- MOTRA IME FISNIKE
- VËLLEZËR TË DASHUR
- NËNAVE TË MIA FISNIKE
- KULTURA
Online Sayaç
Jetën e tyre si ka mundësi të bëjn cennet, ata që janë gulfatur në haram. Nëpër vepra që ika ndaluar All-llahu xh.sh.
Fakti që mosbesimtarët po përparojnë, ndërsa besimtarët po mbesin mbrapa, për të rë në këtë gjendje kanë ndikuar këta dy faktorë:
1- Pengesat dhe intrigat që kurdisën armiqtë tanë, bënë që ne të mos kishim mundësi të merrnim arsimin e duhur.
2- Duke mos u dhënë rëndësi urdhrave të mendjes, u mashtruam ndaj parave, shpërblimeve, ndjenjave epshore dhe interesave materiale dhe nuk menduam fare se do të binim në këtë gjendje.
90% e temave dhe e shkrimeve të dobishme të dijetarëve të huaj kanë buruar nga Kur’ani Famëlartë dhe nga hadithet e Muhammedit a.s.m..
Feja islame nuk e ka lavdëruar varfërinë. Por ata që kanë mbetur të varfër, që të mos shtrydhen nën peshën e varfërisë, kanë marrë energji nga feja. Sepse besimtari qëndron larg egoizmit dhe koprracisë.
“Varfëria është afër kufrit”. Besimtarët e varfër nuk mund ta mbrojnë xhaminë dhe interesat e Kur’anit. Duhet ta dimë se sot kemi ardhur në një kohë ku çdo adhurim është lidhur fort me paranë. Muslimani i varfër nuk mund ta kryejë shumë adhurimin që është i detyruar.
Po ashtu është e vërtetë se: Në këtë kohë, kur është pakësuar mëshira, All-llahu askënd mos e lëntë pa para.
Sot që janë në shesh “shërbimet e fesë,” ata në krahun e muslimanëve po bëhen. Në kohën e lumtur, Pejgamberi Muhammed a.s.m. është lutur shumë për të mirën e Ebu Bekër es-Sidikut, i cili e ka ndihmuar shumë fenë islame me pará.
Ashtu sikurse namazi, edhe agjërimi është adhurim. Po ashtu, edhe të punosh me torno, të bëhesh bujk, ushtar, inxhinier, apo zejtar është adhurim. Kjo është për besitarin që i zbator urdhërat e fesë. Pra kur çdo fjalë dhe çdo lëvizje e jona përputhet me fenë islame, atëherë ne arrijmë në adhurimin e përgjithshëm.
Në shekullin e lumtur, sahabët e Pejgamberit a.s.m., duke qenë në shkretëtirë, në sajë të parimeve të fesë islame, u bënë për 22 vjet forcë superiore. Tani ne duhet të mendojme dhe duhet ta kërkojmë arsyen, se përse, sot, ne, duke në qendrën e rruzullit me dy miliardë banorë, po zvarritemi nëpër tokë? Shkaku i kësaj nuk është gjë tjetër, vetëm se ne nuk po e jetojmë fenë islame ashtu si sahabët. Kjo është arsyeja kryesore dhe asgjë tjetër.
Mos ju dhimbsen ata që po shkojnë poshtë, ju dilni zot atyre që janë shëndoshë. Nëse farat e shëndetshme nuk i mbillni në tokë pjellore edhe ato kalben.
Makineritë dhe fabrikat janë vepër e atyre që nuk i afrohen alkoolit, bixhozit dhe dëfrimeve. Sepse njerëzit amoralë nuk mund të prodhojnë asnjë send që është i dobishëm.
Qiriri kur rrëzohet mund ta përhapë flakën dhe zjarri mund ta kallë krejt shtëpinë. Sigurisht që kjo është e dëmshme. Por, po ashtu, është e dëmshme edhe nëse themi: Ta shuajmë qiririn se mund të rrëzohet dhe të na djegë. Sepse po qe se shuhet qiri, ne do të mbetemi në errësirë. Pra, kur e kallim qiririn, ne duhet të jemi të kujdesshëm! Prej këtij shembulli mund të marrim mësim për shumë nga veprat tona.
Ne në këtë dynja nuk kemi ardhur të gjejmë atë rregullin që na duhet, por kemi ardhur ta shpikim e të ndërtojmë ato për të cilat kemi nevojë.
Një besimtar duhet ta argumentojë se është fetar, jo vetëm me fjalë, por edhe me veprat e tij dhe çdo veprim i tij duhet të përputhet me fenë. Nëse praktika e tij argumenton të kundërtën e kësaj, atëherë ai është besimtar vetëm me emër. Nëse jeta e tij në dynja mund të jetë e mirë, jeta e tij në ahiret është në rrezik.
A i ka hije besimtarit të poshtërohet, të mbesë i uritur, të bjerë në gjendje të mjerueshme? Nëse besimtari nuk mund ta mbrojë veten, atëherë si mund t’i dalë ai zot fesë së tij? Mosbesimtarët të bëhen forcë superiore e ne të mbesim mbrapa!!! Ata të na ndihmojnë e ne t’i hapim duart!!!… Jo, jo! Kjo nuk është feja islame!
Nga njerëzit e perëndimit po dëgjojmë se: “Kur në shtetet islame të hapet një fabrikë, domethënë që në Evropë do të mbyllet një fabrikë.” Pra, dertet tona më të mëdha duhet të jenë se si ne të hapim fabrika e uzina, sikurse ata që dertin më të madh e kanë se mos humbin tregun tek ne. Bile edhe fabrikat e armëve të tyre këtë synojnë. Por edhe shtetet muslimane duhet të prodhojnë armë, jo për të sulmuar, por për t’u mbrojtur dhe për të qenë të sigurt.
Po ta shohim me kujdes, vërejmë se asnjë punë nuk ka faj. Sepse nga puna dikush fiton, dikush edhe mund të humbë. Pra, nuk është puna fajtore, por njeriu.
Asnjë fjalë nuk është e pakuptimtë. Njësoj, edhe trupi nuk bëhet pa shpirt. Në këtë rast, kur materies i del zot shteti ndërsa gjërave shpirtërore populli, atëherë në shesh del një kufomë. Për këtë, shteti aq sa i jep rëndësi dhe i del zot anës materiale, po aq rëndësi duhet t’i japë edhe anës shpirtërore… Edhe populli, që të qëndrojë në këmbë, duhet t’u japë rëndësi të dyjave.
Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 43 44 45 46 47 48 49 50 51 52 >>>