Në xhami, libri themelor është Kur’ani, në shkollë është libri i universit. Këta të dy janë librat e Allahut.
 
Kur ta bashkojnë xhaminë me shkollën atëherë muslimanët do të  shpëtojnë.  
është shumë më mirë që ta mësosh të varfrin të zërë peshk, se sa t’i dhurosh atij  peshq.

 Muslimani është duke punuar në dynja si në një fabrikë pa çati. Ndërsa shpërblimin e punëve nuk do ta marrë këtu, por në ahiret.

Shkaqet e grindjeve dhe të debateve janë vetëm tre gjëra: Paraja, pozita dhe femrat.

       Kush e njeh mirë profesionin e tij, i shton fitimet e tij dhe mund t’i bëjë ortakë edhe të tjerët. Ai mund ta zgjerojë biznesin e tij dhe të bëhet fabrikant i madh.

Besimtarët do të shpëtojnë atëherë kur do t’i gjykojnë si muslimanë paratë, mallin dhe pozitën.

       Nëse dikush poshtërohet për hir të fesë së vet dhe sakrifikon edhe punën e tij për hir të All-llahut, ai ka nevojë të bëjë ndonjë punë tjetër, sepse po qe se nuk mund ta realizoje këtë, ai do ta humbasë nderin dhe do të poshtërohet nga armiqtë e fesë islame.

       Po qe se nuk zini besë shihni se si regjimet e kapitalizmit dhe të socializmit i kanë trajtuar njerëzit pa mëshirë. Kurse i Gjithëmëshirshmi, Mëshirëbërësi, u ka urdhëruar njerëzve që të jenë të mëshirshëm. Në shumë vende, Kur’ani e përmend zeqatin bashkë me namazin. Me këtë kuptojmë se pasaniku që nuk e jep zeqatin është kapitalist.

       O ti besimtar! Meqë fytyra e tokës është një xhami, atëherë si ka mundësi që në shtëpinë e All-llahut të pish, të gënjesh, të tradhtosh?! Për këtë, ne, muslimanët, çarshinë e pazarin duhet t’i bëjmë muslimanë.

       Që prej shumë shekujsh, dielli po lind e po perëndon pa i kundërshtuar All-llahut. Edhe besimtarët duhet mos ta kundërshtojnë Krijuesin e tyre.

       Paratë, të cilat materializmi i ka bërë idhull, njeriu duhet t’ia robërojë Islamit, përndryshe mbi fatin e tij ka reshur borë.

Kur këto dy gjëra, pra paratë dhe feja islame, do t’i plotësojnë nevojat e njëra tjetrës,  atëherë do të ndërrojnë vend forcat superiore.

është shumë vështirë të japësh provimin që ka lidhje me para dhe me mall. Shumë muslimanë nuk kanë mundur ta japin provimin për këtë çështje. Madje ky është burimi i shumë fatkeqësive.

Që të mos fundosemi në ujë, duhet ta ndërtojmë urën para se të vërshojnë shirat. Sepse ndërtimi jo në kohën e duhur nuk vlen fare.

Thonë: “paratë hapin çdo derë”! A keni menduar për sendet që nuk mundeni t’i blini me para? Për shembull: Ilaçin mund ta blini, por shëndetin jo. Shtëpinë mund ta blini, por lumturinë jo. Azrailit (meleku që merr shpirtin) nuk mund t’i japësh ryshfet. Sjelljet e tua të këqija nuk mund t’i operosh.

      Bujarët punojnë për miqtë, kurse koprracët për armiqtë.

Në këtë kohë janë shumëzuar ato njerëz që, kur vdesin, takohet në jetën tjetër vetëm me mëkatet që kan bërë në këtë jetë.

Ai që, në botën e shkencës, ka mundur të lëvizë me dritën e besimit, ai nuk bie kurrë në pus dhe nuk poshtërohet kurrë.

      është shumë më mirë të mbrohesh që të mos biesh në vështirësi se sa të merresh me zgjidhjen e tyre.

Sa më shumë që pakësohen njerëzit që janë si floriri, aq më shumë njerëzit e shtrenjtojnë vlerën e floririt.

Kur tregtia të kalojë në duart e kapitalistëve dhe të socialistëve, kuptohet se feja islame do të jetë mbyllur nëpër xhamia dhe nëpër zemra.

Familjet që i shpenzojnë paratë e tyre me kursim dhe ata njerëz që nuk i shpenzojnë paratë në vende boshe, janë pasanikë. Për ta ka vlerë njëlloj, si mikpritja ashtu edhe shërbimet e fesë.

Kush nuk shpenzon për industrinë e bujqësinë, ai bëhet punëtor e jo pronar.
     
Përderisa Kur’ani është një libër që u urdhëron njerëzve vazhdimisht të vërtetën, ndërsa besimtarët megjithatë nuk po mund ta shpëtojnë veten dhe nuk po mund të përparojnë, atëherë  kjo tregon se besimtarët nuk po e kuptojnë Kur’anin.

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 43 44 45 46 47 48 49 50 51 52 >>>