Kush jeton duke plotësuar dëshirat e organeve të tij, ai ka mbledhur dru pendimi në ndërgjegjen e tij. Por këtë të vërtetë të hidhur ai e kupton pak më vonë.

Një mëz, sa është i vogël, i nënshtrohet nënës së tij. Por kur rritet, ai ia drejton shkelmat nënës së tij, sepse është thjesht një kafshë. Por njeriu, edhe kur arrin moshën 50 vjeçare, është i detyruar t’i respektojë pleqtë, sepse është njeri.

Kush nuk i nënshtrohet All-llahut xh.sh. ai adhuron idhuj të tjerë dhe jeta e tij është e shkatërruar në të dy botët.

 Nuk ka dorë që nuk hapet! Dikush e hap për gotën e alkoolit, dikush për veglat e bixhozit, dikush për libra, dikush e hap që t’i lutet All-llahut. Çdo dorë merr atë formë për të cilën është hapur. Duhet të tregohemi të kujdesshëm se ndaj kujt dhe për çfarë po i hapim duar tona!

Ne njerëzve të këqij u jemi borxhli sepse duke mos e pëlqyer jetën dhe sjelljet e tyre ne përpiqemi që të bëhemi më të mirë. Sepse të mos ishte nata nuk i dihej vlera e ditës, pra ndaj tyre a po mund të  bëjmë detyrën, sa jemi  përpjekur që t’i përmirësojmë gabimet e tyre?

Kush përpiqet të pastroj banjën e tij dhe nuk i pastron teket dhe veset e këqija, duhet ta dijm se kjo e fundit duhet të preferohet, sepse është më primare për të. Pra për këtë të fundit duhet të interesohemi më tepër.

Durimi është ruajtësi i qetësisë në jetën e njeriut. Që fjala e keqe të mos dalë nga goja, kemi nevojë të bëjm atë, pra durimin.

Ne duhet t’i lutemi All-llahut që të mos na sjellë bela dhe fatkeqësi. Nëse sprovohemi me to, atëherë duhet të durojmë. Durimi është tri llojesh: të tërhiqesh nga mëkati, të vazhdosh me mirësitë (ibadetet) e urdhëruara nga All-llahu .... dhe i treti: kur ballafaqohesh me ndonjë fatkeqësi të durosh. Kjo kuptohet shumë mirë nga surja “Vel Asr”.
        
Që të përballosh vështirësitë, duhet të lexosh për jetën e njerëzve të famshëm. Në krye të tyre është Pejgamberi a.s.m., pastaj sahabët e tij dhe më pas dijetarët. Të mos harrojmë se edhe ata kanë pasur shtëpi dhe familje, mirëpo ia kanë dalë që të jenë të suksesshëm gjatë vështirësive ...
 
FAMILJA
 
Qëllimi i dasmës është të krijohet një strofkë muslimane, ku bashkëshortët do të mund t’i bënin të dy jetët xhennet.

Ata që mendojnë se mund të lartësohen me plaçka dhe mallra, ata nuk mund të lartësohen dhe të përparojnë në fenë islame.

Injoranca është nëna e të gjitha të këqijave. Fenë kur ta mësojmë, edhe e përjetojmë. Me këtë tregojmë bukurinë e saj. Madje edhe një grua, burri i së cilës pi alkool, kur e sheh fqinjin e saj që nuk pi u thotë fëmijëve të saj: O bijtë e mi, bëhuni si komshiu që nuk pi alkool. Shihni se si dera e tyre hapet çdo natë me qetësi. Ndërsa dera jonë hapet çdo natë me zhurmë e me forcë.

Si për këtë jetë ashtu edhe për jetën tjetër, lumturia e fëmijëve është në dorën e nënës dhe të babait të tyre.

Vizita që bëhet mes të afërmve, nëse mes tyre nuk bisedohet për fe, nuk ka kurrfarë vlere. Ato tubime, që kalojnë duke marrë në gojë të tjerët dhe duke bërë përgojime, bëhen shkak që të dy palët të hyjnë në gjynahe.

Synimi i martesës, që bëhet mes mashkullit dhe femrës, është që të garantohet një vend në xhennet. Mjerisht, në këtë kohë, mbi martesën dhe qëllimin e saj po zhvillohen një seri debatesh.

Heshtja është pasojë e durimit, ndërsa durimi është shkaku i lumturisë.

Morali në jetën familjare është guri themelor i respektit, i mëshirës dhe i kulturës.

Ai që nuk zbaton vetëm mendimet e tij dhe këshillohet me të tjerët për punët e tij, di më shumë se më i mençuri.

Fakti i suksesit të disave është që ato i përpunojn mendjen, kurse disa të tjerë nuk e lodhin kokën për të menduar. Këta janë ata që nuk i dhimbset vetvetja.

Mendja është aq e fortë saqë ka mundësi të kërkojë ndjesë për çdo mëkat që bën, në këtë rastë forcohet dhe vlerësohet.
 
Atij që i punon koka, ai nuk mendon si ne. Ai lartësohet me principet e fesë islame.

    Po nëse mendja jonë përputhet dhe i nënshtrohet epsheve dhe dëshirave tona, atëherë ne duhet t’i shmangemi asaj rruge.

Pendimi është klithma e fundit e mendjes.

         Mendja mund ta mashtrojë edhe veten, edhe dikë tjetër. Por nuk është tjetër ajo mendje është që i ka lartësuar në pozitën më të lartë pejgamberët dhe evliatë.

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 43 44 45 46 47 48 49 50 51 52 >>>