Veprat e Abdylkadrit dhe disa tj
- NJERIU QË KËRKON VETVETEN -2
- NJERIU QË KËRKON VETVETEN -1
- ATOMI
- RRETH NJERIUT
- PSE I BESOJN ALL-LLAHUT 50 PROFESORET E FAMSHEMTE EUROPES
- PËRGJIJGE PYETJEVE MATERJALISTE
- NJË JETË TJETËR
- DRITA E MENDJES
- ÇËSHTJET JETSORE
- AFORIZMA TË ÇMUAR
Poezitë: PERLAT E ZEMRËS të Abdylkadrit
- O ZOT!
- FUQIA E ZOTIT
- ÇFARË ËSHTË KUR`ANI?
- MUHAMMEDI (a.s.m.)
- VËLLAZËRIMI
- PUNO!
- SHPRESA
- LIBRAT
- O DJALË I RI!
- O NJERI!
- VËLLEZËR SHQIPTARË
- MOTRA IME FISNIKE
- VËLLEZËR TË DASHUR
- NËNAVE TË MIA FISNIKE
- KULTURA
Online Sayaç
TRURI
Sikur All-llahu të kishte vendosur në kokën tonë, në vend të trurit të njeriut trurin e viçit, çfarë do të kishim bërë ne? Do të kishim mbetur pa studim dhe nuk do të kishim mundur të fitonim para. Shihni njerëz: Me trurin që u ka dhënë All-llahu, po fitojnë para, po studiojnë, po mund të bëhen padron . Por, është interesante se ata, me trurin që ua ka dhënë All-llahu, edhe po e kundërshtojnë Atë.
Njerëzit, me trurin që ua ka dhënë Ai, ndërtuan shekullin e njëzetë. Me trurin që ua dha Ai, rrëshqitën në materializëm. O Zoti ynë! Me trurin, që e ke krijuar prej mishi, ne po krijojmë aeroplanët e anijet.
All-llahu e ka programuar trurin e disave, në mënyrë të tillë, që t’iu përgjigjen shumë pyetjeve që deri tani kanë qenë pa përgjigje. Shumë enigma po zbulohen. Që besimtarët të bëhen të dobishëm, shumë dijetarë të fesë islame All-llahu i ka programuar në këtë formë.
Shkenca e anatomisë e ka ndarë trurin në dyzet e tetë pjesë: talent, shikim, dëgjim, etj. Truri, mbreti i trupit, që i zbaton urdhrat e Atij që e ka krijuar atë dhe që e adhuron Atë, e ka merituar që ta përjetojë lumturinë e xhennetit.
Mendja është burimi i shkencave. Mendja është shenja më e madhe e Mjeshtrit të saj. Me mend mund ta ndash të dobishmen nga e padobishmja. Eksperimentet bëhen me mend. Mendja merr pjesë në secilin send. Me mend njerëzit devijojnë. Kur e përdor mendjen në vendin e duhur, njeriu mund ta gjejë rrugën e drejtë, që e lartëson përmbi melaqet. Pra, kur e përdor mendjen në vendin e duhur, fluturon, kur e shpërdoron atë, e humb besimin.
Duke mbështetur në thënien: “Kush nuk ka mend, ai nuk ka as fe”, mund të themi se mendja e kupton edhe Kur’anin, edhe Pejgamberin a.s.m..Dyshimet më të mëdha, tradhtitë më të mëdha dhe intrigat më të mëdha vijnë kur mendja shpërdorohet.
Shumë djem dhe vajza, që janë në moshë madhore, e kanë mendjen përmbi kokë. Tek ata, nuk sundon mendja, por sundojnë veset epshore. Shumica e këtyre të rinjve pasi marrin goditjen e rinisë, iu vijnë mendë, ama, kësaj i thonë ‘kaloi e u bë vonë’.
Mendja e njeriut është e detyruar të hetojë dhe ta gjejë All-llahun xh.sh. që e ka krijuar atë dhe secilin send prej hiçit. All-llahu i ka dhënë secilës gjallesë aftësi që t’i përballojë nevojat e saj. Ja një argument për këtë: Peshqit, që quhen pa mend, e ushqejnë më së miri veten.
Njeriun e veshën me rrobat më të bukura, e vendosën në shtëpi luksoze, ia mbushën lukthin me shtatë lloj gjellësh, ia mbushën xhepat plot me para, por prapë ai nuk rehatohet, nuk është i qetë. Sepse lukthi i trurit të tij është uritur. Ai do të dijë. Dhe lukthi i zemrës së tij mund të ngopet vetëm me besim dhe me ibadet ndaj All-llahu xh.sh.
Sistemet e të shteteve të tashme e lanë lukthin e zemrës të uritur. Në trurin e njeriut, të cilin atij ia ka dhënë All-llahu, nuk e vendosën fenë e All-llahut xh.sh, por detyruan të mohojnë Atë. Truri i këtij njeriut nuk po dallohet nga truri i një viçi. Mendja, kur merr ushqim shpirtëror, e kupton shumë mirë se: çka është kultura, çka është shkenca, çka është besimi te All-llahu xh.sh..
Ashtu sikurse frutat që piqen nga dielli, ashtu edhe njeriu përsoset nga kultura shpirtërore. Njeriu është tjetër, njerëzia është diçka tjetër. Në këtë koh njeriu ka humbur shumë nga vlera e njerëzisë së tij dhe disa njerëz vetëm në dukje janë njerëz, sepse janë shndërruar për njerëzit e tjerë jan bë ujk dhe sulmojnë si ujqit.
Fytyra e tokës është si muzeu. All-llahu ka ekspozuar në të krijesa të mrekullueshme, që me gjendjen e tyre na thonë: Shihni mrekullitë e All-llahut xh.sh., të cilat ju nuk mund t’i krijoni! Pra, a ka mundësi krijesa të krijohet vetvetiu, pa pasur një Krijues?
Pra, o njeri! Mos, mos! Në muzeun e dynjasë mos ec si ndonjë shpend që nuk mendon fare! Ec si njeri dhe, kur t’i shohësh krijesat e bukura e të mrekullueshme, imagjinoje Mjeshtrin dhe Krijuesin e tyre. Nënshtroju Atij dhe shpëto!
Asnjë mendje nuk mund të gjejë vetë rrugën e drejtë. Pra, mendja e njeriut, që ta gjejë të vërtetën, duhet të marrë dije, nga veshi apo nga syri, pastaj mendja me zemrën duhet të bashkëpunojnë. Pra, ose duhet të lexojë libra, ose duhet të dëgjojë ligjërata nga ndonjë dijetar. All-llahu, për këtë, u ka dërguar njerëzve fenë. Vetëm në këtë mënyrë, njeriu mund të përparojë materialisht dhe shpirtërisht.
Një njeri, që largohet nga feja, e humbet veten duke u penduar për bërjen e veprave të këqija të kohërave të kaluara dhe duke imagjinuar për kohët e ardhshme.
Disa njerëz, veglën më të vyeshme – mendjen, ia bëjnë vetes një bela. Luajnë bixhoz, përdorin drogën, pinë alkool. Ja, edhe Ebu Bekër es-siddik, edhe Ebu Xhehli, që të dy kanë qenë të mençëm. Por, përulja ndaj urdhrave të All-llahut, e ka hipur Ebu Bekrin në majën e njerëzimit, pas pejgamberëve, kurse Ebu Xhehlin, mos vlerësimi i gjërave diamante e ka hedhur në fundin e xhehennemit.
Duhet të kemi kujdes kur shohim se ata që përpiqen që të shkojnë në xhehennem bëjnë më tepër gajret se ata që duan të shkojnë në xhennet. Disa prej njerëzve, duke u frikësuar se për ta nuk do të mbesë vend në xhehennem, shkojnë çdo ditë duke vrapuar në pijetore.
Ja, njeriu po bëhet hero i veprave negative. Askënd nuk e dëgjon. Shkon nëpër vende të pahijshme, pi alkool, luan bixhoz dhe jep pará. Po qe se dikush i thotë: “Pse shkove atje?” ai hidhërohet aq shumë, sa që i vjen sikur ia ka mëshuar me grusht syrit të tij, apo sikur ia ke çarë kokën. Do të përgjigjet: “Përse më pengoni të shkoj në xhehenem?”.
Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 43 44 45 46 47 48 49 50 51 52 >>>