MORALI

Feja islame nuk është një fabrikë po një sistem, një rregullim jete. Besimtari nëpërmjet biletës së besimit hyn në këtë rregullim. Pastaj, se sa  do të përshtatet jeta e tij me këtë sistem fetar, kjo varet prej tij. Kultura e njeriut dhe temperamentet e tij ndërtojnë trupin e tij shpirtëror.

Morali është një cilësi që të largon nga ndalesat e Allahut. Prandaj, njeriu duhet të përpiqet që t’i plotësojë urdhrat e All-llahut. Kush nuk i shmanget ndalesave të Allahut dhe nuk e kalon jetën e tij sipas peshores së fesë islame, ai nuk ka moral.

Megjithëse morali mund të formulohet në bazë të njerëzve dhe të popujve, megjithatë që të kemi moral të mirë duhet të mbështetemi te ligjet e Krijuesit. Sepse për një maqineri më mirë se inxhinieri i tij nuk mund të dije askush tjetër. Pra meqë trupin tanë ka krijuar All-llahu xh.sh.. Atëhere Ai, që na ka krijuar, na ka dërguar ligjet dhe moralin që është më i përshtatshëm për ne. Pra, pa dyshim, morali më i mirë buron nga feja islame. Zoti na i ka shpallur këto gjëra në Kur’anin fisnik, prandaj çdo besimtar duhet ta kuptoj këtë sekret.

Me gjithë se ne jemi njerëz, kush prej nesh nuk ia fal gabimin atij që e pranon me gjithë zemër gabimin e tij dhe që kërkon sinqerisht falje prej nesh? Pra padyshim është se edhe nga All-llahu  faljen e gabimeve kush kërkon sinqerishtë, i falen gabimet e tij.
 
 Rruga e virtyteve të larta të devotshmërisë është e thepisur, prandaj për të arritur qëllimin e duhur duhet t’ia dedikosh gjithë jetën këtij qëllimi. Njeriu nuk mund të zbresë nga kulla e virtyteve të larta dhe të mos rrëzohet.

Amoraliteti nuk zbriti nga qielli: ai është fryt i hidhët i njerëzve të shfrenuar dhe amoralë.

Morali  i donjërit që nuk ëhtë mbrenda fesë islame, ajo me gjëthë se duket pa dëm, por morali i tij nuk vlenë më tepër se  morali i lopës. Ajo në jetën tjetër për ta nuk mund të bëhet shkak shpëtimi.

Morali i pastër është të largohesh nga harami. Veçanërisht, kjo vlen shumë më tepër për ata që zotërojnë para, mall dhe pozitë. Ata duhet të pajisen me frikë nga Allahu që ta fitojn virtytin e moralit, pra moralin e duhur, sepse ky virtyt i bukur mund ti shpëtoje ato.

Çka fiton nga fetaria e tij, ai që nuk është me moral të mirë?!

Morali i mirë është adhurim i pandërprerë.

Feja islame, në çdo kohë e në çdo vend, njerëzit duk nxjerrë nga bataku ato ika edukuar dhe ka bë njerëz të mirë. Cilësia e përbashkët e njerëzve të mirë është morali i mirë.

Kush nuk është i pajisur me moral të mirë, ai e ndot çdo mirësi të tij.
      
          Sikurse barometri i vogël që mat shtypjen e atmosferës së madhe, po ashtu edhe ndërgjegjja është një tregues (indeks) që ndien shtypje nga veprat tona të këqija, ndërsa qetësohet nga veprat tona të mira.

         Më tregoni, a janë njerëz ata që janë armiq të njerëzve?

Atij që thotë: “E kam zemrën të mirë” duhet t’i kujtojmë dhe t’i themi se edhe kafsha që shitet në mishtore e ka zemrën e mirë.

Çdo send është nga mirësia e All-llahut. Mjerisht, shumë njerëz, përmes atyre mirësive që u ka dhurua All-llahu, i kundërvihen Atij dhe nuk janë mirënjohës ndaj Tij.

Ai që largohet nga morali i Islamit, i ngjan atij që e ka humbur rrugën.  

Kush dëshiron të jetojë rehat në këtë dynja, duhet të mësojë dy cilësi: Të kërkojë falje dhe të falënderojë. Megjithatë, disa njerëz nuk dëshirojnë që të kërkojnë ndjesë e falje.

Duhet ta duam të mirën, t’i marrim si shembull dhe t’i pëlqejmë njerëzit e mirë. Që të bëhemi të mirë, duhet të përpiqemi që edhe ne të bëhemi si ata.

Atij që dëshiron të na përmirësojë, ne duhet t’ia hapim krahët. Nëse atij ia tregojmë grushtet, atëherë ne na pësojnë goditjet e jetës.

Kush kënaqet kur goditen me grusht të tjerët, ai e jep shpirtin nën shkelmat e miqve.

Gabimi i madh nuk ka dallim nga gabimi i vogël. Një njeri i rritur, që nuk e merr përsipër gabimin e tij, ai kurrë nuk mund të bëhet shembull për fëmijët e vet.

Pesha e faturës bëhet e rënda atëhere kur mundohemi ta pastrojmë veten e t’i bëjmë fajtorë të tjerët.

Në një vend, ku nuk ka prodhim, aty ka xhelozi. Ndërsa xhelozia çdo send e ha dhe e sos.

Të moshuarit, aq sa kanë mundësi, le të heshtin. Sa janë në gjendje që t’iu flasin fulqinjtë, le të bëjnë ibadet dhe le të përjetojnë fenë islame. Sepse në shume vende fulqinjtë e nënës dhe të babës po bëhen shkak që fëmijët të largohen nga shtëpia.

Kush nuk e pranon sëmundjen e tij, ai nuk mjekohet.

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 43 44 45 46 47 48 49 50 51 52 >>>