OKSIGJENI DHE JETA

Sa herë që marrim frymë, kjo frymëmarrje iu siguron oksigjen triliona qelizave. Që trupit të njeriut t’i sigurohet nxehtësia deri në 36,5 gradë, është e nevojshme që të bashkohet oksigjeni me karbonin. Oksigjeni e kap “karbonin” nga dora dhe hyn në trupin e njeriut. Kur del nga trupi, del si dyoksid karboni. Në këtë mënyrë, ne marrim frymë dhe qelizat shpëtojnë nga vdekja.

Brenda një kohë të shkurtër marrim dhe nxjerrim frymë. Brenda një kohe të shkurtër, ushqimet formojnë energji dhe miliona qelizave u garantohet ushqim. Dyoksidi i karbonit, duke kaluar nga goja, prek telat e zërit dhe nga goja dalin fjalët që ne flasim. është për t’u habitur se si realizohet kjo gjë brenda një kohe të shkurtër. Po vëllezër! Këto gjëra janë shumë të lehta për All-llahun xh.sh, sepse Ai në çdo moment interesohet për secilën gjallesë.

Nevoja më e madhe e njeriut është frymëmarrja – oksigjeni. Njeriu nuk mund të jetojë asnjë minutë pa oksigjen. Mushkëritë e bardha mbajnë miliona strajca të vogla për frymë. Ai që e ka krijuar atmosferën, Ai i ka krijuar edhe mushkëritë tona të bardha.

Këta të dy, pra, karboni dhe oksigjeni, të cilat  All-llahu i ka bashkuar, na vazhdojnë ne jetën. Oksigjeni është një element që përmbledh elektronet. Ato  përdoren mjaft në formimin e baktereve. Pra, 80 km të atmosferës, e cila është e trashë gjithsej 120 km, janë të pëlqyeshme për frymëmarrjen tonë.
 
Qelizat kalojnë edhe nëpër qeliza të tjera. Si bëhen të gjitha këto veprime të gjalla në një organizëm të vogël? Kush po i lidh qelizat njëra me tjetrën me molekulat ADN dhe ARN, duke marrë formën e dirigjentit të një orkestre?

Jeta e qelizës varet nga molekula e ADN-së. Ajo është si një kompjuter i vogël. Shkencëtarët thonë se veprimet e ADN-së dhe të ARN-së nuk mund t’i përshkruajnë as 1.000 libra voluminozë. ADN-ja përmban cilësitë jetësore të njeriut dhe e mbron shifrën e fisit të njeriut. Fisi i babait trashëgohet tek foshnja dhe kështu, njëri pas tjetrit, vazhdon gjenealogjia e fisit. ADN-ja prodhon materialin që i nevojitet qelizës. Meqë jemi njerëz, duhet të mundohemi të mësojmë se çfarë vepron nëpër këto elemente. Kësaj  i thonë shkencë.

          All-llahu, çështjet e rëndësishme, veçanërisht të njerëzve, i krijon me anën e sendeve minimale, apo me anën e çështjeve të thjeshta. Që ta kuptoni sekretin e qelizës së vocërr nuk është e lehtë. Megjithëse profesorët e histologjisë kanë dhënë jetën për të mësuar atë, prapë nuk kanë mundur të arrijnë ta mësojnë deri në 50%. Nga kjo pikëpamje histollogët mund të pyesim: njeriun a e krijoi All-llahu apo natyra? E vërteta është se sa më shumë që po përparon shkenca, aq më shumë po shtohet tek shkencëtarët besimi ndaj All-llahut xh.sh.

         është shumë interesante se filozofët ateist i afrohen çdo gjëje që është e dyshimtë, ndërsa të vërtetave të sakta të fesë nuk iu afrohen fare.

Besimi nuk e pengon studimin. Përkundrazi, për të kuptuar më mirë funksionet e All-llahut, që është më i Dijshmi dhe Mjeshtëri i secilit send, duhet të hulumtohen krijesat e Tij. Sepse All-llahu kuptohet më mirë kur hulumtojmë krijesat e Tij.  

                TRETJA

Hasani mori një vezë në dorë dhe tha: të gjitha vezët kanë këtë formë. Në Evropë, në Azi, në Amerikë, në të gjithë botën vezët janë të tilla. Si është e mundur që pulat, pa pasur dijeni nga njëra tjetra, i bëjnë vezët në të njëjtën formë? Lëvozhga, brendësia dhe çdo gjë, është në të njëjtën formë. Bile veza mënjë anë që është pak e spart, në të për zogun ështe depozuar oksigjen për 21 ditë, që veza kur nxehet në  ato ditë zogu për aqë ditë për oksigjen ka nevojë.  

          Hasani tha në vetvete: Veza nga pula, pula nga veza. Kush po e rrotullon këtë rrotë? Një ditë Hasani zjeu një vezë. E qëroi dhe e preu. Brenda pa dy materie të thjeshta: të bardhë dhe të verdhë. Nga kjo vezë e thjeshtë del zogu…Zogu është i pajisur me sy, sqep dhe hundë. Po kur t’i mendojmë edhe organet e brendshme?!…

            Hasani prapë po mendon: Vezën e zjeva, vdiq, e qërova, prapë vdiq, e preva me brisk, e vura në gojë, e përtypa, prapë vdiq. Kjo vezë, që vdiq disa herë, si do të ngjallet në trupin tim dhe si do të ma kënaqë shpirtin? Jo vetëm ajo, por edhe gjellët e tjera që janë në sofër, janë të vdekura. Pra, ushqimet e vdekura që hëngra, u ngjallën. Ja, shihni, Hasani mori energji nga ushqimet e vdekura dhe tani po lëviz.

           Hasani nuk mund të ndikojë më në kafshatën që hyri në stomakun e tij. Lukthi fillon të lëvizë dhe e tret kafshatën. Shihni! Lukthi që është prej mishi, i copëton copat e mishit, Kurse vetë lukthi jeton. Acidi i tret ushqimet në lukthin e njeriut, duke tretur çdo 2 ditë këmisha e lukthit shkrihet, por vetë lukthi nuk shkrihet?!

           Brenda zorrëve të holla gjendet afro 5 milion cep, që mjeksia atoe qun fore, të cilat janë në madhësinë nga 0.5 mm deri në 1.5 mm. Ato i hetojnë ushqimet: të dobishmet i marrin, të padobishmet i hedhin në zorrën e trashë që të nxirren jashtë. Ne kur kemi oreks që të hamë diçka, e dimë se, padyshim, përjashta ekzistojnë ato sende për të cilat  trupi ynë ka nevojë. Njësoj ne nuk duam të vdesim, eduam të jetonim përjetsish, por ky dëshirë në këtë jetë nuk realizohet, pra ajo dotë realizohet në jetrën tjetër pasi ringjallemi, pas vdekjes.

 Pëlhura e zorrëve të holla lëshon sekrecione që i ndihmojnë tretjes në lukth. Zorra e trashë, që  është afër një metër e gjysmë e gjatë, është e detyruar të nxjerrë jashtë mbeturinat e ushqimeve. Sofrat janë plot e përplot me ushqime të shijshme! A mundeni ta kuptoni se çfarë forme marrin ato në stomak? Në brendësinë e njeriut çdo send po shndërrohet. është shumë gabim që disa njerëz hanë jo që të ushqehen, por që t’iu vijë shijshëm. Kurse njeriu i vetëdijshëm nuk i ngul sytë tek shija, por ha që të ushqehet që të mbese i gjallë.

Le të mendojmë: si po treten në lukthin tonë ato kafshore që ne hëngrëm, pa bërë ne ndonjë ndërhyrje, apo pa e përdoruar vullnetin tonë?  Si po përzihen ato me gjakun tonë? Si po marrin ushqim prej tyre miliona qeliza? Në këtë rast, mund ta kuptojmë se sa shumë po interesohet All-llahu për ne.

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 43 44 45 46 47 48 49 50 51 52 >>>