QELIZA

Librin e universit All-llahu e ka shkruar me atome. Pjesa e vogël e çdo sendi është atomi… Por edhe atomi përbëhet prej pjesëve më të vogla: neutroni, protoni dhe elektroni. Cilësia e organeve tona të brendshme dhe e mikrobeve nuk dihet. Shumë njerëz mburren e lavdërohen me atë që dinë, ndërsa e mohojnë atë që nuk dinë. Kjo rrjedh nga mosnjohja e vetvetes.

Çdo qelize i janë dhënë disa aftësi, të cilat i posedon edhe njeriu, si: lindja, rritja, ushqyerja, shumimi dhe vdekja. Organet krijohen nga qelizat. Çdo organ është një botë e veçantë. Organet e gjalla kanë lidhje vazhdimisht me sipërfaqen e jashtme. Janë në marrëdhënie të vazhdueshme njëra me tjetrën. Ato e mbrojnë rrethin e tyre nga ndikimet e jashtme negative që të mos prishen, ashtu si parqet e gjelbëruara të All-llahut të Madhërishëm që janë shtrirë anembanë nëpër botë.

          Qelizat, që janë shumë të vogla, bashkëpunojnë me universin. Po të mos ishin dielli, ajri dhe uji, qelizat nuk do të ekzistonin. Po të mos ekzistonin qelizat, nuk do të ekzistonin edhe krijesat e gjalla. Në këtë univers, asnjë krijesë nuk posedon aq aftësi sa posedon njeriu. Por edhe njeriu nuk është në gjendje të krijojë ndonjë organ të gjallë! Atëherë, Ai që e krijoi universin, Ai i ka krijuar edhe qelizat. Ai nuk është askush tjetër përveç All-llahut xh.sh..

          Që nga dita e lindjes e deri në momentin e vdekjes, çdo krijesë e gjallë kalon nëpër shumë faza dhe nëpër shumë lloje rrugësh. E vërteta është se atij që vepron i duhet energji…Burimi i energjisë së bimëve është dielli! Pra, bimët e tokës janë të varura nga dielli që është në qiell. Atëhere kafshët nuk mendojnë a edhe ne të mos mendojmë 1300 000 më i madh se rruzulli toksorë që është diellin gjigande kush e rrotullon në shprastsirës e qiellit dhe ai si po mund të qëndroje  pa zatetur askënd?
           
         Fryma që del nga kafshët është dyoksidi i karbonit. Bimët kanë dobi nga dyoksidi i karbonit. Ujin, që zbret nga mjegullat, e thith toka dhe ai bëhet brenda saj një hallvë e mirë dhe e shijshme që e hanë bimët. Biologët këtë hallvë e quajnë glukozë. Pra, bimët ditën e thithin dyoksidin e karbonit e shlojnë oksigjenin, dhe natën, që të mos helmosin njerëzit, në kohën kur njerëzit  flenë, që të përhapet çlirojnë dyoksidin .

 Qelizat e vogla, që ne nuk mundemi t’i shohim, ushqejnë drurët madhështorë. Ne, a nuk duhet të mendojmë se kush i detyron këto qeliza të vogla që të bëjnë punë shumë të mëdha? Ai që thotë: -“Natyra i ka bërë”, ai nuk ka bërë gjë tjetër, veçse e ka bërë natyrën një idhull.

  Kemi gjashtë lloje energjish: mekanike, kimike, elektrike, nukleare dhe energji që buron nga nxehtësia dhe drita. Gjërat e gjalla e prodhojnë secilën energji, përveç energjisë nukleare. Energjia është jetë, lëvizja është jetë. Jeta është një funksion i All-llahut xh.sh.. Për këtë arsye energjia e qelizës nuk krijon vetëm qelizë,  por edhe e përmirëson qelizën. Në këtë mënyrë, Ai që e ka dhënë jetën, Ai mund ta vazhdojë atë me kushte interesante.

         Shkenca e biologjisë i hulumton krijesat e gjalla. Biologët duhet t’i pyesim: kush i krijoj gjallesat?!! Edhe sikur ata të mos na japin përgjigje, të tërë qeniet na thonë se ato i krijoi All-llahu xh.sh.. Meqë është ashtu, ne duhet t’i lexojmë krijesat e All-llahut në emër të All-llahut xh.sh..

         Universi është komenti i Kur’anit dhe i haditheve të Pejgamberit a.s.m. Veçanërisht, për kohën e tashme, libri i universit është për ateistët një libër që nuk mohohet. Se ateisti nuk i lexon ajetet Kur’anore, pasi ai nuk i beson All-llahut xh.sh. Pra, ai nuk i lexon fjalët e All-llahut, ajetet, as hadithet e Pejgamberit a.s.m. Atij do t’i paraqesim vetëm argumente shkencore nga libri i madh i All-llahut xh.sh., pra nga universi.

           Nëse libri i universit është bërë “libër për nxënësit e shkollës,” atëherë ai libër është koment i ajeteve dhe i haditheve të Pejgamberit a.s.m.. Se Kur’ani dhe hadithet e Pejgamberit a.s.m., duke argumentuar, shpjegojnë dhe komentojnë vazhdimisht kuptimin e universit.

Ja, pra, në këtë univers, në secilën krijesë, marrin pjesë atomet. Fillimi i çdo atomi është energjia dhe elektronet e tij janë duke lëvizur. Atomet nuk ushqehen, por ushqejnë… Jeta fillon me atomet. Çdo qelizë përmban miliona atome, mijëra molekula. Njerëzit e marrin fuqinë dhe energjinë nga atomet e vogla, që është vështirë t’i shohësh edhe me mikroskop. Këto nuk i ka krijuar  tjetërkush, përveç All-llahut xh.sh..   

         All-llahu i ka krijuar shkaqet që ta fshehë Veten dhe Madhërinë e Tij. Ne, po qe se nuk e detyrojmë mendjen, që t’i besojmë Atij me zemër, atëherë nuk do ta kemi të mundur ta shohim Atë që i ka krijuar shkaqet. Në këtë rast, shkaqet konsiderojm idhulli. Sepse njeriu ka nevojë që të jetë i lidhur me diçka. Kjo nevojë i ka detyruar njerëzit që të pranojnë shumë idhuj: diellin, kafshët,  paratë, epshin, etj…

           Barnat që shiten nëpër barnatore, janë të ambalazhuara. Sipërfaqja e tokës është një barnatore e madhe. Edhe në këtë barnatore, barnat janë të ambalazhuara.

         Shihni ambalazhimin e arrës dhe të bananes. Shihni vezën sa ambalazhim të mirë që ka. Syri i njeriut nuk mund ta shohë qelizën pa mikroskop, sepse njeriu është fruti i drurit të universit. Çdo qelizë është mbështjellë me një pëlhurë të hollë, si veza që ka brenda një pëlhurë të hollë. Qeliza e njeriut ështe shumë e vocër saqë 8.000.000 cep qelizë mund të futen më një mm katërorë, kurse pula sipas njeriut që është një krijesë e thjrshtë veza e tij e madhe është qeliza e saj.

          Shihni Madhërinë e All-llahut! Ai e ka krijuar çdo gjë të gjallë nga sendet pa jetë. Njësoj, edhe  pula ka ngrënë ushqime pa jetë dhe nga veza ka dalë një zog i gjallë dhe shumë i bukur. Kjo është mrekulli dhe asnjë shkencëtar nuk mund ta bëjë atë.

           Qelizat e bimëve dhe të kafshëve nuk kanë as gojë, as gjuhë. Urdhri vjen nga pëlhura e hollë e qelizës dhe qeliza vepron sipas atij urdhri. Materiali vjen nga pëlhura e qelizës dhe ajo i garanton qelizës gjithçka që i duhet asaj. Kur vdes pëlhura, edhe qeliza vdes.

Në atmosferën tonë, nxehtësia arrin nga dielli. Tek ne arrin vetëm një nga miliona pjesë të nxehtësisë së tij. Në secilin ushqim ka energji të diellit.

Trupi i njeriut përbëhet nga atomet dhe elementet që vijnë nga çdo anë e botës. Pra, trupin tonë e ka krijuar All-llahu. Ai, duke mbledhur atomet nga të katër anët e botës, ka krijuar çdo send në këtë dynja. Po, a nuk ka mundësi All-llahu që t’i mbledhë përsëri  ato elemente dhe të na ringjallë për herë të dytë?

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 43 44 45 46 47 48 49 50 51 52 >>>