Veprat e Abdylkadrit dhe disa tj
- NJERIU QË KËRKON VETVETEN -2
- NJERIU QË KËRKON VETVETEN -1
- ATOMI
- RRETH NJERIUT
- PSE I BESOJN ALL-LLAHUT 50 PROFESORET E FAMSHEMTE EUROPES
- PËRGJIJGE PYETJEVE MATERJALISTE
- NJË JETË TJETËR
- DRITA E MENDJES
- ÇËSHTJET JETSORE
- AFORIZMA TË ÇMUAR
Poezitë: PERLAT E ZEMRËS të Abdylkadrit
- O ZOT!
- FUQIA E ZOTIT
- ÇFARË ËSHTË KUR`ANI?
- MUHAMMEDI (a.s.m.)
- VËLLAZËRIMI
- PUNO!
- SHPRESA
- LIBRAT
- O DJALË I RI!
- O NJERI!
- VËLLEZËR SHQIPTARË
- MOTRA IME FISNIKE
- VËLLEZËR TË DASHUR
- NËNAVE TË MIA FISNIKE
- KULTURA
Online Sayaç
Qelizave nervore iu thonë: “neurone”. Ato janë si qendrat telefonike. Truri, i cili është i lidhur me palcën kurrizore, përmban miliona nerva. Pra, trupi i njeriut është si një shtet, kurse truri është kryeqyteti i tij. Ose, ndryshe mund të themi se truri është kapiteni i anijes së trupit njerëzor. Dikush thotë: “Më janë prishur nervat”! Por po ta pyesësh se çfarë janë ato, ai nuk di të përgjigjet.
PËR ÇFARE ARSYE KUR’ANI E KA PËRMENDUR KRIJIMIN E NJERIUT NË AJETIN E PARË?
Në suren ‘El Alak’ të Kur’anit famëlartë, All-llahu në ajetin e parë thotë: “Lexo me emrin e Zotit tënd, i Cili krijoj (çdo gjë)”. Në ajetin e dytë thotë: “Krijoi njeriun prej një gjaku të ngjizur (në mitrën e nënës).” Pra, All-llahu flet për fillimin e krijimit të njeriut që në suren e parë për arsye se prej të gjitha krijesave vetëm njeriut i është dërguar libri. All-llahu ka zgjedhur disa prej njerëzve për t’i bërë Pejgamberë a.m..
All-llahu i kompletoi të tria këto gjëra: fenë islame, universin dhe muslimanin! Nëse këto ndahen nga njëra tjera atëherë krijesat e humbin qëllimin e tyre. Kur sperma bashkohet me zigotën krijohet një qelizë e vetme. Kjo qelizë ngjitet në një vend në stomakun e nënës që të formohet kërthiza e foshnjës. Në këtë mënyrë duke vazhduar embrioni foshnja fillon të thith vitaminat e nënës në mënyrë që të rritet. Atëherë ne, a nuk duhet të mendojmë se: si e kryen kjo qelizë këtë vepër, pa pasur as sy, as mend?!
All-llahu e ka programuar drurin e fikut madhështor në farën e vockël të fikut. Po ashtu, All-llahu, në një qelizë të vockël që nuk duket me sy, e ka programuar njeriun, që ka aq shumë shqisa të ndërlikuara saqë mjekët ende nuk kanë arritur t’i njohin as 40% të tyre. Në atë qelizën e vockël, All-llahu ka krijuar fijet e holla të kromozomeve. Përmbi ato një pikë: ajo është “Gen!” Shifra e fisit. Pra, në atë gen është regjistruar se kujt do t’i ngjajë ajo foshnjë. Dhe çdo organ që krijohet në trupin tonë është i lidhur me këtë qelizë të parë. Ajo gjeni një në njëmijë të ndrohet komplet i prishet rregulli i trupit.
Duke filluar nga një qelizë e vetme, trupi njerëzor kalon, etapë pas etape, në embrione të llojllojshme. Prej asaj qelize krijohen duart, kockat, këmbët, nervat, damarët, truri, zemra dhe mushkëritë. Shkurt, prej asaj qelize krijohet një njeri komplet.
Tani ta shohim qeliza sa është e madhe dhe sa cep qelizë mund të nxënë në 1 mm katërorë: Shkenctarët thuajnë se një mm ka njëmijë mikron, kurse qeliza ishte pes mikron. Pra në një mm po mundesh mi radhitë 200 cep qelizë, kur ti shumëzosh me 200 qelizë të gjerësinë e milimetres bëjnë 40.000, këtë kur ta shumëzojmë me 200 të lartësinë e milimetres bëjnë 8.000.000 cep qeliza. Me gjithëse qelizët e njeriut janë 220 lloj.
Ashtu sikurse nga bërthama apo fara e fasules, e grurit dhe e pjeprit, del soji përkatës. Neve na takon që kur t’i shohim shkaqet, në ato shkaqe të shohim edhe Krijuesin e tyre.
Aparatet, veglat dhe makinat, që janë tepër të kushtueshme, bëhen nga lëndë hekuri dhe plastike, materja të cilaëve nuk vlenë as pesë lekë. Njeriu duhet ta kuptojë se ato lëndë nuk janë përgatitur rastësisht, apo nga natyra e pavetëdijshme.
Njeriu është duke u mahnitur nga kompjuteri! Po a mendon se ai se truri i njeriut ka krijuar kompjuterin? Përsosuria e kompjuterit nuk mund të krahasohet as me trurin e njeriut të fundit. Sepse kompjuteri në fillim ka qenë 3.600 kile. Tani, njeriu, a nuk duhet të shfaqë mirënjohje dhe falënderim ndaj Atij që ia ka dhënë trurin, nëpërmjet të cilit ai po mund t’i zbulojë të gjitha këto gjëra të dobishme? Që kompjuterin e zvogloj dhe e beri 2 kile.
All-llahu krijon nga dheu i pajetë bimët, frutat, mishin, bukën. Njeriu, duke i përtypur ushqimet, i mbyt ato prapë dhe në trupin e njeriut ato ngjallen dhe e ushqejnë nënën dhe foshnjën që nëna mban në bark. Pra, çdo send vdes dhe prapë ngjallet. Edhe njeriu, pasi të vdesë, do të ringjallet për të dhënë llogarinë e jetës së tij.
MËSHIRA E NËNËS
Zemra e nënës, që është e mbushur me mëshirë, nuk ha vetë me qëllim që të hajë djali. Një ditë, një nënë i dha djalit supë. Djali i mbylli buzët e vogla dhe tha ‘nuk dua’. Pastaj i bëri pak lëng frutash dhe djali e piu atë. Në këtë rast, nëna e puthi djalin dhe i tha. -O djali im! A e di se kush e vendosi në gojën tënde këtë laborator, që di ta dallojë të shijshmen nga ajo që nuk është e shijshme? Pastaj mendoi: nëse ky lëng do të kishte shkuar tek mushkëritë e bardha, djali do të kishte vdekur, ashtu sikurse gulçon në det.
Nëna tha prapë në vetvete: -Në fyt, ku gjendet një gjuhë e vogël, janë edhe dy gypa: njëri i frymëmarrjes, tjetri për ushqim. Kur djali pi ujë, mbyllet kanali i frymëmarrjes së djalit tim dhe ujit i thuhet “urdhëroni nga kanali i ushqimit.” Kur djali merr frymë, menjëherë mbyllet gypi i ushqimit dhe në këtë rast frymës i thuhet: “Ju mund të vazhdoni rrugën nga gypi i frymëmarrjes.” Pra, më tregoni, kjo copë mishi, ku po di se cili është kanali i frymëmarrjes dhe cili i ushqimit? Nuk ka dyshim se All-llahu i Madhëruar ashtu sikurse e ka krijuar këtë fëmijë të vogël, ashtu edhe e mbron atë.
Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 43 44 45 46 47 48 49 50 51 52 >>>