Veprat e Abdylkadrit dhe disa tj
- NJERIU QË KËRKON VETVETEN -2
- NJERIU QË KËRKON VETVETEN -1
- ATOMI
- RRETH NJERIUT
- PSE I BESOJN ALL-LLAHUT 50 PROFESORET E FAMSHEMTE EUROPES
- PËRGJIJGE PYETJEVE MATERJALISTE
- NJË JETË TJETËR
- DRITA E MENDJES
- ÇËSHTJET JETSORE
- AFORIZMA TË ÇMUAR
Poezitë: PERLAT E ZEMRËS të Abdylkadrit
- O ZOT!
- FUQIA E ZOTIT
- ÇFARË ËSHTË KUR`ANI?
- MUHAMMEDI (a.s.m.)
- VËLLAZËRIMI
- PUNO!
- SHPRESA
- LIBRAT
- O DJALË I RI!
- O NJERI!
- VËLLEZËR SHQIPTARË
- MOTRA IME FISNIKE
- VËLLEZËR TË DASHUR
- NËNAVE TË MIA FISNIKE
- KULTURA
Online Sayaç
NGA LIBRI I UNIVERSIT
Sipas biologjisë, tema e çdo shkence është që t’i hulumtojë krijesat. Por është shumë interesante: Si është e mundur që t’i njohim krijesat, ndërsa Krijuesin e tyre ta mohojmë? Sipas biologjisë, si kafshët, ashtu edhe njerëzit hanë, pinë dhe shumohen. Në të vërtetë, njeriut i janë dhënë aftësi të pakufishme. Nëse ai dëshiron, mund të bëjë mirë pa kufi, po ashtu, mund të bëjë keq pa kufi. Muslimani duhet të largohet nga të këqijat e panumërta. Atij i takon të bëjë mirësi të panumërta.
Feja i është dërguar vetëm njeriut. Ai, me mendjen e tij, duhet ta dallojë të keqen nga e mira. është interesante se kur njeriu e braktis fenë e vërtetë, ai nuk mbetet as në nivelin e kafshëve, por bie nën nivelin e kafshës së egër. Shumica e të burgosurve duan të bëhen shpendë dhe i kanë lakmi shpendët, sepse asnjë kafshë nuk e ekzekuton vetveten.
Organet e njeriut janë të ndjeshme dhe janë nën ndikimin e ambientit të jashtëm, P.sh., syrit i duhet dritë për të parë. Kur kemi uri duam ushqim, kur kemi etje duam të pimë ujë. Në këtë mënyrë, shqisat e brendshme bashkëpunojnë me organet e jashtme që t’i plotësojnë nevojat e njeriut. Si ana materiale e njeriut, ashtu edhe ajo shpirtërore, veprojnë vazhdimisht në dobi të njeriut. Feja islame ka ardhur që t’i rregullojë të dy jetët e njeriut.
Po të mos kishim shqisat, ne nuk do të kishim asnjë send. Po të mos ishin krijesat e tjera, nuk do të kishin vlerë as shqisat tona. Çka i duhet ngjyra njeriut të verbër? Po të shurdhërit, çka i duhet zëri? Megjithatë, me këto sy, ne nuk mund ta shohim jetën e ahiretit. Nëse shoferi nuk do të mund ta dallonte ngjyrën e kuqe nga ajo e verdhë, atëherë si do t’i bëhej halli i tij? Nëse njeriu nuk do të kishte dy sy, si do e dallonte largësinë e sipërfaqeve të objekteve?
Kush nuk ka dy veshë, nuk mund ta dallojë nga vjen zëri. Hunda po të mos kishte marrë erë, nuk do ta dinte që ishte duke u djegur pa e parë zjarrin. Po të mos kishim gojë edhe ne nuk do të ishim. Pyesni policinë për vlerën e vijave të gishtërinjve. Shkurt, në këtë univers nuk ka vend askund për rastësinë.
Në dukje janë katër lloj shije: e djeks, e ëmbël, e thartë, e kriptë. Ato arrijnë një gradë që ngatërrohen më njëra tjetrën dhe lloji i shijeve, për gjuhën që është një copë mishi, bëhet e pafundmë. Njësoj është edhe për syrin. Ekzistojnë vetëm shtatë ngjyra: e kuqja, e verdha, e bardha dhe e zeza, jeshile, blu dhe vjollcë. Numri i këtyre shumëzohet nga përzierja e këtyre ngjyrave.
Syri është një copë mish. Por, është për t’u habitur se ajo copë mishi i sheh dhe i dallon ngjyrat nga njëra tjetra. Veshi dhe syri kanë një krijim aq komplekse, saqë edhe shumë ekspertë mahniten nga ndërtimi dhe funksionimi i tyre. Për ta kuptuar mrekullinë e tyre duhet t’i drejtohemi Atij që i ka krijuar ato. Ai që i ka krijuar ato sheh dhe dëgjon Vetë dhe e di se edhe krijesat e gjalla kanë nevojë për sy dhe për veshë. Në këtë rast, vetëm studenti besimtar mund të dalë në breg të detit nga deti i trazuar me plot dilema.
Edhe hunda e nuhat dhe e dallon secilin erë nga njëra tjetra. Por edhe ajo është vetëm një copë mishi. As babai, as nëna, nuk do të mund ta kishin rregulluar atë, përveç All-llahut xh.sh..
Funksionet e trurit, nuk mund të konceptohen as në librët e një librarisë. është e habitshme se si lëkura e kupton të ftohtin, të nxehtin, se si e kupton nëse një objekt është i lagur, i nxehtë, i dendur, apo i butë. Madje, nëse lëkura nuk do ta ndiente ndikimin e nxehtësisë, atëherë fëmija do të digjej kur do ta prekte koftorin.
Në trupin tonë gjendet një sistem i tillë imuniteti saqë vetëm një therje e vogël në trup jep alarmin dhe e vë në lëvizje gjithë trupin. Pra një dhembje e vogël në një pjesë të trupit jep alarm në të gjithë trupin. Po të mos ishte ky sistem, veshka do të ishte kalbur dhe ne nuk do të kishim ndier fare. Kush e njeh veten, ai e njeh All-llahun. Pra, këto argumente që radhitëm na tregojnë se ne duhet të mendojmë dhe ta njohim Mjeshtrin tonë.
Në trupin tonë damarët e gjakut janë vendosur sipas një sistemi të ngjashëm me sistemin e rrjetit të ujit të një qyteti. Kurse sistemi i nervave të trupit i ngjason sistemit të shpërndarjes së rrjetit telefonik. Sikur vetëm një nerv, apo ndonjë damar i trupit, të na këputet dhe të mos funksionojë siç duhet, atëherë për ne kjo do të nënkuptonte shkatërrim dhe zhdukje. Por, meqë lopa është kafshë dhe nuk mendon, a edhe ne nuk duhet të mendojmë se kush na e dha shëndetin dhe kush po na mbron nga shkatërrimi i tmerrshëm? All-llahu i ka krijuar jo vetëm qelizat e besimtarit, por edhe ato të ateistit dhe përsëri i ngjall ato.
Mjeku kur e operon njeriun, ia pret organet, pastaj ia qep dhe e braktis atë. Më pas, All-llahu ia shton atij damarët, nervat, i krijon qeliza të reja dhe të sëmurit i mbyllet plaga. Shumë njerëz nuk e dinë këtë të vërtetë. Po ju tregoj edhe këtë: Në trupin e njeriut vdesin çdo orë 18.000.000.000 qeliza dhe qeliza të tjera vijnë në vend të tyre. Vetëm All-llahu xh.sh.e di se si vijnë ato.
Pra duhet të dimë se All-llahu është Ai që na njeh neve më mirë se sa ne e njohim veten tonë. Shtylla kurrizore e trupit përbëhet nga 33 vertebra. Ato janë vendosur në një mënyrë precize njëra përmbi tjetrën, gjë që tregon dhe dëshmon patjetër për Mjeshtrin e Përsosur të tyre.
Në brendësinë e shtyllës kurrizore është vendosur palca e kurrizit, që është 1 cm e trashë dhe 50 cm e gjatë. Prej saj dalin 31 palë nerva. All-llahu e ka marrë në mbrojtje këtë palcë kurrizore në një mënyrë që të habit. Nëse në të bëhet një plagë, njeriu nuk mund të lëvizë.
O All-llah! Çfarë sekreti është ky?! Ke krijuar nga mishi shumë lloj shqisash dhe çdo shqisë e ke angazhuar me shumë lloj detyrash! Mjeku e shpenzon tërë jetën e vet duke studiuar organet që Ti ke krijuar. Po studion, po studion, e më së fundi po bëhet neurolog.
Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 43 44 45 46 47 48 49 50 51 52 >>>