Sado që të përparojë shkenca, ajo nuk do të mundet kurrë që të krijojë ndonjë organ njerëzor. Organet tona janë mrekulli sepse ato ika krijuar Allahu xh.sh.. Vetëm Ai i ka vënë në funksionim dhe vetëm Ai mund t’i ringjallë. Ai e ka krijuar secilin send dhe do të na ringjallë përsëri që të japim llogari përpara Tij për veprat që kemi bërë në këtë dynja.

    FEJA ISLAME ËSHTË MËSHIRË PËR UNIVERSIN

        All-llahu e ka krijuar universin për njeriun, dhe njeriun për fenë islame. All-llahu ia ka dërguar fenë vetëm njeriut. Pra, me fenë islame, shumë njerëz e kanë bërë, dhe vazhdojnë ta bëjnë, jetën e tyre xhennet.

Ashtu siç mushkëritë dhe truri i njeriut kanë qenë të përsosura para mijëra vjetëve, po ashtu vazhdojnë të jenë edhe sot. Ashtu sikurse organet e njeriut e kanë përballuar nevojën e çdo shekulli, po ashtu edhe feja islame që është dërguar para katërmbëdhjetë shekujsh i ka përballuar nevojat e njerëzve të secilit shekull dhe do të vazhdojë t’i përballojë edhe më tej.

All-llahu, që e ka krijuar njeriun, maqinës së trupit të njeriui ka dërguar Kur’anin si letër përdorimi. Kush e pranon udhëzim Islamin ai shpëton. Asnjë njeri nuk ka vlerë më shumë se tjetri. E vetmja gjë që mund të lartësojë njeriun nga njerëzit e tjerë  principet e larta që zotëron. Këto principe të bukura gjenden tërësisht në fenë islame.

Shumë njerëz, duke qenë mosbesimtarë, kanë mundur të largohen nga alkooli, nga bixhozi, nga imoraliteti. Shumë njerëz, duke qenë mohues, kanë mundur të bëhen dijetarë, punëtorë dhe të pastër.

A nuk e shihni se sa shumë kanë përparuar disa të huaj me principet fesë islame? Ndërsa disa besimtarë po futen në batakun e  traditave të ateistëve.

 Studimi, shkenca, teknika dhe suksesi kanë qenë tërësisht tradita të fesë islame. Ato sot janë larguar prej nesh dhe kanë shkuar tek mosbesimtarët e huaj. Kurse tek ne besimtarët kanë ardhur pijetoret, baret, dembellëku dhe injoranca.

          Kur prej nesh do të largohen këto tradita, që nuk pajtohen me moralin e fesë islame, vetëm atëherë muslimanët do të përparojnë. Pak më lart treguam se historia ka dëshmuar se kur muslimanët e kanë përjetuar fenë e vërtetë të Islamit, atëherë ata kanë përparuar vazhdimisht.

         Vështroni botën rreth e qark: kudo ku njeriu ka arritje, kudo ku ka familje të lumtura, kompani të mëdha dhe shtete të mëdha, të gjitha këto përparime  janë arritur në sajë të principeve të fesë islame. Me këta shembuj po kuptojmë arsyet se përse përparimin që e kërkojmë në shtetet islame po e gjejmë në Moskë. Ndërsa disa gjëra që i kërkojmë në Moskë, po i gjejmë në Mekë.

Këto kundërshtime janë shkatërrim për njerëzimin. Të huajt, duke zbatuar principet e fesë islame, po bëjnë shpikje dhe po përparojnë.

Njëherë duke studiuar në shkollë, ngrita dorën dhe e pyeta një mësues të krishterë: -Zoti mësues, për çfarë arsye ju nuk po pini alkool? Mësuesi m’u përgjigj: -Gjyshi im ka pirë, e çka ka fituar?

        Ndërsa, ne muslimanët, katolikëve dhe të krishterëve u themi “shka”. Po, ama, a po e shihni se ata nuk po pinë alkool? A po e shihni se nuk po luajnë bixhoz? A po e shihni se nuk po shkojnë në vende prostitucioni? … Po jetojnë me një grua të vetme dhe kësaj i thonë kulturë!

         Neve na mashtruan dhe na i paraqitën alkoolin, bixhozin dhe imoralitetin si “kulturë.” Kurse kulturë është të përparosh me shkencë, me teknikë e me moral. E nuk i thuhet përparim kur njeriu dehet dhe e lë fëmijën të uritur, pasi që i ka harxhuar paratë në bixhoz.

          është për të habitur se shoqëria ndikon shumë tek njeriu. Ka shumë raste kur individë të caktuar nuk janë falur gjatë kohës që kanë qenë në atdheun e tyre. Kur kanë shkuar në Evropë për t’u punësuar, atje janë takuar me shokë të mirë dhe kanë filluar ta adhurojnë All-llahun xh.sh., ta falin namazin dhe të agjërojnë.

A nuk është një shembull i mirë për besimtarët: shkenca, teknika dhe talenti i japonezëve? Një profesor në universitetin e Moskës iu thoshte nxënësve:

-O djem! Po qe se doni të jini të suksesshëm, ikni dhe qëndroni larg nga alkooli, nga bixhozi dhe nga imoraliteti. I njëjti profesor në vendet e Azisë së mesme, iu thoshte kështu të rinjve muslimanë: -Hani, pini, luani. Plotësojini dëshirat e shpirtit, se nuk do të vini edhe njëherë në këtë dynja. Ai iu propozonte atyre alkoolin, seksin, drogën e të tjera…

         Për këtë arsye, në vitin 1993, kur Rusët ikën nga Tashkenti, një qytet i shteteve të Azisë së mesme, uzbekët nuk mundën ta mbanin në funksionim  fabrikën e aeroplanëve, pasi ata pinin shumë alkool, dëfreheshin shumë dhe kërcenin shumë.

         Kurse gjermanët ua paraqesin kulturën e duhur muslimanëve që janë në Gjermani. Ata i shtyjnë të përparojnë në shkencë dhe teknikë dhe i nxitin të bëhen me moral të mirë. Njëlloj, edhe feja islame u urdhëron që të përparojnë në shkencë e në teknikë. Nëse muslimanët që janë në Evropë mundohen të arrijnë intelektualët të tyre të shtresës së lartë, edhe ata do të arrijnë në gradat më të larta dhe do ta përfaqësojnë denjësisht fenë islame.

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 43 44 45 46 47 48 49 50 51 52 >>>