UNIVERSI DHE FEJA ISLAME

All-llahu, që e ka krijuar universin, u ka dërguar njerëzve si kushtetutë edhe fenë. Sepse universi dhe feja islame nuk mund të ndahen, ato janë si trupi me shpirtin: kur ikën njëri, tjetri nuk ka më vlerë. Derisa do të vazhdojë jeta e universit, edhe feja islame do të vazhdojë. Sepse Zoti i të dyjave është Allahu xh.sh. Kundërshtarët e fesë së vërtetë le të kundërshtojnë ditë e natë. Feja islame do të vazhdojë deri në ditën e kiametit. All-llahu nuk ka nevojë për asnjë send, por ne kemi nevojë për fenë që Ai ka dërguar për dobinë tonë.

All-llahu është i Gjithëfuqishëm! Çdo send i madh mbetet i vogël pranë Tij. Sepse secilin send, sado i madh qoftë, Ai e ka krijuar. Po aq sa është universi i përsosur, po edhe më tepër,  është e përsosur edhe feja, sepse All-llahu e ka dërguar fenë që t’i udhëzojë njerëzit dhe që t’i bëjë jetët e tyre xhennet.
 
         Ashtu sikurse sistemi i universit u përgjigjet nevojave të krijesave në çdo shekull, po ashtu edhe feja islame i ka përballuar nevojat e njerëzve në çdo shekull dhe do t’i përballojë edhe më tej.

Megjithatë, ndërmjet krijimit të universit dhe të fesë ka shumë dallim. Sepse feja islame është shpallur para 1400 vitesh, kurse universi është krijuar disa miliona vjet më parë. Miliona vite më parë është krijuar uji, dheu, ajri dhe dielli. Ato po munden ta mbrojnë freskinë e tyre. Njësoj edhe feja islame po qëndron taze e freskët sikur të jetë zbritur tash dhe po vazhdon ta mbrojë freskinë e saj.

          Feja islame, që është feja e diturisë, po freskohet akoma më shumë me zbulime dhe me shpikje të ndryshme. Sepse çdo send që ka krijuar All-llahu është e përsosur. All-llahu e ka përsosur secilin send që e ka krijuar. Ai edhe fenë e ka dërguar të përsosur.

 Nëse muslimani bën vepra të përsosura, ai pason ligjet dhe zakonet e All-llahut xh.sh. Në këtë rast edhe veprat e tij konsiderohen adhurim.
 
O All-llah! Ti s’ke nevojë për asnjë send. Çdo send është nevojtar për Ty. Ti je Mjeshtri më i madh i çdo sendi! Njerëzit, duke u habitur me Madhërinë Tënde, duhet të të besojnë Ty.

    FEJA ISLAME DHE NJERIU

Njeriun e ka krijuar All-llahu dhe Ai i ka dërguar atij edhe fenë. Sa është i përsosur krijimi i njeriut,  aq i përsosur është edhe ligji i zbritur për të, pra, feja islame. Edhe ai që i përshtatet ligjit të All-llahut xh.sh. është i përsosur. Kur i hedhim një sy me vëmendje historisë mund të shohim shumë shembuj.
 
Feja islame thotë: Rruzulli tokësor është një shkollë, Kur’ani famëlartë është libri themelor në atë shkollë. Pejgamberi Muhammed është krye-rektor. Teologët profesorë. Në shkollën e rruzullit toksorë, besimtarët prej gjepi e deri në krevat-teneshir yanë nxënës. Universi  një laborator.

        Tani, edhe ju po e shihni se feja nuk na ka lënë prapa. Përkundrazi, ajo është shkak përparimi. Si mundet ta lërë feja njeriun mbrapa, ndërkohë që ajo u urdhëron njerëzve që të mos ta braktisin studimin në tërë jetën tyre?!

Duhet ta dimë se historia ka filluar me pejgamberë. Bukuritë, morali, kultura, bujaria, zejet dhe profesionet, pra, tërë virtytet e bukura filluan me Pejgamberë a.s. Allahu e ka mësuar njerëzimin me anën e Pejgamberëve a.s. Imoraliteti dhe sendet anormale janë shfaqur tek njerëzit që nuk e kanë pranuar fenë. Bile nuk duhët të harrojm se Pejgamberët a.s kanë vizatuar skajin e përparimit. Profeti Muhammed a.s.m. ka shku në Miraxh, H.z Ibrahimin nuk eka djegur zjarri, H.z Isau përkohsisht eka ngjallë të vdekurin e tj...

     Gjërat e palejuara janë si mjalti me helm. Ato në fillim janë të shijshme. Më vonë helmi del në shesh dhe e helmon njeriun, si materialisht, ashtu edhe shpirtërisht. Po ju mund të thoni se shumë besimtarë bëjnë punë jo të mira. Duhet ta dimë se feja është tjetër, ndërsa fetari tjetër. Feja duhet të përjetohet komplet. Shumica kanë marrë nga feja vetëm një grimcë. Ata vetëm asaj ja shohin hairin. Por feja është ligj, nuk është traditë.

Çdo krijesë e All-llahut është e mirë dhe e bukur. Ndërmjet tyre nuk mund të gjesh asnjë të keqe. Të këqijat duhet t’i kërkojmë tek veprat e njerëzve. Alkooli nuk është i keq, përderisa nëpër laboratorë ka dobi nga alkooli. Alkooli bëhet i keq kur bashkohet me njeriun.

         Helmi, derisa qëndron në shishe, nuk bën dëm. Nëpër barna ka edhe pak helm. Nëse helmi është në sasi të mëdha, ai na helmon. Nëse prej tij marrim masën e caktuar, ai na mjekon. Besimtari nuk duhet të armiqësohet me alkoolin, por duhet të armiqësohet me ata që pinë alkool. Sepse pirja e tij nuk ka kurrfarë dobie, përveç dëmit.

         Ne duhet të përshtatemi me islamin, jo me shejtanin. Ne duhet të armiqësohemi jo me atë që luan bixhoz, por me bixhozin, se prej bixhozit askush s’ka dobi. Kurse ai që ka luajtur bixhoz, mund të pendohet e të përmirësohet. Xhamia mund të jetë në një rrugë me pijetoren. është shumë e nevojshme të rrëzohen pijetoret. Përkundrazi, nëse ato mbesin në këmbë, njerëzit që pinë alkool në to rrëzohen.

         Shumica që akoma nuk jan musliman i kuptojnë dëmet që vijnë nga zakonet e këqija, si p.sh nga alkooli, nga bixhozi apo nga imoraliteti. Ata largohen nga injoranca e përtacia dhe  kërkojnë rrugët e arritjes.

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 43 44 45 46 47 48 49 50 51 52 >>>