Veprat e Abdylkadrit dhe disa tj
- NJERIU QË KËRKON VETVETEN -2
- NJERIU QË KËRKON VETVETEN -1
- ATOMI
- RRETH NJERIUT
- PSE I BESOJN ALL-LLAHUT 50 PROFESORET E FAMSHEMTE EUROPES
- PËRGJIJGE PYETJEVE MATERJALISTE
- NJË JETË TJETËR
- DRITA E MENDJES
- ÇËSHTJET JETSORE
- AFORIZMA TË ÇMUAR
Poezitë: PERLAT E ZEMRËS të Abdylkadrit
- O ZOT!
- FUQIA E ZOTIT
- ÇFARË ËSHTË KUR`ANI?
- MUHAMMEDI (a.s.m.)
- VËLLAZËRIMI
- PUNO!
- SHPRESA
- LIBRAT
- O DJALË I RI!
- O NJERI!
- VËLLEZËR SHQIPTARË
- MOTRA IME FISNIKE
- VËLLEZËR TË DASHUR
- NËNAVE TË MIA FISNIKE
- KULTURA
Online Sayaç
All-llahu e ka obliguar besimtarin musliman që t’i besojë çdo libri që ka zbritur nga All-llahu. Në këtë rast mua më intereson shumë dua të di: Për çka nuk e pranojnë fenë islame anëtarët e feve të tjera, vazhdojn me fenë që koha e gjykimit të të cilave ka kaluar?! Ata duhet të dinë dhe ta pranojnë se feja islame është feja e fundit e All-llahut. Ndërsa Profeti Muhammed a.s.m. është vula e profeteve.
Le ta marrim një shembull: Kryetari i një shteti e përdor kushtetutën e vjetër dhe kur ajo nuk iu përgjigjet më rrethanave aktuale ai harton një kushtetutë të re. Po ashtu, koha e gjykimit të feve të tjera, që kanë qenë të përkohshme, ka mbaruar. All-llahu ka dërguar një fe të botëkuptimit gjithëpërfshirës, gjykimi i së cilës do të jetë i vlefshëm dhe do të vazhdojë deri në ditën e Kiametit. Thashë një fe e botëkuptimit: Shihni, çdo ditë anëtarët e feve të tjera bëhen musliman, kurse as një musliman i vërtetë nuk e lë fenë islame që të pranojë ndonjë fe tjetër. Nuk duhet të dyshosh rreth fesë islame. Atë duhet ta pranojnë edhe ata që u besojnë feve të tjera. Disa që e pranojnë fenë e tyre, ata edhe më parë nuk e kanë njohur dhe nuk kanë qenë të lidhur me fenë islame.
Uji, dheu, ajri dhe dielli janë krijuar para miliona vitesh dhe i kanë plotësuar dhe iu janë përgjigjur nevojave të çdo shekulli. Po ashtu, edhe feja islame iu është përgjigjur nevojave të çdo shekulli dhe prapë do t’iu përgjigjet edhe në të ardhmen. Kjo është kështu për arsye se të gjitha këto i ka krijuar All-llahu.
Një nga mrekullitë e fesë islame është se në çdo shekull dhe në çdo vend, ajo ka nxjerrë njerëz të shquar. Shihni në rruzullin tokësor: ku ka një njeri të dijshëm, një familje të lumtur, një qytet të përparuar dhe një shtet të madh e të fortë – të gjitha këta kanë arritur në këtë gradë duke u bazuar në principet e fesë islame.
Katalogu dhe fletë-udhëzuesi i makinerisë superiore të trupit të njeriut është feja islame.
Si është e mundur që unë të mos ta dua fenë islame që më ka mbrojtur nga çdo vështirësi gjatë gjithë jetës sime e deri tani që jam në moshë të vjetër?
Të presësh një shtet islam prej një populli që nuk e përjeton fenë islame është sikur të presësh frutat e mollës prej drurit të shelgut.
Feja islame është e aftë që t’i mbrojë njerëzit nga çdo amoralitet dhe vështirësi. Madje, pasi binden fesë islame, ata nxiten që të bëjnë vetëm vepra të mira.
Një popull që nuk e përjeton fenë islame përballet me vështirësi e telashe. Paramendoni burgjet dhe spitalet. Nëse njerëzit do ta praktikonin fenë islame nuk do të kishin rënë në këto telashe.
Feja islame kërkon nga njerëzit që të lidhen vetëm me të. Përveç fesë islame të tërë zinxhirët e lidhjeve të tjera janë të këputur. Domethënë, kush i është robëruar fesë islame, ai ka shpëtuar nga robëria e krijesave të tjera dhe ka shijuar lirinë më të madhe.
As bota e imagjinatës, as ëndrrat nuk mund të të dhurojnë kënaqësitë e fesë islame, madje as sa një grimcë në madhësinë e një atomi. Të tëra bukuritë, të tëra shijet, të gjitha kënaqësitë mund të plotësohen vetëm brenda fesë islame.
Kur thuhet “shërbim” kuptohet “shërbimi në fenë islame” dhe shërbimi më i madh është ta përjetosh fenë islame.
Feja islame është si një pallat dhe ai që del jashtë tij endet nëpër labirintet e devijimeve. Në këtë rast, fytyra e tij do të përlyhet me baltën e devijimit. Në këtë mënyrë, ai bëhet anëtar i një bote tjetër dhe jeton një jetë tjetër. Ai pranon një lloj mendimi njerëzor që bie në kundërshtim me moralin e njerëzimit. Mjerisht, tek ai nuk mbetet më kurrfarë vlere, as në jetën e kësaj dynjaje, e as në tjetrën.
Kush mund t’i zgjidhë problemet e matematikës, ai duhet ta falënderojë All-llahun sepse atij Ai ia ka dhuruar atë dhunti dhe ia ka përpunuar trurin. Falënderimi më i bukur është ta përjetosh fenë islame.
All-llahu, që e ka dërguar fenë islame, a mund t’i lejojë besimtarët që të futen në qorrsokakë dhe në rrugë të rrezikshme? A ka gjasa që molla e krimbur të mbetet në degë?
Jo të bashkohemi në injorancë e në dembellëk, por të bashkohemi në shkencë, teknikë dhe në moralin e fesë islame.
Të gjithë, pavarësisht nga raca, kombi, populli, shteti, puna e ngjyra, të gjitha duhet të bashkohen në fenë islame, sepse aty është shpëtimi.
Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 43 44 45 46 47 48 49 50 51 52 >>>