PËR ÇFARË QËLLIMI KEMI ARDHUR NË KËTË DYNJA?

Ne nuk kemi ardhur në këtë dynja për asgjë tjetër përveçse që t’i besojmë ekzistencës së All-llahut xh.sh dhe të ti bëje ibadet Atij.. Në këtë rast, njeriu duhet ta njohë All-llahun. Ai mund ta njohë Atë nga funksionet e Tij, që në arabisht i thonë “Marifetull-llah”. Edhe të krishterët i besojnë All-llahut, por ata gabojnë për funksionet e Tij. Kush do ta njohë Atë nga funksionet e Tij, le t’i qaset Kur’anit, haditheve të Pejgamberit a.s.m. dhe librit të universit. Për shembull, All-llahu është i Gjithëdijshëm dhe Mjeshtër për secilin send. Tani mendoni vetë, kush nuk di, kush nuk është mjeshtër, a mund ta krijojë këtë univers?!

Ajetet e All-llahut xh.sh. dhe hadithet e Pejgamberit a.s.m. janë komente që e shpjegojnë këtë univers. Kur i njohim funksionet e All-llahut, atëherë ne e duam Atë dhe lidhemi me Të. Kur njerëzit largohen nga harami dhe kur zbatojnë urdhrat e All-llahut, atëherë tek ta dalin në shesh shenjat e besimtarit të vërtetë.

Tani, a nuk është paturpësi e madhe ndaj All-llahut, kur ti vepron ato që All-llahu i ka ndaluar? Megjithatë, nuk duhet të harrojmë se All-llahu është edhe Gjithëfalës. Dera e pendimit tek Ai është gjithnjë e hapur. Kur pendohemi për mëkatet. duhet ta lajmërojmë All-llahut edhe me gojë, edhe me vepër, sepse All-llahu nuk ka krijuar ndonjë dobi në asnjë vepër që është haram.

        “Kush e njeh veten, Ai e njeh edhe All-llahun.” Sepse, Ai që na ka krijuar neve, Ai edhe e përpunon organizmin tonë. Çdo krijesë është një shkrim, një letër, një ode dhe një fragment i All-llahut xh.sh. Këto shkrime mund t’i lexojnë vetëm njerëzit.

Nëpër muze shëtisin edhe njerëzit edhe shpendët, por vetëm njerëzit sodisin dhe interesohen për çështjet antike. Shpendët nuk sodisin. Ata përpiqen të gjejnë diçka që ta hanë. Pra, edhe kjo botë është si një muze. Në këtë botë, ai që nuk i shikon krijesat e mrekullueshme dhe nuk e njeh Mjeshtrin e tyre, ai jeton si një shpend dhe vjen një ditë që ai mbaron e shkon. Por!!!

         Njeriu le t’i përkasë cilësdo fe apo komb, le t’i përkasë cilësdo racë, por nëse ai e merr shijen nga helmi i gënjeshtrës, ai jo vetëm që nuk do të lartësohet në shkallët e njerëzimit, por do të shkojë teposhtë hundë e buzë. Pra, logjika dhe mendja na pengon ta kundërshtojmë All-llahun xh.sh. dhe na detyron të besojmë dhe t’i zbatojmë urdhrat e Allahut të Madhëruar.

FEJA ISLAME

Kushtetuta e fesë islame është Kur’ani famëlartë i cili që prej 14 shekujsh ka mundur ta mbrojë freskinë e tij. Ngaqë është Ligji i botëkuptimit, i shpallur nga All-llahu xh.sh., ai ka mundur t’i përballojë nevojat e çdo shekulli dhe do t’i përballojë ato deri në ditën e Kiametit. Deri më tani janë bërë 350 000 librët vëllimesh të komentuar nga Kur’ani. Me këtë kuptohet se nuk mjafton vetëm përkthimi i Kur’anit, sepse ai ka zbritur dhe është kompletuar për 23 vjet. Jo të gjithë vetëm pakica mund të kenë dobi nga kuptimi i përkthimit të tij. Bile analfabetët e fesë, në shumë vende, mund të futen në dyshim, sepse çdo shekull ka pasur problemet e veta të veçanta, që të gjithave Kur’ani ua ka përgjigjur. Sepse që të përgjigje nevojave të shekullëve të ndryshme, nëpër Kur’an ka kuptime jo qarta, ato nuk jan farz por vaxhibe, Këto jan për t’i përballuar nevojat e ndryshme të çdo shekulli. Nga përkthimi i Kur’anit mund të kenë dobi dijetarët që e dinë plotësisht shkencët fetare që kan buruar nga Kur’ani.   

Fenë islame  duhet ta përhapim në çdo vend: në pazar, në treg, në tubime, në piknik, te burokratët etj…Feja islame nuk duhet të mbesë vetëm në vende të caktuara. Po mbeti, dënohet. Feja islame nuk është e atyre që qëndrojnë larg fesë dhe e atyre që e kritikojnë atë. Ne nuk duhet të harrojmë se kjo fe nuk është e njerëzve të këqij, por është feja e zotërinjve dhe zonjave.

Feja islame është një formë jetese. Ai që e feston ditëlindjen e Pejgamberit a.s.m. duhet të gëzohet sikur rijeton dhe rilind përsëri. Në këtë mënyrë, njeriu mund të zgjohet që ta  kuptojë idenë botërore.

Feja islame nuk zhduket, por çdo besimtar duhet ta pyesë vetveten: Si mund t’i shërbej unë fesë sime?

       All-llahu, që ka krijuar lulet, na e ka dërguar edhe fenë. Ata që mbështeten te feja islame janë si lulet. Ata janë të bukur në çdo kohë e në çdo vend dhe çdokush i do ata.

       Hetimet dhe zbulimet e shpjegojnë dhe e komentojnë fenë islame.

Ndërmjet besimtarëve mund të gjeni edhe fajtorë, por në fenë islame nuk ka asnjë grimcë faji e gabimi. Feja islame është e aftë që t’i përballojë nevojat e çdo shekulli.

Feja islame është fe e botëkuptimit. Ai musliman që duke përjetuar e ka ruajtur jetën e tij në këtë dynja, do të jetë i ruajtur dhe i shpëtuar edhe në ahiret.

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 43 44 45 46 47 48 49 50 51 52 >>>