ÇFARË ËSHTË VDEKJA?

Thonë: i erdhi çasti i vdekjes dhe vdiq,
Mos mendo se humbi dhe u bë hiç.

Vëllai im u sëmur, vdiq dhe shkoi,
A ishte i devotshëm, apo mohoi?

Për besimtarin vdekja është një çlirim,
Kurse për mohuesin fillim për ndëshkim.

Varri për çdo njeri dera e përjetësisë,
Aty bëhet vendtubimi i njerëzisë.

Pas vdekjes do të japim llogarinë e jetës,
Në të, cilin secili jep hesapin e vetvetes.

Besimtarin vdekja e shpëton nga xhehennemi,
Dhe e përfiton kënaqësinë tek xhenneti.

Në xhennet besimtari përjeton lumturi,
Mendja s’e ka imagjinuar një të tillë kënaqësi.

Në xhennet rinia nuk soset asnjëherë,
Rehati, kënaqësi dhe shëndet përherë.

Shpejtësia e lëvizjes aty si imagjinata,
Në xhennet asnjëherë nuk bëhet nata.

Këtu, nëse nga mëkatet janë mbrojtur të rinjtë,
Atje, ata i presin shumë vajza - “hyritë”.

Në xhenet, kur fruta i kërkon drurit frutor,
Në çast ta sjell si ndonjë shërbëtor.

Në këtë jetë nëse ke mbjellë ndonjë mirësi,
Atje patjetër ke për ta korrur, pa fare vështirësi.

Lumturia e njëmijë vjetëve të kësaj jete,
Nuk barazohet as me një orë në xhennete.

I mjeri ai që këtu ka humbur provimin,
Në zjarr do ta vuajë ashpër ndëshkimin.

Në këtë jetë zjarrin s’ke prekë me dorë,
Atje, trupi yt nazik do të ndizet me zor.