MIRËSITË E ALL-LLAHUT

Në qiell ka vendosur diellin madhështor,
Që të na pjekë grurin, një ditë me e korr.

Ai ne na nxeh që të mos mërdhijmë,
Por jo edhe tepër, që të mos shkrijmë.

Bota sillet rreth diellit, që të formohen stinët,
Të bëhet pranvera e vera, që të rriten bimët.

Kur sillet rreth vetes bëhet nata dhe dita,
Këtë All-llahu e rrotullon prej miliona vitesh.

E krijoi lopën si fabrikë për qumësht,
Për ta mjelë atë – kashta thjesht një kusht.

Jo vetëm fabrika e qumështit, por edhe viçi,
Vëmë re se materia e tyre është nga hiçi.

Prej lopës kos e dhallë, djathë edhe të tjera,
Vlera e tyre dihet më mirë kur afrohet vera.

Lule e trëndafila me erë shumë të këndshme,
Nga dheu i thjeshtë, pjeshkën e shijshme.

Oksigjenin All-llahu na afroi tek hunda,
Në gjithësi nuk ka asnjë send logjikës kundra.

Pyllin e mbushi me dru, lumenjtë me ujë.
Mua - mend e duar, që po mund të shkruaj.

Që të na shuajë etjen, shalqirin e krijoi në verë,
Edhe pjeprin e krijoi me shije dhe me erë.

Pasuria nëntokësore depozituar për njerëz,
Me miniera shumëllojshme për shumë breza.

Qymyr, naftë, gaz natyror dhe hekur,
Burime shumëllojshme që s`mbarohen kurrë.

Mishi i deles dhe i qengjit për ne hallall,
Hallallët janë më tepër, a nuk i sheh vallë?

Pra, s’duhet të pranojmë ato që s’janë lejuar,
Na mjaftojnë ato që për ne janë parashtruar.

Përparojmë kur s’i besojmë mendimit natyralist,
Kur refuzojmë traditat e imponuara që janë pis.

Ne me sinqeritet duhet t’i përkulemi Kur’anit,
Ligji i All-llahut fare nuk i ngjan ligjit të tiranit.

Kur’ani – kushtetutë e ligj për frytin e universit,
I Cili shumë njeriun e shpëton prej stresit.

O vëlla! Falënderoje Bamirësin Mëshirëplotë,
Mirësia e të Cilit s’të vjen pikë-pikë, por e plotë.