ÇKA NA DHA FEJA

A menduam feja islame ne si na rriti?
Aq shumë, askush s’ka menduar e s’priti.
Feja shqiptarët i ka bë me vlerë botëkuptimi,
Ajo, për njerëzit, është shkak i mirë shpëtimi.
Nga turpi s’kanë pranuar regjistrimin e banorëve,
Që të huajt të mos mësojnë emrat e femrave.

Gjyshet tona kanë qenë me çarçaf e me perçe,
Ato burri s’ka mundur t’i shohë me sy të keq.

Besën e shqiptarit e njeh i gjithë njerëzimi.
Kjo për ne, deri dje, ka qenë një shkak gëzimi.

Kur shqiptari e jepte fjalën, ajo ka qenë argument,
Për të më s’ka pasur nevojë te noteri për senet.

Shqiptarëve besimtarë iu ka rrjedhë mbarësi,
Kemi bart cilësitë e lavdit pa fare ndyrësi.

Mikpritja e shqiptarëve ka qenë me nam,
Por, edhe nderi e respekti ynë me famë.

Paraqitja ndaj miqve me fytyrë qeshje,
Ndaj fqinjit e farefisi si model mirësjellje.

Mjerisht i humbëm këto virtyte të bukura,
Nga morali e virtytet e mira mbetëm fukara.

Duke imituar armiqtë e humbëm tërësisht,
Nuk u morëm teknikën, por amoralitetin krejtësisht.

Femrat tona u zhveshën dhe po shkëlqejnë,
Që të ndjellin epshet e meshkujve e që t’iu pëlqejnë.

Prindërit duke mos u dalë zot fëmijëve të tyre,
Çfarë halli i ka zënë fëmijët, dil në rrugë e këqyre.

Me peshoren e fesë islame meritojmë dënimin,
Të pendohemi, që të mos e kemi zjarrin vendbanim.