O ZOT!

serevent inhaler dose

serevent side effects online

lexapro pregnancy first trimester

lexapro and pregnancy

viagra recenze

viagra diskuze

amitriptyline for pain

amitriptyline 10mg
O Zot! Bëji vëllezërit që të përhapin dashamirësinë,
Që të mos copëtohen mes vete duke përhapur armiqësinë.

O Zot! Bëji shqiptarët që të gjejnë virtytet e humbura,
Që të mos vazhdojnë jetën duke vepruar krijimit kundra.

O Zot! Bëji vëllezërit të mos e shpenzojnë moshën kot,
Sepse është shumë gabim të mendojnë vetëm për sot.

O Zot! Bëj që tanët të fitojnë lumturinë e të dy jetëve,
Dhe në këtë jetë të shpëtojnë nga ndëshkimi i të tjerëve.

O Zot! Bëji vëllezërit që të shpëtojnë nga ateizmi,
Të mos harrojnë se vetëm Islami është shkak shpëtimi.

O Zot! Mësoju tanëve shkakun e ardhjes në këtë botë,
Duke u kujdesur të mendojnë ‘njeri’ çka do të thotë.

O Zot! Bëji vëllezërit ta ndiejnë nevojën e bashkimit,
Duke vënë re se ai është shkaku më i madh i shpëtimit.

O Zot! Bëji shqiptarët që t’iu përulen urdhrave të fesë,
Që të fitojnë ndaj të gjithë botës respekt dhe besë.

O Zot! Bëji vëllezërit që të zotërojnë besim të fortë
Për ta zotëruar atë mos ta kalojnë kohën kot.

O Zot! Bëji shqiptarët që të gjejnë Krijuesin e vet,
Që të mos u përulen krijesave dhe të jenë të qetë.

O Zot! Shpëtoji vëllezërit nga ndëshkimi i armiqve,
Të ndjekin rrugën Tënde që i çon pas shpëtimeve.

O Zot! Zgjoji shqiptarët që të mos harrojnë vdekjen,
Ajo është shkaku i zgjimit për të vlerësuar përpjekjen.

O Zot! Zgjoji vëllezërit shqiptarë që të gjejnë rrugën,
Që të mos harrojnë se kush ua sjell atyre bukën.

O Zot! Zgjoji vëllezërit tanë që të bëhen besimtarë,
Përndryshe nuk vlen jeta, vetëm se është një barrë.

O Zot! Mundësoju vëllezërve tanë që të bëhen të sjellshëm,
Duke u zgjuar, të mos mbesin vonë, të bëhen të hershëm.

O All-llah! Bëji vëllezërit që të fitojnë mirësinë Tënde,
Duke u mbështetur tek Ti, të mos adhurojnë të tjera sende.

O All-llah! Bëna të bashkohemi me besim në një Zot,
Për ndryshe nuk vlen jeta, tërë përpjekjet shkojnë kot.