Veprat e Abdylkadrit dhe disa tj
- NJERIU QË KËRKON VETVETEN -2
- NJERIU QË KËRKON VETVETEN -1
- ATOMI
- RRETH NJERIUT
- PSE I BESOJN ALL-LLAHUT 50 PROFESORET E FAMSHEMTE EUROPES
- PËRGJIJGE PYETJEVE MATERJALISTE
- NJË JETË TJETËR
- DRITA E MENDJES
- ÇËSHTJET JETSORE
- AFORIZMA TË ÇMUAR
Poezitë: PERLAT E ZEMRËS të Abdylkadrit
- O ZOT!
- FUQIA E ZOTIT
- ÇFARË ËSHTË KUR`ANI?
- MUHAMMEDI (a.s.m.)
- VËLLAZËRIMI
- PUNO!
- SHPRESA
- LIBRAT
- O DJALË I RI!
- O NJERI!
- VËLLEZËR SHQIPTARË
- MOTRA IME FISNIKE
- VËLLEZËR TË DASHUR
- NËNAVE TË MIA FISNIKE
- KULTURA
Online Sayaç
PERSONALITETI I CILI SHPIRTËRISHT E MBAJTI GJALLË LUGINËN E
MORAVICËS
Dijetari i famshëm i denjë i fisit Ahmedi,
Myderriz i shquar, zotëri Hafëz Nexhati.
U bë hafiz në moshën dhjetëvjeçare,
Kur’anin lexonte shpejt, pa gabuar fare.
Më pas studioi tek Ataullah Hoxha në Shkup,
Duke hequr vështirësi, kohën fare pa humb.
Në Ballkan me zë, shkoi në Meddah medresenë,
Me të gjithë shkencat e saj e studioi fenë.
Që të hipte në majën e shkencave fetare,
Studioi me vështirësi, pa e braktisur fare.
Myderrizi i nderuar vepronte për All-llah,
Pa dyshim, atje do të shpërblehet InshaAllah.
Dymbëdhjetë vite në Shkup, edhe në Ez’her një vjet,
I mbaroi shkencat e fesë, të tëra gjashtëmbëdhjetë.
Kështu, Hoxha arriti në kulmin e dijes,
Shumë të tjerë nuk mund t’i afrohen hijes.
Edukimi i familjes për të një themel i fortë,
Pa edukim familjar, fare nuk arrihet dot.
Babai i tij, Myderrizi famshëm, Hafëz Ali
Gjurmën e babës, patjetër, do të pasojë djali.
Hoxha me moral e modesti në kulm dhe plot dije,
Hijeshuar me virtyte të bukura që i kishin hije.
Në rrethin e Moravicës Hafëz Nexhati,
Për popullin një jorgan dhe mbrojte si çati.
Mësimet e tij për popullin, mbrojtje nga armiqtë,
Bile edhe nga ata që ishin kriptokomunistë.
Ata përpiqeshin të bënin popullin pa besim,
Për ta mbrojtur duhet kontribuar, e jo vendqëndrim.
Ky personalitet, në kohën më të vështirë,
Vendosi për Islamin, veten e tij ta shkrijë.
Jo me hap xhaminë për fitime materiale,
Pasi një gjë e tillë nuk është fare reale.
Sepse hoxhllëku është që të fitosh shumë sevap,
E jo në jetën tjetër të ndëshkohesh, duke dhënë hesap
Hoxha shtëpinë e bëri shkollë për arsim fetar,
Që nga populli i tij të dalin ca dijetarë.
Filluan të dalin nxënës e hoxhallarë,
Populli që të mos humb rrugën e mbarë.
Nga kokat e njerëzve që të fshijë mohimin,
Në zemrat e popullit t’ua mbjellë besimin.
Sinqeriteti i tij dhe babait të tij Hafëz Ali,
All-llahu ua bëri mbrojtje myftinë Demir Ali.
Myftija i tha hoxhës vazhdoni në të fshehtë,
Mos u trembni aspak se për ju unë jam shtet.
Vendet e tjera mbetën pa dije e shkretë,
E Hafëz Nexhatisë myftija ia mësoi kushtet.
Njerëzit e ditur janë shpresa e ardhshmërisë,
Ajo pasuri fitohet në kohën e rinisë.
Për të arritur, gjithnjë duhet studiuar,
Për të jetuar pranverën duhet kultivuar.
Emri i tij: Nexhati - ka kuptim ‘shpëtim’,
Efendiu gjithnjë thoshte feja do zbatim.
Që ta shpëtojë popullin nga zjarri i ferrit,
Kontribontepër popullin të shpëtojnë prej territ.
Hoxhë efendija nxori shumë hoxhallarë,
Nga zemra e popullit mohimin për të larë.
Mulla Ruzhdinë e mulla Nazminë e Rovicës,
Mulla Ramadanin edhe Mulla Fejzën e Gerës.
Mulla Vaxhidin e mulla Muslinë e Letovicës,
Mulla Hysenin e mulla Avninë e Preshevës.
Mulla Rustën dhe Hafëz Zihninë e ndjerë,
Nuk janë vetëm këta, por ka edhe shumë të tjerë.
Hafëz Nexhatija këta i armatosi me dije,
Më pas ligjërata e tyre vazhdoi deri në vdekje.
Hoxhë i nderuar fle rehat në xhennetul Firdevs,
Edhe fisi yt të pason ty, nuk shkon pas veseve.
Nexhatija e vogël do të përfaqësojë gjyshin,
Ai këndon Kur’an rrjedhshëm dhe e pason fisin.
O Allah me mëshirën Tënde, deri në Kiamet
Ndihmoji fisit të Hafëz Nexhati Efendiut të ndjerë.
Amin, thumme Amin.