LIRIA

Liria është një mirësi për të kulturuarin,
Por tradhtarët atë shumë keq e përdorin.

Tek ata liria e demokracia mbesin në teori,
Se ata janë me dy fytyra, nuk kanë burrëri.

Me intriga të ndryshme na i morën të drejtat,
Na okupojnë vendet na i plaçkitën sendet.

Sepse materialisti gjithnjë egon e adhuron,
Kur ta arrijë qëllimin, negativin na i tregon.

O Zot shpëtona nga dëmi i materialistëve,
Që të lirohemi nga zgjedha e egoistëve.

Që ta fitojmë lirinë e pastër të fesë hyjnore,
Të shpëtojmë edhe nga veset e këqija shtazore.

Ta përjetojmë fenë e vërtetë të botëkuptimit,
Që të arrijmë në majën e kulturës së shpëtimit.

Nën maskën e drejtësisë të mos bëjmë dhunë,
Duke i kundërshtuar Zotit të mos bëjmë punë.

Se feja i edukon të rinjtë, i ndalon nga dhuna,
I shtyn t’i nderojnë pleqtë, e të vrapojnë nga puna.

Femrat i largon nga turpi që ta mbrojnë nderin,
Të mos ecin zhveshur, e të mos sulmojnë tjetrin.

Islami mirësi e madhe, lehtë për t’u zbatuar,
Duhet vepruar, me lumturinë për t’u përballuar.

O vëlla, liria e duhur është në fenë islame,
Aty ku çdo gjë është thurur si muslimane.

Iu është zbritur njerëzve që t’ua garantojë jetën,
Ta përjetojnë xhennetin, kur të ikin në tjetrën.