O BIJTË E BESIMTARËVE SHQIPTARË

Që moti tradhtarët janë duke na sulmuar,
Duke zhveshur motrat për të na pushtuar.

Na ndanë nga rruga, na futën në udhë dhish,
Edhe sëmundja e keqe kaq shumë s’të prishë.

Ndërsa feja i shpëtoi femrat nga poshtërsia,
Ajo është shkak shpëtimi nga vështirësia.

Ligji i Kur’anit muslimanëve i doli zot,
Të tjera ligje që formohen janë gafë e kotë.

Feja nga syri i keq, vajzën e fshehu nën perde,
Si xhevahirin në kuti, që të mos mbash derte.

Ne motrat tona me përkushtim t’i mbrojmë,
Se nga All-llahu i kemi, janë amaneti jonë.

Nuk është mirë ato të hynë në çdo vend,
Është gjë morali që ndikohet nga çdo send.

O motër, mos ma kupto keq këtë porosi,
Se dua të jesh e pastër si qelibar pa ndyrësi.

Mbështetu te Zoti që të përjetosh lumturinë,
Që të mos vuash ndëshkime nëpër terrinë.

Kurrë mos t’i përngjash lakuriqëve feministë,
Se ata nuk besojnë, janë nga rrënja ateistë.

Se stërgjyshërit tanë kanë vdekur për nderin,
Për të mbrojtur virtytet e mira kanë dhënë jetën.