MEDITIM

Njeriun e ka lartësuar mendja dhe logjika,
Që t’i gjykojë veprimet me vetëdijen që ka.

Kur e përdor mendjen meriton lumturinë,
Lartësohesh në dritë, nuk mbetesh në terrinë.

Me atë mund të ndash të keqen nga e mira,
Ta parapëlqesh të bukurën nga e vështira.

Vazhdoje jetën me përkushtim e shpresë,
Që të arrish qëllimin e mirë para se të vdesësh.

Mendja të paktën e dallon nga e shumta,
E përjetshmja vlen më shumë se kjo e shkurta.

Logjika për njeriun është shkak lartësimi,
Mban cilësitë e larta të shumë lloj shërbimi.

O vëlla, mos adhuro gjërat e përkohshme,
Përpiqu e merito kënaqësinë e përjetshme.

Ta përfundosh jetën me fytyrë të bardhë,
Të çlirohesh nga vende të thurur me gardh.

Po që se do, të mos vuash torturën e ferrit.
Në këtë jetë kurrë mos u bë vegla e sherrit,

Përpiqu dhe përjeto kulmin e besimit,
Në jetën tjetër do të festosh shpërblimin.

Rezultatin asnjë send s’ta jep sa meditimi,
Për njeriun ky është një shkak shpëtimi.