FALËNDERIMI

Bamirësi gjithmonë pret falënderim,
Që të vazhdojnë mirësitë, ai është burim.

Vlera e falënderimit dihet shumë mirë,
Besimtari fenë e tij kur e zbaton pa firë.

Tërë mirësitë burojnë nga Ai Fuqiploti,
Se njeriu as për nevojat nuk është i zoti.

Falëndero Zotin tënd duke e mirënjohur,
Se Ai të ka krijuar në shkallën e përsosur.

Për të parë bukuritë, Ai të ka dhënë sytë,
Se në vlerën e njeriut nuk është kush i dytë.

Çështjet vlerësohen kur mbetesh pa to,
Kurse i mençuri i vlerëson kur i ka ato.

Falëndero Atë se je në gradën më të lartë,
Për shëndetin e trupit dhe për bletën me mjaltë.

Me dorën e kafshëve Ai qumësht të solli,
Nga toka e dendur shumë mirësi të solli.

Ke pasur mundësi të bëhesh një ferrë në pyll,
Nuk i sheh të vërtetat, sepse sytë i ke mbyll.

Ti me çfarë merite e more këtë gjendje,
Me cilin kontribut dhe me çfarë endje?

Vallë të jesh njeri, kërkesë mos ke shkruar,
Apo me dëshirën tënde ti je kompletuar?

Falëndero vëlla se je musliman shqiptar,
Që të shpëtosh nga ferri adhuro si fetar.