GJENDJA E BESIMTARIT DHE E MOHUESIT

Besimtari, duke vepruar në këtë jetë,
Përpjekjet në jetën tjetër i mbështet.

Duke vrapuar pas interesave materiale,
S’harron se nga bota një ditë do të dalë.

Beson se këto arte nuk janë pa Mjeshtër,
Logjika e gjen mjeshtrin e artit patjetër.

Beson se natyra s’mund t’i krijojë dot,
Sepse Revelatat Hyjnore nuk janë kot.

Në këtë botë vetëm njeriu mban logjikë,
Edhe ai nga hiçi asgjë s’mund të shpikë.

Zoti e krijoi pranverën me shumë ngjyra,
Mosbesimtari thotë se ato i krijoi natyra.

Shpifin se babai ynë ka qenë majmun,
Me këtë mendim, realitetin e harruan.

Përralla e tyre, gjoja majmunit i ra bishti,
Mashtruan shumë njerëz rreth këtij afishi.

Ky është material për njerëz materialistë,
Zoti i këtyre fjalëve janë disa ateistë.

Ato ne na shtyjnë që ta mohojmë mendjen,
Edhe logjikës sonë t`ia ndërrojmë gjendjen.

Thonë pa e parë me sy mos beso Mjeshtrin,
Ato natyra i ka krijuar, mos mendo për tjetrin.

Mendojnë se s’ka llogari, njeriu nuk ngjallet.
Vëlla mos beso se, patjetër mahsheri shpallet.

Kush beson se prej një qelize o kriju më parë,
Për atë krijimi i dytë nuk është një barrë.

Thonë: mohoji shpërblimet përrallore,
Që të mendosh si fëmijë në moshën madhore.

Jo vëlla, të gjitha shijet e tyre janë me helm,
Se një ditë Azraili atyre i bie me shqelm.

Ne plotësisht zëmë besë për Krijuesin tonë,
Nuk marrim parasysh ata se çfarë na thonë.

Në këtë jetë do të jetojmë me plot shpresë,
Më pas InshaAll-llah shkojmë në xhennetul firdeus.