KUR’ANI FAMËLARTË

Kur’ani ua tregon rrugën e të gjithë njerëzve,
Jo vetëm besimtarëve por edhe të tjerëve.

Kur’ani na përmirëson dynjanë dhe ahiretin,
Me parimet e Tij mund të fitojmë xhennetin.

Ai i nxjerr në dritë njerëzit që janë në errësirë,
Vetëm me Këtë njerëzit jetojnë të qetë e të lirë,

Kur’ani famëlartë ua drejton udhën e rrugaçëve,
Vetëm ky Libër ua ndalon vjedhjen kusarëve.

Me këtë Libër arrihet drejt horizonteve të larta,
Ky i ndan njerëzit e këqij nga ata të artë.

Ky është Libri që njerëzit i detyron të mendojnë,
Kur’ani është Libri që nuk lejon Atë ta sundojnë.

Ky është Libri që e shndritë tokën edhe qiellin,
Vetëm Ky është që mohuesve ua fik diellin.

Gjykimi i këtij Libri nuk soset asnjëherë,
Drita e këtij Libri nuk mbaron kurrnjëherë.

Nga ky Libër njerëzit kanë marrë moral të mirë,
Kush largohet nga Ky, jetën e ka të vështirë.

Nga ky Libër për njerëzimin rrjedh lumturi,
Prej këtij Libri marrin ushqimin plak apo i ri.

Ky Libër na ka prodhuar kulturën e vërtetë,
Kush Këtë ligj pranon, ai mund të jetoje i qetë.

Në këtë Libër thuhet: përqafohuni mes vete,
Në këtë mënyrë mund të largohemi nga dertet.

Ky është Libri që mes njerëzve mërinë e ndalon,
Ky Libër ne na urdhëron paqen dhe na pajton,

Ky Libër na urdhëron ta adhurojmë Krijuesin,
Me këtë njerëzit arrijnë lumturinë që presin.

Ky libër i pajton armiqtë dhe i bën ata miq,
Idetë e tjera për njeriun vetëm se janë fikë.

Megjithëse sot kundërshtarët u shumëzuan,
Duke u pajtuar me veset e këqija u shndërruan.

Por do të vijë dita dhe ata do të mbarojnë.
Ditën që do ta japin llogarinë të mos harrojnë.