BESIMTARI DUHET TE ZGJOHET

O vëlla musliman, qëndro e mos e humb rrugën,
Kur përpiqesh që ta ushqesh shpirtin, mbushe lugën.

Sepse në këtë kohë që të shpëtosh nga armiqtë,
Ke nevojë që ta marrësh ushqimin e shpirtit.

Se sot po jetojmë në kohën e vështirë të fundit,
Hapi sytë që të mos biesh nën goditjen e këndit.

Nga dëmi i kësaj kohe njerëzit janë frikësuar,
Aman, të mos përballemi me to, janë trishtuar,

Koha është që dashamirët janë bërë armik,
Më i afërmi pa u tërhequr të mbyt me thikë

Ka mundësi që motra jote t’i ngjasojë të huajit,
Po na pinë intrigat e huaja si lëngun e çajit.

Ne, të zgjohemi e ta dimë se kush është mik
Se, sot, në formën e mikut, ka shumë armiq.

Mjaft, mos mendimi edhe pakujdesia për ne,
Muslimani duhet me qenë si në pusi që nuk fle.

Shkaku i zhdukjes sonë është mos studimi,
Të bëhemi trima dhe të mos qëndrojmë si fëmijë.

Kur studiojmë shkencën së bashku me fenë,
Kështu punët shkojnë në rregull, çarje nuk lënë.

Sepse njeriu mbanë shumë shqisa shpirtërore.
Shkujdesja ndaj këtyre është torturë parësore.

Mos harro se All-llahu të ka hipur në kulm,
Të ka pajisur që të mbrohesh nga çdo sulm.

Je i detyruar me çdo vepër të bëhesh model,
Përndryshe hyn nëpër rrugë qorre që nuk del.

Përpiqu e jepe hakun e krijimit të njerëzimit.
Në këtë mënyrë mund të gjesh derën e shpëtimit.