HIPOKRITI

Keq na shkatërroi një dorë që fare nuk duket,
Duke na sulmuar, na ndërroi traditat dhe huqet.

Të këqijat i mbuloi, të mirët na parashtroi,
Ato sende që nuk realizohen, ne na premtoi.

Në rastin që na tmerron, thotë unë ju shpëtoj,
Kur na godas ashpër, thotë se unë ju kuroj.

Na shtyri të bëjmë tërë veprat e këqija,
Te askush nuk mbeti nderi, as tek djali, as tek bija.

I fshiu virtytet e mira që më parë kemi pasur,
Na thotë ju mjaftojnë ato që, në të keni hasur.

Të gjitha veprat e turpshme na shtyri ti bëjmë,
Kurse tërë traditat e mira na detyroj t’i largojmë.

Na thotë: “Mos i besoni asaj që nuk e shihni vetë”,
Këtu keni ardhur për t’u kënaqur, jetoni pa dert.

Mos mendoni fare ato sende që ju shqetësojnë,
Se ja u prishin shijen dhe shumë keq ju dëmtojnë.

Dëfre e kërce, se një ditë do të zhdukesh,
Po qe se këtu nuk kënaqesh tërësisht humbesh.

Mos mendo vdekjen se ta humb shijen e jetës,
Vetëm njëherë këtu ke ardhur e dili zot vetes.

O armik që je shtjelluar në formën e mikut,
Që po na godet mu në zemër me majën e thikës.

Së pari, nga rruga hiqe vdekjen që rri si kuçedër,
Ty a nuk të punon logjika që të flasësh diçka tjetër?

O tradhtar, dil në shesh që të shohim se kush je,
Dil përse nuk del, se ne duam të shohim se ku je.

Mos harro fare një ditë do të dalësh në shesh,
Pa dhënë llogarinë e jetës nuk mund të mbetesh.

O vëlla! Mos dëgjo atë se këtu ke ardhur me një qëllim,
Ti je i detyruar me shumë lloj vepra dhe mësim.

Patjetër një ditë nga ky batak ke për të shkuar,
Për tërë veprimet e tua, Ai ka për të gjykuar.

Zgjohu e mendo vdekjen e atë mos e harro kurrë,
E kur të vijë gjykimi të qëndrosh si burrë.

Sepse njeriun e zgjuar ajo vdekja tepër e vret,
Atë duke pasur para nuk mund të qëndrosh i qetë.

Këtu mirë i kuptuam vështirësitë e hipokritit,
Të këqijat e tij janë shumë më keq se të ateistit.