ZGJOHUNI!

Arritëm në një kohë shumë të vështirë që s’tregohet
Muslimanit i ka rënë një sëmundje që fare s’kurohet.

Nga dora po na ikën pasuria e madhe e shpëtimit,
Or, vëllezër kujdesuni për shprehjet e udhëzimit.

U pakësuan ata njerëz që e shohin këtë rrezik,
Pakujdesia e muslimanëve na e solli këtë frikë.

Sot nuk mjafton të mendosh vetëm për vete,
Çfarë bëhen këta fëmijë në rrugë që i hidhe?

Fare pa u menduar, fëmijën e pafajshëm po e djeg,
Që t’i shpëtosh ata duhet të gjesh shok e kolegë.

Me mëshirë paraqitu fëmijëve që t’i shkollosh,
Me moralin e fesë, ato perla t’i edukosh.

Për popullin ata janë shpresa e ardhmërisë,
Dije se ata do ta valëvitin flamurin e lirisë.

Që ta ndalojmë mohimin, nuk i bëmë pengesë,
Ardhmërinë e kemi humbur, mos pritni sukses.

Mos kërko moral në edukimin e shkollave laike,
Interesohu për fëmijën po qe se do mos ta fikësh.

Dikush edhe pajtohet me vështirësitë shpirtërore,
Mund të lëvizë me pakujdesi si në rrugën qorre.

Por kush është i zgjuar do t’i japë shumë rëndësi,
Si ka mundësi fëmijëve të mos u dalë zot me kujdes?

Nuk mundemi t`i marrim hakun atij që u bë shkak,
Që i zhveshi vajzat tona e i hodhi në sokak.

O udhëzuesit e besimtarëve, o shtresa e ndritur!
Mjaft më pakujdesi, mendoni për kë jeni ngjitur.

Sot armiku po na sulmon me intriga të ndryshme,
Që të zgjohemi, për ne shumë është e vyeshme.

Shih me sa financime i ndihmojnë mohimit,
Ti sa shpenzon në rrugën e Kur’anit dhe besimit?

A nuk po shihni se kemi mbetur me duar boshë?
Nuk po njihet miku e armiku, jemi bërë shoshë.

Mos me ankthe, mbaju idesë e qëndro si burrë,
Kur lëviz në rrugën e drejtë, mos u tremb kurrë,

Përjetoje fenë islame, mos e merr nëpër këmbë fenë,
I mjeri ai që pa menduar, ligjin e All-llahut e thyen.

Lidhju e lutju Atij që të ka krijuar nga asgjëja.
O vëlla dëgjo mirë! Nuk ka shkak shpëtimi si feja.

Pra, qëndro fort e mos e humb shpresën asnjëherë,
Feja të shpëton, nuk të lë të digjesh në ferr.