LIDHU PËR FENË E VËRTETË

All-llahu të ka dhënë syrin për të parë,
Të ishe pa veshë, atëherë si dhe çfarë?

Po të ishe pa mend si ndonjë budallë,
A e di se ku do kishe rënë dhe në çfarë hall?

Shihe diellin e yjet ku e si rrotullohen.
Pa bërë aksident, në kozmos si qarkullohen.

Duke jetuar në secilin ndodhi që ke hasur,
Për secilën ngjarje e sprovë që ke pasur.

Ka nevojë të konstatosh ato kush t’i çon,
Po qe se nuk mund të njohësh, kot vrapon.

Po të pyesin vogëlushët kush i ushqen
Ai i ushqen ato edhe meqenë macë apo qen

Për çdo gjë mund të marrësh përgjigjen e duhur,
Në librin e universit shumë qartë është shkruar.

Dëgjo ligjëratën e çdo krijese të paracaktuar,
Janë të All-llahut të Pashoq e të Lartëmadhëruar.

Kur mendon mund t’i zgjedhësh problemet,
Edhe mund të shpëtosh nga thashethemet?

Pandërprerë puno, lexo, studio dhe përparo,
Ja disa çështje jetësore, ato kurrë mos i harro.

Duke u bindur, lidhe veten me fenë e All-llahut,
Kurrë mos u mashtro nga tradhtarët e shkaut.

Fruta e Universit shumë duhet të mendojë,
Bulevardin e drejtë pa thyer që të vazhdojë.

Ne All-llahun na e tregojnë shumë argumente,
Gjeje Atë që të shpëtosh nga të tjera sende.

Tani janë shumëzuar ateistet e mohimtarët.
Me shumë lloj tradhti pi ngadhnjejn besimtarët.

Kurse mohimi nuk ka vend në shkencë e dije,
Mjeshtërinë e artit të mohosh nuk të ka hije.

Nëse ke mund të mësosh ndonjë grimcë dije,
Po qe se nga njerëzimi ke marrë një fije.

Çështjet kurrë mos i shqyrto me paragjykim,
Me to nga e vërteta s’mund të marrësh mësim.

O besimtar, shumë mendo e kujdesu mirë,
Mos u largo nga feja se punën e ke vështirë.