FEJA ISLAME DHE MOHIMI

Bota e lumtur e ndërgjegjes është feja
Në qoftë se do të kënaqesh edhe ti eja.

Po qe se nga feja ke mundur të marrësh shije,
Më nuk e lejon të dalë nga dora asnjë fije.

Duhet me entuziazëm ta mbrojmë atë,
Sepse ajo ne na lartëson, shumë lart. .

Në zemër kush nuk e ndien këtë kënaqësi,
Zemra e tij është mbushur me ndyrësi.

Dhe vazhdon jetën duke u dehur me alkool,
Më pas i shqetëson të tjerët, jeton duke u koll.

Që të harrojë vdekjen ndien nevojë të pijë,
Kurse vdekjen e ka para, prap s’mund të marrë shije.

Ai adhuron vetëm veset dhe interesin.
Në këtë rast, të tjerët prej tij çfarë mund të presin?

I ka dalë tymi moralit të këtyre amoralistëve,
Bile më shumë se meshkujve gjinisë femërore.

Duke u mashtruar nga imponimet e armiqve
Janë larguar nga dashamirët dhe prej dobive.

Kanë marrë edukimin e filozofëve materialistë
Shumica e femrave u bënë nga një feministe.

Po vëlla, në këtë kohë shumica janë ndyrosur,
Përveç fesë, me shumë ngjyra janë ngjyrosur.

Jetojnë si materialistë duke mos menduar vdekjen,
Për t’i plotësuar dëshirat ditë e natë përpiqen.

Pas vdekjes detyrohen të shkojnë para Krijuesit,
Pas ringjalljes çdokush shkon para gjykatësit.

Që ta japë llogarinë e jetës së përkohshme,
Rezultati: shpërblim apo torturë e ndëshkime.