TRADHTARËT NUK QËNDROJNË BOSH

O ju që mashtroheni nga tradhtarët e huaj,
A nuk ju mjaftojnë traditat e mira tuaja?

Mos, se ata përpiqen të na fusin përçarjen,
Që të humbim vëllazërimin e të pëlqejmë ndarjen.

Përmbi ne sulmojnë si vërshime të tmerrshme,
Gjithjënjë na imponojnë sjellje të pahijshme.

Për ta, shkak i suksesit janë pakujdesitë tona,
Pendimin pas kohe vetëm ndëshkimi e shlyen.

Na shtynë të bëhemi egoistë e të themi ‘unë’,
Kanë gjetur popullin që po hesht e s’po bën zhurmë.

Këta janë ata që na sulmojnë ne si kuçedra.
Duke na sulmuar po na ndajnë nga njëri-tjetri,

E humbëm mëshirën që më parë kemi pasur,
Nuk dimë më tutje se në çfarë do të jemi duke hasur.

Atyre u ndihmoi që besimtarët mbetën pa dije,
Braktisën hallallin, nga harami po marrin shije.

Në këtë rast, atdheut kush mund t’i dalë zot?
Jobesimtarët s’e mbrojnë atdheun, shpresën e ke kot.

Se ata edhe vëllanë e tyre e duan vetëm për sot,
Prandaj prej tyre asnjë sakrificë s’e presim dot.

Ata janë shkak që tek ne nuk mbeti respekt,
Veprat e tyre dolën në shesh, nuk mbetën sekret.

Në këtë rast, shkuan e humbëm traditat e mira,
Mbetëm pa moral të mirë, tani na pason e liga.

O vëlla, dilu zot traditave të tua kombëtare,
Sepse ato janë gatuar me brumin fetar.

Besimtari e mbron atdheun nga armiqtë e ndytë,
Ata janë të pamëshirshëm, a s’po na shohin sytë?

Gjithnjë besimdrejti atdheut të tij i ka dalë zot,
Luftërat me armiqtë, a s’e vërtetojnë këtë dot?