MOTRAT E MIA

Motrat e mia simbol për gjininë femërore,
Kujdesen që të mos jepen pas jetës shtazore.

Përmbajuni idesë suaj të lartë të shpëtimit,
Që të jetoni pastër, ngjituni fort besimit.

Kurrë mos iu ngjasoni shoqeve jonormale,
Se mund të përballoheni me shumë halle.

Motrat e mia, që jeni nga fisi i ndershëm,
Mbuloni trupin e kurrë mos ecni zhveshur.

Se motrave të mia u takon të turpërohen,
Ndaj meshkujve të huaj duhet të mbulohen.

Përndryshe, jeta e tyre kalon nëpër terr,
Në këtë rast përballen me ndëshkim në ferr.

Sepse femrat janë krijesa shumë delikate,
Duhet të mbrohen, që të mos bëhen dredharake.

Kur janë beqare, po qe se e mbrojnë nderën,
Kur iu del kësmeti meritojnë pranverën e verën.

Gjithnjë duhet të mbrohen nga vendet e ndyta,
Asnjëherë nuk duhet të veshin fustane të shkurtra.

Janë krijesa nazike, s’mund të hyjnë në çdo vend,
Nëpër rrugë, nuk mund të flasin me çdokënd.

Por, mjerisht, motrat tona mbetën pa edukim,
Që ta mbrojnë moralin kanë nevojë për mësim.

Ky është shkaku që shumica e humbën vlerën
Atyre vetëm edukimi mund t’ua ruajë nderën.

Oj motra ime e ndershme, mbroje moralin,
Ti s’i njeh, por përpara teje shumë armiq po dalin.

Ata nga çdo anë mund të të sulmojnë ty,
Mos ec nëpër shtigje të ngushta se zor e ke me u kthy.

Oj motra ime mundohu e vetes dili zot vetë.
Përndryshe, jetën nuk mund ta jetosh e qetë.