JETA E PËRJETSHME

Cili është problemi më i madh i njerëzimit?
Mbrojtja nga të ftohtit apo sigurimi i ushqimit?

Jo! Problemi i më madh për njeriun është vdekja.
Ajo, apo zhdukje apo çlirimi i përjetshme?
Vëlla! Patjetër do të përballemi me ringjalljen,
Që të shkojmë në një jetë që fundi si vjen.
Pra meqë, pa mjeshtër, asnjë krijesë nuk bëhet,
Edhe pa Krijues kurrë asnjë send s’krijohet.

Atëherë, frutën e universit kush e krijoi?
Unë si njeri, për këtë, a s’duhet të mendoj?

Ai është që njeriun e ka ndarë nga lopa,
Duhet të mendojmë që të mos hamë shkopa.

Në jetën e përkohshme fitohet përjetësia,
Të kujdesemi të mos na humbasë lumturia.

Atëhere a do të meritoje të digjet në ferr,
Apo do të përjetoje lumturinë përherë?

Pra, të përgatitemi për jetën që nuk soset,
Që të mos meritojmë torturën që s’haset.

Ja pra, duhet t’ia japim hakun njerëzimit.
Duke u kujdesur t’i plotësojmë kushtet e besimit.

Gjithënjë duhet t’i kushtojmë rëndësi studimit,
Dhe t’i hedhim hapat e mëdha të përparimit.

O ti frutë dhe përmbledhje e gjithësisë,
Hapi sytë e mos iu mashtro përkohshmërisë.

Patjetër kjo jetë një ditë na delë nga dora,
Prej teje miqtë do të ftohen si nga bora.

Kjo botë e përkohshem nuk është vend dëfrimi,
Ndërsa është një vend sprove e shqetësimi.

Jeto duke ditur se këtu ke ardhur për provim
Kur e përjeton fenë me qejf arrin në mbarim.

Or vëlla, All-llahu ty të ka premtuar xhennetin,
Që të fitosh atë plotësoje farzin e sunnetin.

Mos e lidh zemrën me gjërat e përkohshme.
Që të kënaqesh në lumturinë e përjetshme.