O ALL-LLAH!

O All-llah! Ti na krijove dhe na dhe mend
Çdo organ e shqisë i vendose në vend.

Njeriu nuk ngjan me ndonjë krijesë apo send,
Shyqyr nuk na krijove ndonjë kafshë apo shpend.

O All-llah! Na dhe sy për të parë dhe soditur,
Na the: Për të knaqun në xhennetduhet përgatitur.

Secilit nai dhe nga dy veshë për të dëgjuar,
Të mendojm zërat të kujt janë për të kuptuar.

O Zot! Pejgamberin e çove për të na udhëzuar,
Si njeri na krijesave për të mos mohuar.

O All-llah! Nënës sonë i dhurove mëshirë,
Që të kujdeset për fëmijët në formën më të mirë.

O All-llah! Ti na parashtrove çdo mirësi,
Duke na plotësuar nevojat pa fare ndyrësi.

O All-llah! Na çove këtu për të dhënë provimin,
Shumë duhet të kujdesemi për mbarimin.

O All-llah! Na mbro nga dëmet e shejtanit,
Na jep mend ta kuptojmë se nuk rrjedhim prej majmunit.

O All-llah! Na ndihmo të bëhemi si do Ti.
Na bëj të jemi të rregullt, jashtë edhe në shtëpi.

O All-llah! Na bëj të jetojmë me fytyrë të bardhë,
Të kujdesemi në këtë jetë përse kemi ardhë.

O All-llah! Familjes sonë jepi qetësi,
Që të japin provimin e duhur me lehtësi.

O All-llah! Na ndihmo që të fitojmë hirin Tënd,
Përveç Teje që të mos adhurojmë asnjë send.

O All-llah! Na ndihmo të zbatojmë kushtet e fesë,
Pa falur asnjë namaz të mos na mbesë.

O All-llah! Na ndihmo që të mbarojmë me besim,
Duke dëshmuar për Ty dhe për Profetin a.s. të vdesim.