Veprat e Abdylkadrit dhe disa tj
- NJERIU QË KËRKON VETVETEN -2
- NJERIU QË KËRKON VETVETEN -1
- ATOMI
- RRETH NJERIUT
- PSE I BESOJN ALL-LLAHUT 50 PROFESORET E FAMSHEMTE EUROPES
- PËRGJIJGE PYETJEVE MATERJALISTE
- NJË JETË TJETËR
- DRITA E MENDJES
- ÇËSHTJET JETSORE
- AFORIZMA TË ÇMUAR
Poezitë: PERLAT E ZEMRËS të Abdylkadrit
- O ZOT!
- FUQIA E ZOTIT
- ÇFARË ËSHTË KUR`ANI?
- MUHAMMEDI (a.s.m.)
- VËLLAZËRIMI
- PUNO!
- SHPRESA
- LIBRAT
- O DJALË I RI!
- O NJERI!
- VËLLEZËR SHQIPTARË
- MOTRA IME FISNIKE
- VËLLEZËR TË DASHUR
- NËNAVE TË MIA FISNIKE
- KULTURA
Online Sayaç
PRESHEVA
O Preshevë me famë e plot harmoni,
Ke mbrojtur sedrën me plot trimëri.
Ke rritur shumë persona të ndershëm,
Njëri prej tyre Hafiz Alija i famshëm.
Edhe Ahmed Efendiu, myftiu i vjetër.
Nuk është vetëm ai, por ka edhe tjetër.
Hafiz Nexhatin me çallmë e me xhybe,
Dhe zonjën e famshme, Hafize Habibe.
Fisi i Hafiz Lutfisë plot me hafizllarë,
Ejup Efendija dhe të tjerë shkollarë.
Trim e hero Abdullah Krashnica burrë,
Sakrificën e tij populli s’e harron kurrë.
Edhe komandanti trim, zotëri Skender,
Rrezikun e zhduki, e shndërroi në verë.
Qyteti i bukur me kopshte e me vreshta,
Është një vend i mirë pa fare gënjeshtra.
Mjerisht studentët i helmoi materializmi,
Ai nuk ka fare dallimi nga ateizmi.
Armiqtë ata i bënë kundërshtarë të fesë,
Jo vetëm pa respekt, por edhe pa besë.
Tradhtarët i shtyjnë të mendojnë për sot.
Të mohojnë Krijuesin e të përpiqen kot.
Vëllezërit e mi, rini, drita e ardhmërisë,
Drita e syve dhe shpresa e shqiptarisë.
Studioni fenë që të mos bëheni mohues,
Për të gjetur të drejtën gjeni ca udhëzues.
Problemet tuaja zgjidhini me mentalitet,
Të mos mbeteni injorantë, kryeni fakultet.
Bëhuni humanitarë, por pa fare interes,
Në jetën e ahiretit dorëthatë të mos mbesë.
Meqë për veprimet do të japësh llogari,
Përpiqu për ditën e lumtur në ardhmëri.
Abdulkadri Preshevarë