KURA E TREMBËDHJETË

O ti i sëmurë që vazhdimisht ankohesh!

Sëmundja për disa është një thesar i vërtetë. Ajo është një dhuratë Hyjnore. Çdo njeri, kështu duhet të përfytyrohet dhe jo ndryshe. Meqenëse koha e vdekjes nuk është e ditur, All-llahu xh.sh., për ta shpëtuar njeriun nga pakujdesia dhe mungesa e shpresës me sëmundjen e vendos atë në një pozicion midis frikës dhe shpresës. Këtë pozicion njeriu duhet ta ruajë për të garantuar këtë jetë dhe atë të përjetshme. All-llahu me Gjithëdijen e Tij të Mrekullueshme e ka bërë të fshehtë vdekjen dhe ajo mund të vijë befasisht nga njëri çast në tjetrin. Po qe se vdekja e gjen njeriun në momentet e pa¬kujdesisë, kjo e dëmton rëndë Jetën e Paskajshme. Pikërisht sëmundja e shpërndan pakujdesinë dhe i çon në mend njeriut jetën e mëvonshme. Ajo i bën vërejtje atij, që të mos e braktisë faljen e namazit. All-llahu xh.sh.e këshillon njeriun ta vazhdojë jetën duke i dhënë rëndësi të veçantë shërbimit fetar.

Dy nga shokët tanë All-llahu i Mëshiroftë! Ishin dy djem të rinj, Sabriu nga Ilama dhe Vezirzade Mustafa nga Islamköy. Këta dy djem edhe pse s’kanë ditur të shkruajnë, na kanë ndihmuar me sinqeritet në shërbim të besimit islam. Ata mbanin vendin e parë në këtë shërbim.

Sekretin e kësaj pune nuk e dija. Pas vdekjes së tyre mësova se të dy kishin pasur nga një sëmundje të rrezikshme. Të nxitur nga sëmundja e tyre ata falnin namazin me devotshmëri, kurse shokët e tyre e kishin braktisur atë. Ata e vazhdonin jetën duke i dhënë rëndësi të posaçme shërbimit fetar; ishin të gatshëm siç e kërkonte rasti për jetën e përjetshme. Inshaall-llah dhimbja e tyre që vazhdoi dy vjet, të jetë shkak për t’u shpërblyer me mijëra kënaqësi në jetën tjetër. Unë për ata kisha bërë dua që të shërohen. Tani e pranoj se lutjet e mia për këtë jetë ishin bërë mallkim. InshaAll-llah pra¬nohen për jetën tjetër të paskajshme. Unë besoj se ata me sëmundjet e tyre kanë fituar të mira nga mëshira e All-llahut xh.sh. sa dhjetë vjet devot¬shmëri. Po qe se do ta kalonin jetën si një paradë të pakuj¬desshme dhe momenti i vdekjes t’i gjente në këtë hallakatje boshe, atëhere varri, në vend që t’u dukej si një arkë e shndritshme, përkundrazi do t’u dukej si një strofkë akrepash dhe gjarpërinjsh. Pra meqenëse sëmundja sjell këto dobi, nuk duhet të ankohesh, por të falenderosh dhe t’i bindesh All-llahut xh.sh.

KURA E KATËRMBËDHJETË

O ti që të kanë zënë sytë perde!

Ta dish se, kur një besimtari perdja i zë sytë, nën perden e tij hapet një dritë dhe një pamje e mrekullueshme, e atëhere ai do të falënderojë All-llahun  Madhërishëm.

Për ta ilustruar këtë të vërtetë, po tregoj një ndodhi. Në fshatin Barla për tre vjet mua më ka shërbyer Sulejmani pa më shqetësuar kurrë. Halla e tij u verbua nga sytë. Ajo plakë e devotshme më zuri para xhamisë dhe më tha: “Lutju All-llahut xh.sh. për mua, që të më hapen sytë!”Unë duke pasur pa¬rasysh jetën e saj të pamëkatshme, që lutja ime të më pranohej, thosha: “O All-llah! Për nder të asaj që po jeton në fenë Tënde, e nënshtruar dhe e sinqertë, hapja sytë!” Të nesërmen nga qyteti Burdur erdhi një mjek që bënte operacione. Ai e operoi plakën dhe ajo u shërua.

Pas dyzet ditëve ajo u verbua përsëri. Unë u preka shumë nga kjo ngjarje dhe përsëri fillova t’i lutesha All-llahut xh.sh..

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 >>>