Tani e kuptojmë se qëllimi më i lartë i njeriut është që të fitojë Dashurinë e All-llahut xh.sh.. Ajeti i mësipërm tregon se rruga për të plotësuar këtë dëshirë kalon nëpërmjet mbështetjes në synnetin e Resulull-llahut (a.s.m.). Në këtë pozitë, në rast se vërtetojmë tre pika, e vërteta del në shesh plotësisht.

E para. Njerëzit janë krijuar mbi dashurinë e pafundme ndaj Krijuesit të Gjithësisë. Njeriun në ekzistencën e tij nuk mund ta ndash prej shkaqeve, të cilat do t’i japim më poshtë. Ai e do dashurinë, i do gjërat e bukura, por e dëshiron edhe përsosmërinë. Ndaj Bamirësit të tij mundohet të shprehë dhe të sqarojë dëshirën dhe zellin e tij. Sipas shkallës së bukurisë, përsosmërisë dhe bamirësive, dashuria i shtohet dhe shkon deri në kulmin e të gjitha dashurive. Në zemrën e vogël të këtij njeriu të imët, zë rrënjë një dashuri e tillë e madhe, sa ç’është e gjithë gjithësia. Pra truri i njeriut që është një sënduk i zemrës, mban me mijëra libra, pothuaj një bibliotekë të tërë, ku vendi i mbajtjes nga pikëpamja materiale, nuk është më tepër se sa një kokërr gruri. Kjo tregon se kjo zemër kaq e vogël është në gjendje të përmbledhë në vetvete të gjithë gjithësinë. Në këtë rast, shkalla e dashurisë lartësohet shumë. Njeriu ka aftësi të pafundme për të adhuruar bukurinë, të bëjë bamirësi dhe të përsoset. Duke parë këto bukuri reale të gjithësisë, ai ka parë edhe Bukurinë e Vërtetë dhe të Pastër, tek e cila janë pasqyruar këto bukuri. Po kështu, tek këto qenie ku janë shpallur artet me të gjitha finesat e tyre të shumëllojshme dhe të përsosura, tregon se me një saktësi të padyshimtë, ato pasqyrohen tek Një i Përsosur Madhështor. Duke vazhduar më tej, tek këto qenie të gjalla tregohet një Bamirësi e Pafundme dhe e shumëllojshme dhe një njeri i mençur, tek të gjitha këto nimete të pafundme, do të shohë Mëshirën e Bamirësit të vërtetë. Patjetër që prej njeriut që është me një vetëdije universale, i gjendur, i dashur dhe i vëmendshëm, pritet një Dashuri e Pafundme. I takon njeriut që me një zell të madh ta dojë Krijuesin Madhështor, që është edhe Krijuesi i të gjitha qenieve të varfëra dhe të pafuqishme. Më tepër se askush tjetër, përballë Bukurisë së Pakufishme dhe Përsosmërisë së Pafundme si dhe Bamirësisë së Pashterrshme, njeriu karakterizohet nga një dëshirë dhe zell i madh. Përderisa njeriu besimtar, që e do jetën, përjetësinë dhe i beson ekzistencës së jetës së mbrapme, duhet ta dijë se këto qenie të lloj-llojshme të qendisura, janë një shkëlqim prej bukurisë së asaj jete dhe një thërrmi, prej aftësisë dhe dëshirës së All-llahut xh.sh.. Tek njeriu vihen re ndjeshmëri të ndryshme, që nuk janë tjetër veçse transformim i kësaj Dashurie. Nga eksperienca dihet se njeriu siç interesohet për lumturinë e vet, po ashtu interesohet edhe për atë të njerëzve me të cilët ka lidhje të ngushta. Ashtu siç i do ata që i ka shpëtuar nga fatkeqësia, po ashtu i do edhe ata të tjerët, që iu ka bërë të mira. Me këtë ndjeshmëri të shpirtit, këto mirësi të All-llahut xh.sh. jo vetëm që duhet t’i kujtojë, por thellësisht duhet të mendojë në këtë mënyrë: “Krijuesi im ashtu siç më ka shpëtuar nga errësira e përjetshme dhe më ka dërguar në një botë të bukur, po kështu edhe në të ardhmen mua do të më vendosë në parajsën e bukur dhe nuk do të më internojë në ndonjë vend të keq apo asgjëshmëri, por si mysafir, në vendin e lumturisë së përjetshme. Atje do të kënaqemi me të gjitha shqisat tona të dukshme dhe të padukshme. Jo vetëm unë por të gjithë të afërmit e mi do t’i kënaqë që unë në këtë botë i kam dashur aq shumë dhe jam interesuar për fatin e tyre. Pra të gjitha ato mirësi që janë bërë për ta, janë shënuar në interesin tim. Kjo ndodh sepse nga kënaqësitë që u ka sjellë atyre edhe unë vetë ndihem shumë kënaqur.Fshehtësia e kësaj fjale të urtë thotë:

16_12032010014946.jpg

Përballë të gjithë këtyre mirësive që janë në dobinë time edhe sikur ta kisha zemrën sa e tërë gjithësia, do ta kisha mbushur katërcipërisht me dashurinë ndaj Atij, që m’i ka sjellur këto mirësi të pafundme. Unë me punë ndoshta këtë nuk arrij ta plotësoj, por me besim, aftësi, qëllim, pranim, përkushtim dhe vullnet, i duhet t’i përgjigjemi Dashurisë për Bukurinë dhe Përsosmërinë e Pafundme. Në këtë tregim e kupton më mirë se mosbesimtari me anë të mosbesimit të tij, mban një armiqësi të paskrupullt jo vetëm me Krijuesin por bile me të gjitha qeniet.

E dyta. Dashuria ndaj All-llahut xh.sh. e bën të nevojshme mbështetjen edhe tek Profeti Fisnik (a.s.m.) dhe tek synneti i Tij. Për këto vepra, atë e do All-llahu xh.sh. sepse kush e do All-llahun xh.sh. duhet t’i bëjë ato vepra që i do Ai, duke vepruar sipas Hirës së Tij. Hiri i All-llahut xh.sh. më së miri është sqaruar tek i Dërguari Fisnik (a.s.m.). Dashuria që mban Profeti Muhammed (a.sm.) mund të sqarohet me këto dy punë.Njëra për të sqaruar dashurinë ndaj All-llahut, duke u mbështetur tek mesazhet që ka sjellë Profeti (a.s.m) dhe duke iu bindur Urdhërave të All-llahut xh.sh..Në mënyrë të përsosur sqarohet dashuria ndaj All-llahut xh.sh dhe Profetit të Tij (a.s.m), sepse Dashuria e Vërtetë kalon vetëm nëpër këtë rrugë.

Tjetra meqenëse Profeti ynë (a.s.m) është shkaku i shpalljes së të gjitha Mirësive të All-llahut xh.sh., në këtë mënyrë Ai e meriton dashamirësinë e pafundme.

Si shembull: Për shkak se është brenda mundësive, njeriu përpiqet të imitojë Dashamirin e vet dhe të veprojë si Ai.

E treta. All-llahu i Madhëruar siç e ka Mëshirën të Pafundme, ashtu edhe Dashurinë ndaj nesh e ka të pafundshme. Ai tërheq për nga Vetja dashamirësinë tonë, duke na shpalosur sipërfaqen e tokës të zbukuruar me qëndisje të lloj-llojshme.Ai gëzohet duke na parë neve të lumtur nga soditja e Arteve të Tija të mrekullueshme dhe me Stoli të Pafundshme. Bukurinë e më të Bukurit do ta vëresh, atëherë kur të shikosh që:I gjithë Xhenneti është një shkëlqim i tërë bukurive të larta, i mbushur me zëra të ëmbël dhe i mbështjellur nga një shkëlqim i ndritur, prej Mëshirës së Allahut xh.sh.. A e kupton se sa e rëndësishme është që ta sjellësh për nga vetja Dashurinë e All-llahut xh.sh.? Edhe në ajetet e Kur’anit është theksuar se Dashuria e All-llahut fitohet me mbështetjen tek synnetet e Resulull-llahut (a.s.m.). Ne theksuam se qëllimi më i madh i njeriut, duhet të jetë mbështetja ndaj Pejgamberi (a.s.m.).

Pika e njëmbëdhjetë:

Kjo pikë përmban tre çështje:

E para burimet e synneteve të Resulull-llahut (a.s.m.) janë tre: Fjalët, Veprat dhe Pozicioni i Tij. Edhe këta tre burime ndahen në tre të tjera: Farzet, Nafilet dhe Sjellja e Tij e mirë. Është e domosdoshme që të mbështetemi tek “Farzet” dhe “Vaxhibet”. Kush i braktis këto, meriton dënime të rrepta. Ato duhet t’i kryejë secili. Për nafilet, që nuk janë urdhëra të All-llahut xh.sh., mirë është që të tregohesh dashamir ndaj tyre, sepse këtë gjë e urdhëron dashuria ndaj islamit por edhe mos t’i kryesh nuk ke dënim. Në qoftë se i kryen këto, ke fituar sevape të mëdha, por po i shndërrove me shpikje të ndryshme, bid’ate, është një gabim i madh. Kush e pëlqen traditën dhe trajtesën e tij të bukur në jetën shoqërore dhe individuale ai ka bërë një dobi të madhe, sepse në një traditë të thjeshtë të tij, gjendet një interes i veçantë jetësor. Pra kush mbështetet në Të, këto tradita i ka shndërruar në adhurim. Faktin që Morali i tij ka qenë në shkallën më të lartë, e dëshmojnë miqtë dhe armiqtë e tij. Mendimi unik i të gjithë njerëzve të shquar, ka këtë pikë takimi: “Muhammedi (a.s.m.) është njeri i Posaçëm dhe i Shquar”. Nga shënimi i njëmijë Mrekullive të Tij dhe nga dëshmia e popullit mysliman është më se e qartë se Ai mbetet njeriu më i Përsosur. Ai është kumtuesi dhe përkthyesi i të vërtetave të Kur’anit. Edhe Kur’ani e vërteton se ky njeri është udhërrëfyesi më i pagabueshëm dhe më i Përsosur. Kur’ani me anë të të Dërguarit ka dhënë miliona frute të përsosura, si një fushë studimi për përparimin e njerëzimit. Pra ai dhe Rruga e Tij, janë një shembull i mirë për t’u ndjekur. Duke e ndjekur, si udhëheqësin më të përsosur, principet e Tij të sakta të joshin. Është fatbardhë ai që ka marrë sa më shumë pjesë në synnetet e tija, kurse kush vepron si vagabond dhe nuk mbështetet tek Rruga e Pejgamberit (a.s.m.), ka pësuar humbje të rëndë. Kush i nënvlerëson këto principe, ka bërë një krim të madh, kurse ai që gënjen dhe kritikon, ka pëlqyer rrugën e kundërt.

E dyta, All-llahu xh.sh. në Kur’anin e Tij të Famshëm thotë:

16_12032010014949.jpg

Në transmetime të sakta, Hz. Aishe duke sqaruar moralin e Hz. Muhammedit (a.s.m.) ka thënë: “Morali i tij është morali i Kur’anit.” Pra ai e shëmbëllen moralin e Kur’anit, tek i cili është pasqyruar përsosmërisht. Këto Bukuri të Larta, më parë se kushdo i ka përjetuar Hz. Muhammedi (a.s.m.). Kjo është arsyeja që të gjitha fjalët, veprimet, sjelljet dhe mënyra e lëvizjeve të Tija, janë si një model i përkryer për njerëzit që duan të arrijnë në lartësinë e duhur të njerëzimit. Mjerë për ata që nuk i kanë besuar atij dhe jetojnë pa u dhënë rëndësi synneteve të Tij. Bile aq më keq për ata që duke vazhduar një jetë të pakujdesshme, mundohen t’i prishin këto synnete. Ata nuk janë gjë tjetër veçse ca reformista injorantë dhe të shushatur. Askush nuk e kupton se sa rënie e madhe është kjo gjendje.

E treta profeti ynë, përveç se është krijuar si një shembull i pajisur me mjetet më perfekte, vetë biografia e Tij flet edhe më qartë se ai erdhi në formën e një mjeti të përsosur. Dukuria dhe veprimet e Tij kanë qenë me një orientim të mesëm. Ai kurrë nuk ka pëlqyer rrugën e dhive, të ngushta, të gjaknxehtësisë apo të vendqëndrimit. Ai vazhdimisht ka pëlqyer bulevardin e gjerë të Drejtësisë. I Dërguari Fisnik (a.s.m.), se në çfarë drejtësie mishërohet më së miri, tregohet me këtë ajet:

16_12032010014952.jpg

Në të gjithë jetën e vet, ai me fjalë, vepra dhe sjellje, kurrë nuk është ndarë prej rrugës së të drejtës së mesme. Për shembull, errësira e mendjes që paraqitet si një formë e gjaknxehtësisë të një pamaturie, rrëmbimi, apo gjakftohtësie, është një vendqëndrim apo si një mpirje e mendjes. Profeti (a.s.m.) ka qenë larg këtyre mentaliteteve të papëlqyera. Ai ka qenë i pastër, me një dituri të kulluar dhe ka ndjekur rrugën e drejtë. Sipas Tij, kur të rrëmbejnë shpërthimet nervore, për pasojë mund të biesh në mizori, fjalamanëri dhe frikësim. Ai u është larguar këtyre ngasjeve dhe i është përmbajtur trimërisë dhe vendosmërisë. Gjithmonë ka qëndruar larg ngatërresave të nefsit dhe veseve të palejuara, duke qenë i palëkundur në të lejuar. I Dashuri i Zotit xh.sh. e ka vazhduar rrugën e jetës duke pasur si busull orientimi sedrën, nderin dhe pafajshmërinë. Siç e kemi theksuar edhe më parë, në tërë veprimtarinë e Tij individuale dhe në zbatimin e Ligjeve të Drejtësisë së Fesë, ka pëlqyer rrugën e drejtësisë së mesme pa e vlerësuar atë të errësirës së tepërt të së kaluarës dhe të së ardhmes. Ashtu siç ka qenë i kursyer në ekonomi, në shpenzime, ngrënie dhe pije, po ashtu ka qenë shumë i matur edhe në të folur.

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 >>>