Dashamirësia për sendet e bukura meqenëse është në llogari të Mjeshtrit të tyre, pra ato i ke dashur duke menduar se sa të mira i ka bërë Mjeshtri, dashamirësia me këtë mendim të jep një shije të ëmbël. Kjo shije sidomos është edhe më e madhe në rastin kur mendon se në jetën e Ahiretit do të sodisim gjërat më të vlefshme dhe të hijshme. Kurse këtu i shijojnë me të gjitha shqisat e brendshme të shpirtit duke veçuar ato gjëra që janë me mijëra herë më të bukura se sa këto që po shikon. Këto vepra atij ia hapin anët, për të parë dhe soditur veprat Hyjnore të mrekullueshme dhe gjithashtu imagjinon prej saj bukuritë e Emrave të Bukur me funksionet e Tyre, duke i hapur rrugën zemrës për të soditur Atë i Cili është Madhështor dhe i Pashoq.

Përfundim: Rininë tënde e ke dashur për arsye se ajo është një mirësi e All-llahut xh.sh. dhe në të vërtetë atë nuk e ke shpenzuar në vende të më¬katshme, ku nuk e lejon Zoti, por vetëm duke e adhuruar Atë. Duke vepruar kështu, që në moshën e rinisë ke mundur të bësh këto adhurime dhe ke siguruar frutat e përjetshme, të fituara nga kjo jetë. Ngaqë rininë e ke shpenzuar në vendin e duhur, ajo do të të lulëzojë në moshën e pleqërisë. Dalëngadalë e ditë për ditë, duke bërë adhurime dhe duke menduar se po e përfiton më tepër Mëshirën e All-llahut xh.sh., në shpirtin tënd ndjen më shumë shije dhe nuk je si ata që vaj¬tojnë ngaqë e kalojnë rininë pa kujdes, përballë pesë apo dhjetë vjetëve të saj. Duke bërtitur si ata nuk vajton pesëdhjetë vjet duke thënë: “…Oh i mjeri unë që më iku rinia!…” Në këtë mënyrë njëri prej tyre kishte radhitur, këto fjalë:

"14_11032010235020.jpg"

Çfarë rezultati do t’i sjellë njeriut pranvera, sikur ai t’i dojë bukuritë e saja për hir të All-llahut xh.sh.? Po qe se kur sodit sipërfaqen e tokës men¬don për Mjeshtrin e saj, atëhere shija e kësaj so¬ditje nuk ikën. Pranvera është si një letër e qen¬disur plot me kuptime të shijshme, që Krijuesi yt t’i ka vënë në dizpozicion për t'i soditur në çdo çast, sepse imagjinata jote dhe periudhat e kohës të jepen për t’i freskuar si në një shirit filmi. Ti duke menduar kuptimin e bukurisë së pranverës, shijet vazhdojnë edhe më tej. Në këtë rast dashuria nuk të bëhet e mjerueshme, por si një shije e freskët të lumturon.

Po frutat e saja kur këtë botë e ke dashur për All-llahun xh.sh.? Po qe se ka qenë në Emrin e Tij, atëhere qeniet e tmerrshme të kësaj bote, të bëhen si një shok i dashur. Nëse botën e ke dashur sepse është si një arë e jetës së mbrapme, në secilin shqe¬tësim për ty mund të bëhen nga një fidan dhe nga një frut, për në jetën tjetër. As fatkeqësitë e saj nuk të tmerrojnë dhe as përkohëshmëria dhe zhdukja nuk të shqetëson. Periudhën e të qenit misafir që do të përjetosh në të, do ta kalosh me rehati. Përn-dryshe po qe se i do si ata të pakujdesshmit, mbase njëqind herë ta kam përsëritur se do të gulçasësh midis shtrëngimeve të vështira të jetës së paf¬rutshme.

Të tregova një për qind frutet e disa dasha-mirëve që ke dashur me udhëzim të Kur'anit, por në qoftë se nuk i përshtatesh udhëzimeve të Tija, atëherë do të përballohesh me dëmet që më parë kemi shënuar një përqind të tyre. Tani në qoftë se do që të dish me argumente të Kur'anit se çfarë përfundimi kanë në jetën e mbrapme ata që kanë dashur për All-llahun xh.sh., në vazhdim me një parathënie do të parashtrojmë nëntë shenja, të do¬bive të këtij veprimi në mënyrë të përmbledhur.

NJË PARATHËNIE

Zoti xh.sh. me Madhështinë Hyjnore të Tij, me Bujarinë e Mëshirshme, me Dhembshurinë Fis¬nike, me Fuqinë e Madhe dhe me Bukurinë e Gji¬thëdijshme, trupin e këtij njeriu të vogël, e ka kri¬juar me të gjitha ndjenjat, ndërgjegjet, shqisat dhe elemente të organeve të vogla dhe të ndryshme, si dhe me ndjenja të thella shpirtërore. Që ky njeri të mund të drejtpeshojë anët e Bamirësive të panu¬mërta dhe mirësi të shumëllojshme, duhet njëko¬hësisht të pasqyrojë edhe madhështinë e Mëshirës së Tij. Ai me këto reklamime pasqyron edhe shkël¬qimin e njëmijë e një Emrave të Tij, që njeriut t’ia tregojë ekuilibrimin e dashamirësive duke e tër¬he¬që ndaj Vetes. Pra me këtë tregim duhet të kup-tojmë se për secilin element që i ka dhuruar Zoti xh.xh., të cilat janë të panumërta, Ai të kërkon një shërbim dhe adhurim të veçantë, duke pasur në dijeni se edhe shijen, hidhërimin, detyrën dhe shpërblimin do ta kenë të veçantë. Përshembull: Syri tregon shkallën e bukurisë së çdo fytyre duke u kënaqur prej tyre, si dhe me bukuritë e natyrës, që janë ekspozuar në Gjithësi në një shumëllojshmëri të mrekullueshme, nëpërmjet Fuqisë së

All-llahut xh.sh.. Detyra e tij e të soditurit është për të nxjerrur në pah kuptimin e tyre. Është e njohur shija dhe hidhërimi për syrin dhe nuk ka nevojë të zgjatemi. Le të marrim p.sh. veshët. Ai duke dëgjuar llojet e zërave, me meloditë e bu¬kura, vlerëson edhe shkallët e bukurisë së tij, si për rastin e mirë edhe për atë të botërave të frikshme. Duke bërë dallimin e tyre, ai ekui¬libron dhe ndjen Mëshirën e All-llahut xh.sh.

Të përmendim organet e shqisave të të nuha¬turit. Duke ndjerë të gjitha kategoritë e nuhat¬jeve, përcaktojnë llojet e aromave dhe të par¬fumeve, për të ndjerë Mëshirën e Krijuesit të tyre. Pra secili në vetvete ka një detyrë falen¬derimi dhe adhurimi të veçantë. Me anë të kësaj të vërtete edhe shpërblimin do ta ketë sipas rea¬lizimit të detyrës. Shqisa e shijes duke vlerësuar shkallët e shijeve të ushqimeve, pikërisht për këtë detyrë krijon një falenderim të gjerë. Të gjitha shqisat e mëdha të trupit të njeriut, si p.sh. zemra, mendja dhe shpirti, secila veç e veç, kanë detyra të rëndësishme, sepse ato ndjejnë shijet dhe hidhërimet e ndryshme të shqisave të panumërta. Pra All-llahu i Madhëruar, me Pozicionin e Tij Ab¬solut, tek ky njeri, ka vënë që t'i shërbejnë këto shqisa dhe me të vërtetë sipas meritave, secilin do që ta shpërblejë. Siç treguam edhe më parë, për¬ballë dashamirësive të lloj-llojshme, ta parashi¬kojnë me ndërgjegje edhe ta marrin parapagesën. Kjo vërtetohet me argumente të forta, se çfarë rezultati merr në jetën e mbrapme. Në “Fjalën e dhjetë” (Ringjallja), sqarohet në mënyrë të për¬mbledhur me anë të dymbëdhjetë argumenteve të sakta, kurse në “Fjalën e Njëzetenëntë”, akoma më mirë theksohet.

"14_11032010235023.jpg"

Me argumentet e Tij, Kur'ani në mënyrë dome¬thënëse dhe të padyshimtë, shënon dhe vërteton ato që thamë. Nuk ka nevojë për të vazhduar më gjatë. Zakonisht edhe në të tjera “Fjalë” dhe në temën e xhennetit në gjuhën arabe, në “Pozitën e dytë” të “Fjalës së Njëzetetetë” dhe të “Njëzetenëntë”, ke¬mi paraqitur argumente të shumta.

Tani do të fillojmë t’i rradhisim shenjat:

E para: Ushqimet e shijshme dhe frutat e bu¬kura që ke ngrënë për All-llahun xh.sh., në bazë të argumenteve të Kur'anit, në botën tjetër, në xhen¬netin e lumtur edhe më mirë do të këna¬qesh për ato falenderime që ke bërë këtu. Me një oreks më të madh do të shijosh dhe do të kënaqesh prej tyre. Në këtë botë për mirësitë që ke thënë: “Elhamdulil-lah!”, ato falenderime në atë jetë do të paraqiten si fruta të xhennetit, dhe në këtë botë që ke thënë “Elhamdulil-lah”, përballë këtij falemderimi, atje ke për të ngrënë si fruta “Elhamdulil-lahët”. Me shenja të Kur'anit dhe me transmetime të haditheve të Pejgamberit (a.s.), theksohet se këtu duke ngrënë prej Mirësive të All-llahut xh.sh., pse ke kujtuar Bamirësinë Hyjnore dhe Dhuratën e Mëshirës së Tij, këto falenderime shpirtërore atje ty do të paraqiten si mirësi tepër të shijshme.

E dyta: Për rrugën e lejuar ku e ke drejtuar nefsin tënd, pra duke mos e kryelartësuar veten dhe duke korrigjuar gabimet e bëra, je munduar dhe e ke futur atë në veprim për punët e “hajrit”. Kështu për të shpërblyer këto sakrifica, All-llahu xh.sh. në xhennet do të japë më tepër, duke marrur parasysh se ky njeri veset e nefsit i ka kthyer në Rrugën e Tij dhe për Të i ka shpenzuar. Shqisat dhe organet kush i ka përdorur me një mjet më të bukur, Bujari Absolut, atij për këtë përdorim të suksesshëm, si shprehje adhurimi, do ta shpërblejë me “huri” (vajza të bukura) të xhennetit të lumtur. Do t'i veshin atyre shtatëdhjetë lloje petkash të qendisura dhe të modeleve të larmishme. Këto vajza, huri të xhennetit, janë për të kënaqur më mirë ata që s’i kanë shpenzuar veset e epsheve në haram. Secilës “huri”, nëpërmjet shtatdhjetë palë fustaneve, do t’u duket nyja e këmbës, Ajo do të jetë si një xhennet i vogël, për të lumturuar besimtarët që janë ruajtur nga harami. Këtë të vërtetë All-llahu xh.sh. e ka vërtetuar me shumë ajete. Kështu edhe për rininë. Kush e ka shpenzuar atë në rrugën e All-llahut xh.sh., në xhennet do të fitojë një rini të për¬jetshme, që nuk ka kurrë pleqëri.

E treta: Kush e ka dashur gruan sipas urdhërit të All-llahut xh.sh., pra kush e ka vlerësuar dashurinë në bazë të moralit të saj të bukur, nga ana e bukurisë shpirtërore dhe në respektin e më¬shir¬shëm, si dhe kush e ka mbrojtur atë nga rruga e gabuar dhe e mëkatshme, Mëshirëploti Absolut këtë burrë do ta shpërblejë në jetën e lumtur. Atij do t'ia paraqesë bashkëshorten në një shkallë më të bukur se sa “huri”. Me një mjet më të përsh-tatshëm, në karrike përrallore, përballë njëri-tjetrit, me një hijeshi të pa arrirë do t’u tregojnë njëri-tjetrin ato pjesë të jetës që kanë përjetuar. Ja pra në këtë trajtë do të shndërrohet dhe do t'ua paraqesë Zoti bashkëshorten tuaj, si një vajzë që nuk mund ta imagjinosh, e butë, e ëmbël, si një shoqe të da¬shur, për një jetë të pambarim. Këtë e ka premtuar All-llahu xh.sh. dhe pa dyshim që Ai premtimin e mban dhe nuk e mohon!

E katërta: Dashuria për prindërit dhe fëmjët, të cilën e ka bërë për hir të Zotit xh.sh.. Më i Mëshir¬shmi i të mëshirshmëve, në Kur'an ka theksuar se prindërit me fëmijët edhe në qoftë se i kanë pozitat veç e veç, përsëri atë familjen e lumtur Zoti në xhennet nuk do ta ndajë, por në një bisedë të këndshme do t’i bashkojë njëri me tjetrin. Ai do t’u dhurojë xhennetlinjëve jetën që u takon. Para moshës madhore (nën pesëmbëdhjetë vjeç), siç tregon Kur'ani:

"14_11032010235028.jpg"

do t'i jepet një hijeshi, në një formë shumë të përsosur dhe do të lihen në prehër të nënave dhe të baballarëve për t’u kënaqur me një jetë të për¬jetshme. Këtë dëshirë ia plotëson atyre prindërve që janë nënshtruar urdhërave të Zotit, që tani duan të përkëdhelin fëmijët e tyre. Meqenëse u kanë vdekur fëmijët pa hyrë në moshën madhore, në xhennetin e lumtur, gjithmonë ka për të mbetur si një fëmijë i dashur. Pra në xhennet çdo gjë e këndshme është më e mirë se sa në këtë jetë. Meqë atje nuk është vend riprodhimi, mendohej se do të ishte bosh nga fëmijët dhe dashamirësia e tyre. Me tregimin e parë pamë se edhe ajo do të ekzistojë, bile në një formë më të bukur. Tani u dhamë një lajm të mirë, atyre që i vdesin fëmijët pa hyrë në moshën madhore.

E pesta: Përfundimi i dashamirësisë ndaj sho¬këve që janë në rrugën e Zotit xh.sh.. Ata do t’i gjeni në xhennetin e lumtur të ulur ballë për ballë në karrike të bukura, duke këmbyer gëzimet e tyre. Këtë të vërtetë Kur'ani e ka theksuar në ajetin:

"14_11032010235031.jpg"

Pra nuk ka më mirë për njeriun kur do të ulet dhe të bisedojë me dashamirët që i ka dashur vetëm për hir të All-llahut xh.sh. njëri-tjetrit do t’i tregojnë histori të lashta për jetën e kaluar, në një vend pa brenga ku nuk ka gjë tjetër veçse kënaqësi. Kështu i gëzon All-llahu xh.sh. të gjithë ata që njëri-tjetrin e kanë da-shur pa kurrfarë interesi.

E gjashta: Çfarë përfundimi ka për ata që pro¬fetët dhe evlijatë i kanë dashur siç ka thënë Kur'ani?

Megjithëse ndihma e profetëve dhe e evlijave do të vijë në ditën e mah'sherit dhe në jetën e varrit, përsëri edhe nga pozita dhe bisedat e larta të tyre do të përfitohet. Kjo Fjalë e Shenjtë përmban sekretin e vet që thotë:

"14_11032010235035.jpg"

Si shembull një njeri i thjeshtë po qe se ka hyrë në rrethin e një personi që është me pozitë të lartë, ai mund të hyjë edhe në vende të larta të atij personi.

E shtata: Po qe se i ke dashur duke menduar për Mjeshtrin e tyre pranverën dhe sendet e bu-kura, duke thënë se sa mirë i ka krijuar Mjeshtri Madhështor, pas këtyre mirësive do të shohësh ndihmën e Emrave të Bukur dhe pasqyrimin e funksioneve të këtyre Emrave, duke thënë se këto qenie të praruara, vetëm Një i Gjithëmëshirshëm mund t’i krijojë. Përfundimi i një dashamirësie të tillë është kështu: Në jetën e përjetshme, në xhennet, për këto krijime që i ke parë këtu, shkëlqimi i funksioneve të Emrave të Bukur shkëlqejnë më një mjet njëmijë herë më të mirë se këtu, përderisa Imami Rabbani (r.a.) ka thënë: “Bukuritë e xhennetit janë Shkëlqimet e Emrave të Bukur!...”

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 >>>