Të përmendurit e All-llahut xh.sh., lartësimi dhe falenderimi për Të gjatë faljes, është thelbi i Na¬mazit, meqenëse gjatë kësaj kohe këto tri fjalë përmenden vazhdimisht. Për këtë arsye, pas faljes, për ta përforcuar rëndësinë e namazit, këto tri fjalë të shenjta përsëriten duke i shqiptuar nga 33 herë. Në këtë mënyrë, rëndësia e namazit forcohet, me këto tri fjalë të shkurtëra.

Pika e dytë: Rëndësia e ibadetit është kjo: Njeriu vihet në shërbim të Zotit xh.sh., njeh gabi¬met, dobësitë dhe paaftësitë e tij, bie në sexhde me përkushtim dhe me dashuri të madhe ndaj All-llahut të Gjithmëshirshëm. Kjo do të thotë se Edu¬kimi Hyjnor kërkon nga njeriu devotshmëri dhe pastrim shpirtëror, me qëllim që t’i njohë gabimet, mangësitë dhe të metat e tij njerëzore si dhe të pendohet. Gjithashtu njeriu duhet të pranojë se all-llahu xh.sh. është i pastër nga të gjitha gabimet dhe man¬gësitë të cilat ia atribojnë dhe ia veshin mosbe¬sim¬tarët që ndjekin rrugën e gabuar dhe të errët. Duke e pranuar Pronarin e Gjithësisë si Hyjni të pastër, pa kurrfarë mangësie, larg nga të këqijat dhe të metat e krijesave të gjalla dhe për ta lartësuar këtë Krijues, duhet të themi: “Subhan-All-llah”.

Mëshira e All-llahut të Madhëruar, po kështu kërkon nga njeriu ta pranojë veten si një krijesë e dobët, të shohë mangësitë e tij dhe të krijesave të tjera, t’i njohë të metat njerëzore, të përulet duke thënë: “All-llahu Ekber” dhe të mbështetet vetëm tek All-llahu xh.sh..

Edhe Thesari i Pasurisë së pafund të All-llahut të Madhëruar kërkon që shërbëtori i All-llahut për nevo¬jat e veta dhe të gjithë krijesave të gjalla të lutet për mirësinë dhe ndihmën që vazhdimisht i dërgon Ai dhe të thotë: “Elhamdulil-lah”, për të falende¬ruar Krijuesin e Gjithësisë.

 Këto fjalë sinteza që përdoren vazhdimisht gjatë faljes së Namazit janë zgjedhur dhe vendosur nga All-llahu i Madhëruar.

Pika e tretë: Ashtu si njeriu që është ekzem-plari më i mirë i të gjitha krijesave të botës, po kështu edhe surja e “Elhamit” është postulati më i ndritshëm i Kur’anit Famëlartë. Gjithashtu, Na-mazi ka një përmbajtje të ndritur, sepse përfshin të gjitha llojet e ibadeteve, adhurimeve dhe lutjeve. namazi, bile është si një hartë e ndriçuar që shënon të gjitha llojet e ibadeteve të krijesave të All-llahut të Madhëruar.

Pika e katërt: Si akrepat e një ore që numë-rojnë sekondat, minutat, orët dhe ditët e javës dhe i përcjellin tek njëri-tjetri, varen nga njëri-tjetri dhe marrin urdhër po nga njëri-tjetri, po kështu, përa¬fërsisht ndodh edhe me lëvizjen e kësaj bote, që është si një orë e madhe e All-llahut të Madhëruar.

Fazat e jetës së njeriut (lindja, fëmijëria, rinia, pleqëria dhe vdekja) ndërsa edhe sekundet e All-llahut që ështe ky bota  (viti, stinët, muajt, etj.) nu¬mërojnë ditët dhe kështu duke shikuar njëra-tjetrën janë të varura e të lidhura në mënyrë reciproke ndërmjet tyre. Si shembuj:

Koha e namazit të sabahut (mëngjezit), është koha përpara lindjes së diellit, që të kujton kohën e pranverës, kohën e embrionit, qëndrimin e njeriut në mitrën (barkun) e nënës si dhe kohën e ditës së parë të krijimit të tokës dhe të qiejve brenda gjashtë ditësh.

Koha e namazit të mesditës (dreka) të kujton mesin e stinës së verës, moshën e pjekurisë rinore dhe kohën e krijimit të njeriut në këtë botë. Në tërë këto gjëra shkëlqen Mëshira dhe Mirësia e All-ahut xh.sh.

Koha e namazit të pasditës (ikindia) të kujton stinën e vjeshtës dhe kohën e pleqërisë. Gjithashtu, të kujton edhe shekullin e lumtur të Muhammedit a.s.m, gjatë kohës së fundit të profetësisë së Tij.

Koha e namazit të akshamit, të kujton fundin e stinës së vjeshtës, zhdukjen e krijesave dhe vdek¬jen e njerëzve. Gjithashtu, kjo kohë të kujton filli¬min e ditës së shkatërrimit të kësaj bote, (ditën e kijametit). Muzgu i mbrëmjes i nxit njerëzit të zgjohen nga gjumi i thellë dhe i pakujdesshëm që i ka kaplluar dhe të kuptojnë Fuqinë e Krijuesit të Madhëruar.

Koha e namazit te jacisë të kujton botën në errësirë, që i ka mbuluar me një pëlhurë të zezë të gjitha veprat që ndriçonin gjatë ditës. Kjo kohë të kujton sipërfaqen e tokës së vdekur, mbuluar me pëlhurën e bardhë të borës në dimrin e ftohtë, të kujton zhdukjen e veprave të njeriut të vdekur dhe atyre që do të vdesin. Të gjitha këto do të mbulo¬hen nën pëlhurën e harresës. Po kështu të rikujton se një ditë jeta në këtë botë provash do të mbyllet me urdhërin e Ngadhnjimtarit të Gjithmë¬shirshëm.

Koha gjatë natës të kujton dimrin dhe jetën e varrit, nevojat e panumurta dhe kërkesat që kanë njerëzit për të lypur ndihmë nga Mëshira e të Gjithmëshirshmit.

Namazi pas mesnatës (namazi tehexhxhydit) të paralajmëron dhe të kujton se sa është i nevoj¬shëm ky Namaz për besimtarët e përkushtuar që ngrihen natën për të falur, së paku dy rekatë të cilët në jetën e varrit të errët do të na shërbejnë si një fener ndriçimi. Të gjitha këto ndryshime na kuj¬toj¬në Mirësitë e panumurta të Mirëbërësit të Vërtetë dhe se, sa shumë duhet ta falënderojmë Atë.

Sabahu i dytë të kujton Ringjalljen, sikurse pas errësirës së natës vjen drita e mëngjezit dhe pas periudhës së dimrit (kur bota është si i vdekur) vjen stina e pranverës (kur bota fillon të ringjallet). Sa e rëndësishme është ardhja e sabahut (mëngje¬zit) të dytë, pra mëngjeza e tytë  dhe pranvera pas dimrit sa është patjetër kështu edhe ardhja e rin¬gjallja e jetës pas vdekjes aq është patjetër.

Kjo do të thotë se në fillim të të gjitha kohëve të Namazit ndodhin ndryshime të rëndësishme, që të kujtojnë ndryshimet dhe shpenzimet e mëdha të pasurive të të Gjithëdrejtuesit të botërave, që ndo¬dhin gjatë ditës, vitit, shekullit dhe të gjitha periu¬dhave kohore për të furnizuar kërkesat e Tij. Të gjitha këto të kujtojnë fuqinë e Tij të mre¬kullu¬eshme, mëshirën dhe mirësitë e Tij të pafund.

Për këtë arsye, si shpërblim për të Mirat e Zotit xh.sh., detyrë kryesore për besimtarët është që farzet e namazit të falen në intervale të caktuara, sepse këto intervale janë më të përshtatshmet dhe më përfitueset, kur njerëzit e kanë të nevojshme, për të çlodhur shpirtin dhe trupin.

Pika e pestë: Njeriu është një krijesë shumë e dobët dhe çdo gjë atë e shqetëson dhe e dëmton. Zakonisht është shëndetlig dhe i pafuqishëm, i rrethuar plot me fatkeqësi dhe me armiq. Është i varfër, ndërsa nevojat dhe kërkesat e tij janë të mëdha. Është përtac dhe i paaftë, ndërsa barra e jetës së tij është e madhe dhe e rëndë. Shoqëria njerëzore e ka lidhur me këtë botë, mirëpo braktisja e detyrave nga tendenca e tij, për të kryer punë të papëlqyeshme, atë vazhdimisht mund ta shkatërrojnë. Mendja atë e këshillon për qëllime të larta, mirëpo jeta dhe duart e tij janë të shkurtëra, aftësia e tij është e kufizuar, ndërsa ai vetë është i padurueshëm. Ai nuk është në gjendje që pa ndihmën e Zotit të mbrojë ekzistencën e vet.

Kështu në këtë gjëndje, kur shpirti i njeriut ngrihet herët, para agut të mëngjesit për të falur Namazin, ai i drejtohet Zotit të Madhëruar dhe të Plotfuqishëm për të kërkuar ndihmë dhe sukses prej Tij, për të përballuar me lehtësi punët dhe detyrat që do t’i ngarkohen mbi shpinë gjatë ditës. Në këtë pikë halli, kuptohet qartë se sa i nevojshëm dhe i rëndësishëm është durimi dhe mbarëvatja e plotë në kryerjen e këtyre punëve, të cilat mbësh¬tetjen e kanë në faljen e Namazit herët në mëngjez.

Koha e drekës (mesdita) është piku i ditës dhe vlugu i punës. Për të marrë frymë nga lodhja e madhe e punëve të rënda, është koha për një pu¬shim të shkurtër të trupit dhe të shpirtit. Në këtë kohë Zoti xh.sh. na ofron tekj mirësitë e thesareve dhe të burimeve duke i ndarë të mirat e pasurisë së Tij Hyjnore, për krijesat e Tij. Për të shpëtuar shpirtin dhe trupin nga lodhja dhe brengat e mëdha, njeriu ndërpret punën dhe i drejtohet All-llahut xh.sh., duke i lidhur duart në Namaz, përulet në ruku, pastaj bie në sexhde me përkushtim të madh, duke e falenderuar për mirësitë dhe të mirat e Tij. Kush nuk është në gjendje ta kuptojë rëndësinë, esencën, bukurinë dhe qëllimin e këtij Namazi, ai nuk mund të konsiderohet si njeri i përkushtuar dhe besimtar i mirëfilltë.

Koha e ikindisë të kujton kohën e vjeshtës së mërzitshme, moshën e pleqërisë dhe fundin e jetës. Po kështu, në këtë kohë shihet mbarëvajtja dhe realizimi i punëve të ditës, shëndeti dhe të mirat e tjera që janë përfituar hallall. Koha e ikindisë, gjithashtu paralajmron se pak më vonë Dielli Madhështor do të perëndojë, që të kujton se njeriu në këtë botë është mysafir i përkohshëm si çdo gjë tjetër. Tani njerëzit që e dëshirojnë përjetësinë, ngrihen, marrin abdest dhe falin Namazin e ikindisë. I drejtohen Krijuesit të përjetshëm, duke i kërkuar mëshirën e Tij dhe e falenderojnë për mirësitë dhe shërbimet e Tij të panumurta, duke u përulur (ruku) dhe duke rënë në sexhde, për të gjetur ngushëllim dhe qetësi të vërtetë shpirtërore tek All-llahu i Madhëruar. Se sa detyrë e lartë dhe shërbim i vlefshëm është falja e Namazit të ikin¬disë, e kupton vetëm ai që nuk i ka humbur të gjitha vlerat njerëzore.

Koha e akshamit (mbrëmjes), që të kujton lar¬gimin e vjeshtës së pikëlluar dhe fillimin e dimrit të ftohët, si dhe ndarjen nga të gjitha krijesat e bukura që do të zhduken, ndarjen e dhimbshme nga të gjithë dashamirët dhe të afërmit e tij pak para vdekjes, për të hyrë në varr. Veç këtyre, kjo kohë të kujton tërmetin e fundit dhe zhdukjen kësaj bote të të gjitha vendbanimeve, për t’u shpërngulur në botën tjetër. Më në fund, kjo kohë u kujton dhe u bën vërejtje serioze atyre që adhurojnë sendet e dashura të kësaj jete, pa e menduar se edhe ato të gjitha në ditën e kijametit do të zhduken. Pra falja e namazit të akshamit ka rëndësi të madhe për shpirtërat e njerëzve, për ta njohur All-llahun e Përjetshëm, Krijuesin e këtyre botërave dhe gjë¬rave të mrekullueshme dhe të paarritshme. Për këtë arsye, duhet ta kthesh fytyrën tënde nga All-llahu i Madhëruar, nga Arshi i Lartësuar, duke shqiptuar fjalën “All-llahu Ekber”, pastaj të ngresh duart lart, duke i lënë në harresë gjërat e përkoshme të kësaj bote dhe të vihesh në shërbim të All-llahut xh.sh., duke qëndruar drejt e në këmbë para Hyjnisë së Tij duke thënë:

“Elhamdu-lil-lah”. Duke e pranuar Përsosmëri¬në e Tij pa mangësi, bukurinë e Tij të papër¬shkruar, Mëshirën e Tij të pafundme dhe duke kërkuar ndihmë vetëm prej Tij, të shqiptosh këto fjalë:

"13_11032010140145.jpg"

Pastaj duke shprehur nënshtrimin, dobësinë dhe varfërinë tënde ndaj All-llahut dhe fuqisë së Tij të pafund, sëbashku me të gjitha krijesat tjera të kësaj bote të përulesh në ruku, duke thënë:

"13_11032010140151.jpg"

Ta lartësosh e të adhurosh bukurinë e Hyjnisë që s’ka as fillim, as mbarim dhe të pranosh se All-llahut të Madhëruar është i patjetërsueshëm, si dhe Vetitë e Cilësitë e Tij janë të pandryshueshme. Të braktisësh çdo gjë tjetër të pavlerë, përveç Zotit të Madhëruar dhe t’i drejtohesh duke thënë se vetëm Atë e adhuron. Atëhere gjen bukurinë tek Hyjnia e Përjetshme dhe kënaqësinë shpirtërore tek Mëshi¬ruesi i Pambarim. Pastaj duhet të biesh në sexhde dhe të thuash para All-llahut të Madhëruar:

"13_11032010140155.jpg"

Ta adhurosh dhe ta pranosh Zotin e Madhëruar pa kurrfarë mangësie dhe të mete. Të ulesh në gjunjë (në ettehijjat), të këndosh shehadetin, të dëshmosh se All-llahu është Një dhe përveç Tij tjetër Zot nuk ka. Të pranosh se Muhammedi a.s.m. është i Dërguari i Tij. Pasi të këndosh shehadetin, të bësh lutjet e bekuara duke kërkuar mëshirë dhe falje nga All-llahu i Madhëruar për vete dhe për të gjitha krijesat e gjalla. Të këndosh lutjet (salavat), për Pejgam-berin Fisnik-Muhammedin a.s.m., t’i dëgjosh dhe t’u bindesh udhëzimeve dhe fjalëve të Tij. Të falurit e namazit të akshamit është një detyrë e këndshme, një shërbim i pastër shpirtëror dhe fizik, një adhurim i vërtetë dhe kuptim real i kësaj jete. Në botën e amëshimit (Ahiret),Namazi do të shërbejë për të siguruar një kënaqësi dhe lumturi të përjetshme. Një njeri që nuk e kupton rëndësinë e namazit të akshamit, atëhere a ka mundësi të jetë i përkushtuar dhe besimtar i mirëfilltë?

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 >>>