Duke pranuar dobitë e sëmundjes, mos thuaj kurrë “Ah unë i mjeri!”, por në çdo çast falen-dero All-llahun xh.sh.

KURA E NJËMBËDHJETË

O vëlla i paduruar!  

Tani sëmundja po të shkakton shqetësime. Hidhërimet që të ka dhënë ajo do të kalojnë duke të lënë mirësi (sevape) dhe shëndet në shpirt. Pas kësaj dite, ndoshta pas kësaj ore, sëmundjet ndoshta nuk do të vinë. Kur një gjë nuk ekziston, përse ankohesh.

O njeri ti po gabohesh, ngaqë i referohesh ima¬gjinatës tënde dhe nuk po mundohesh të durosh. Kur i braktisë sëmundjet fizike, atëherë të largohen hidhërimet dhe në vendin e tyre braktisin fitime mirësitë (sevapet) dhe kënaqësinë. Kjo gjendje ty duhet të të japë kënaqësi dhe gëzim. T’i kujtosh ato që ikën është një gjë e kotë. Mos u hidhëro! Të hidhërohesh është një marrëzi! Prit ditët që do të vinë dhe s’ke pse mendon për ato meqë ende s’kanë ardhur. Nuk duhet t’i sjellësh ndërmend,  për një sëmundje dhe një dhimbje qe ende s’e ke ndjerë, kot që hidhërohesh duke e imagjinuar. Të jesh i paduruar, do të thotë të jesh i çmendur. Koha e kaluar me durim para një ore të fal një kënaqësi dhe rehati, ndërsa koha pas kësaj ore akoma nuk ka ardhur. Ti të gjithë durimin që të ka dhënë All-llahu xh.sh. po e shpërdoron majtas apo djathtas, në vend që ta harxhosh në dhimbje dhe hidhërime. Në qoftë se durimi nuk të mjafton thuaj: “Ja Sabur. O All-llah që je Durimtari apsolut na jep durim, na e shto atë akoma më shumë, që të jemi më të fortë për ta dhënë këtë provë me sukses.”

KURA E DYMBËDHJETË

O ti i sëmurë që dëshpërohesh nga dobësia e shëndetit dhe mosbërja e adhurimit (ibadetit) ndaj Zotit!  

Ti duhet të dish se Pejgamberi a.s.m. në një hadith ka theksuar: “Besimtari i devotshëm që s’ka mun¬dur të bëjë adhurimin e zakonshëm për shkak të sëmundjes, pa mangësi e fiton mirësinë e adhu¬rimit ndaj All-llahut xh.sh.”. Një i sëmurë, nëse i fal farzet që janë caktuar nga All-llahu xh.sh. duke bërë durim, fiton mirësi (sevape). Boshllëkun e mirësive të synnetit e plotëson sëmundja.

Sëmundja i tregon njeriut dobësinë dhe varfë¬rinë e tij. Me një mendje të zgjuar, me gojën e dobësisë dhe gjuhën e varfërisë, pa ndërprerë ai vazhdon lutjet ndaj All-llahut xh.sh. Ai I Ma¬dhë¬ruar i ka dhënë njeriut një dobësi dhe varfëri të paskajshme, gjersa të vazhdojë lutjet dhe të mbësh¬tetet tek Mëshira e Tij.  

8_24022010173421.jpg

Domethënë, All-llahu i Madhërishëm me sek¬retin e këtij Ajeti Famëlartë, lutjen e quan si një arsye të vlerësimit të njeriut dhe fakt të krijimit.

Këto lutje të sinqerta njeriut, më së miri ia garanton sëmundja. Sëmundja në vetvete duhet të shërbejë jo si shkak për t’u ankuar, por për të fa¬lenderuar All-llahun xh.sh.. Për shkak të sëmun¬djes të është hapur burimi i lumturisë. E këtë e sjell lutja. Prandaj lutjet dhe falenderimet ndaj All-llahut, Mëshi¬ruesit të Madh, duhet t’i vazhdosh edhe pasi të jesh shëruar.

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 >>>