Nga të gjitha dëshirat dhe shijimet që ka njeriu, atë që nuk e ngop kurrë është dëshira për jetën e mbrapme. Siç është theksuar edhe në “Fjalën e dhjetë”, kur isha i vogël, pyeta imagjinatën time se, a do të doja një mbretëri ku do të rroja njëmijë vjet dhe pastaj të shkoja tek asgjëja, apo një jetë të pafundme të vështirë dhe të thjeshtë. U habita kur pashë se zgjodhi të dytën dhe tha se, sikur edhe në ferr të jetojë, më mirë të shkojë tek e dyta. Meqe¬nëse imagjinatën, shërbëtoren e njeriut, nuk po mundin ta ngopin shijet dhe kënaqësitë e kësaj bote, atëhere si mund ta ngopë vlerat e panumërta të njeriut, që janë lidhur me jetën e përjetshme. Kurse njeriu mban shpresa të panumërta, dhe kapitali i tij është një vullnet fare i vogël, që ka një varfëri të pafundme.

 Besimi është një thesar i mjaftueshëm për në jetën e mbrapme dhe një mbështetje e sigurtë tek lumturia e pafundme. Ai është gjithashtu edhe një mjet për të shijuar këtë jetë përballë vuajtjeve të panumërta dhe brengave të hidhura. Ai është edhe një arsye ngushëllimi si dhe një frut dobiprurës, gjatë rrugës për të fituar jetën e përjetshme. Po të sakrifikosh këtë jetë, prap se prapë del i fituar. Një frut tjetër i besimit për njeriun në këtë jetë, është se si individi garanton një jetë të bukur dhe të qetë.

E dyta, çdo njeriut nuk i hiqet nga mendja ndarja nga miqtë, farefisi dhe varrosja e tyre dhe mendon se edhe vetë një ditë do të bie vetë atje. Vetëm për një mik të dashur, ky fatkeq sakrifikon veten. Sakrifikimi i vetes ndarjen e përjetshme me mijëra miq duke shkuar nga asgjëja, e hidhëron dhe e ligështon njeriun. Ky është një shqetësim që e dëshpëron më tepër se sa xhehennemi. Kur në imagjinatën e tij vijnë këto mendime të llah¬tar¬shme, pikërisht në këtë moment, në ndihmën e njeriut arrin besimi për jetën tjetër, që ia çelë perden e syve duke i thënë: “Shiko nëpërmjet dri¬tës së besimit dhe beso se të afërmit dhe miqtë e tu shpëtuan nga vdekja e përjetshme dhe nga kalbja në varr.” Në çast i bëhet si një lajm me shijen e xhennetit, që ia kënaq shpirtin. Ai bindet se do të ikë në botën e ndritur dhe do të takohet me miqtë dhe të afërmit e tij. Kjo çështje është trajtuar në veprën e Risale-i Nurit, prandaj po e lëmë me kaq.

E treta, një dobi tjetër që i garanton besimi, është edhe kjo: Nga të gjitha gjallesat e tjera, njeriu është më e përkryer, sepse është e pajisur me vlera të veçanta dhe me aftësi të rralla. Adhurimi i tij është i veçantë dhe aktiviteti i tij shfaqet në fusha të ndryshme. Ky njeri ka rënë në lakun e shtrën¬gimit midis të sotmes dhe të ardhmes, që me mosbesimin e tij ato i llogarit të vdekura dhe jo ekzistente.

Çdo moment të jetës ai kërkon ta shfrytëzojë në çastin kur e jeton. Përpjekjet, dëshirat, vëllazërimin dhe humanizmin i mat me masën e çastit që për¬jeton. Shembull: Jo vetëm nga mungesa e njohu¬rive, por edhe nga që do të ndahet dhe nuk do ta shohë më kurrë babain, gruan, vëllain, popullin dhe atdheun e vet që e don shumë, për arsye se nuk ka mundur t’u shërbejë me sinqeritet, vlera e tij hum¬bet dhe zvogëlohet. Ai jo vetëm që nuk qëndron dot përmbi kafshët, por bie deri në fundin e pusit, sepse mendja që zotëron ai, atë do ta rrëzojë në gjendjen e një krijesë që vuan tortura. Në këtë çast besimi në një jetë tjetër i vjen në ndihmë, duke ia shndritur jetën dhe kohën e zymtë si varr, ia shndërron në një hapësirë të pafund, ku përfshihet e kaluara dhe e ardhmja, ndoshta sa ekzistenca e të gjithë sipërfaqes, apo e tërë gjithësisë. Besimi në jetën tjetër atij i thotë se babai nuk i është zhdukur, por jeton në botëra të tjera në jetën e lumtur. Me të do të bashkohesh. Vëllai yt përjetësisht do të jetë me ty. Gruaja jote do të takohet në xhennet me ty, bile këtu ka qenë e plakë, atje do të shndërrohet e do të bëhet më e bukur se një Huri të xhennetit.

 Me këtë besim, me lutjet dhe mëshirën tënde, ti më shumë i nderon dhe i ndihmon ata, si dhe për vete do të ruash kontaktet me ato vende, duke mos i humbur. Dobitë e vogla dhe të pavlera nuk e humbasin nderimin dhe respektin dhe me sukses fiton ndaj tyre, duke i rritur dhe përsosur cilësitë e tua. Në këto kushte arrin në lartësitë e duhura të njeriut. Ky njeri, me mendimin e natyralistëve, që nuk shijon as sa zogu i malit nga kënaqësitë e kësaj jete, me anë të besimit do të bëhet një mysafir i zgjedhur dhe i lumtur, si dhe një rob i dashur i All-llahut xh.sh. krijuesit të gjithësisë. Përfundimet e besimit janë sqaruar mjaft në librat e Risale-i Nurit, prandaj nuk po vazhdojmë më tutje.

E katërta, këtu do të sqarojmë një dobi të be¬simit, që është përmendur te “Shkëlqimi i nëntë”. Një e katërta e racës njerëzore, përbëhet nga fëmi¬jët. Këta vetëm kur të besojnë tek jeta e për¬jetshme, atëhere mund të jetojnë dhe mendojnë si njerëz. Në të kundërt, me lodrat e fëmijërisë, do të mundohen ta harrojnë vdekjen, të shkëputen nga pesimizmi dhe ta vënë veten në gjumë duke bërë një jetë të çrregullt. Me humbjen e shokëve të tyre moshatarë, për shkak të zemrës së tyre të dhim¬bshur dhe mendjes së hollë, në shpirtin e pafu¬qishëm do t’u çelet një plagë e thellë. Në këtë rast mendja e një fëmisë së pafe bëhet një mjet ndëshkimi.  

Por kur të arrijë dhe të besojë në jetën e lumtur, pikërisht ky fëmijë i dhënë pas lodrave fëmijërore, do t’i hedhë poshtë ato, duke mos vrapuar pas lodrave, për të mos e ndjerë hidhërimin dhe do të thotë: “Oh, paska edhe një jetë tjetër. Vëllai (apo shoku), që më ka vdekur, tani është bërë shpend i xhennetit. Ata janë akoma më mirë se ne, se shë¬tisin dhe bëjnë qejf. Nëna më vdiq, por nuk ka shkuar në vend të keq. Ajo tani është pranë Më¬shirës së All-llahut xh.sh. dhe atje po më pret mua, që të më marrë në prehër, kur të takohemi në parajsën e lumtur. Nënën dhe miqtë e mi unë përsëri do t’i shoh”.

Edhe pleqtë zënë po një të katërtën pjesë të njerëzimit. Ata janë më të pashpresët, sepse iu ka ardhur koha e shuarjes së jetës, për të hyrë në dheun e zi. Pas ca kohe, për ta do të mbyllet dera e kësaj bote, të cilën e kanë ditur si më të mirën, më të dashurën dhe më të bukurën. Për të shmangur këto shqetësime, pleqtë mund të gjejnë ngushëllim vetëm tek besimi në jetën pas ringjalljes. Kështu këta baballarë të ndershëm, të mbushur me mëshirë dhe dhimbshuri të thellë, këto nëna zemërmira dhe të dashura, do të vuajnë nga pikëllimi dhe hidhë¬rimi dhe jeta do t’u kthehet në një torturë të madhe. Kjo botë për ta do të jetë si një burg i pashpresë.

Besimi në jetën tjetër u thotë: “Mos u bëni merak! Juve po iu pret një rini e përjetshme, një jetë e shndritshme dhe një moshë e pafund. Dasha¬mirët dhe fëmijët që keni humbur, do t’i takoni dhe do të kënaqeni me ta. Bamirësitë që keni bërë gjatë jetës tuaj, janë ruajtur dhe mbrojtur për në Gjyki¬min e fundit.”A e kuptoni se besimi në jetën tjetër, për ta është një ngushëllim dhe u jep një qetësi shpirtërore. Me këto ide në kokë, ata nuk i merakos dhe hidhëron fare gjendja e pleqërisë.

Një e treta e numrit të popullsisë janë të rinjtë. Ata janë pikërisht në kohën kur veset e këqija i prekin më lehtë dhe bëhen viktimë e tyre. Në këtë moshë të rrezikshme, nuk sundon logjika dhe po të humbasin besimin, do të përfundojnë në torturat e ferrit. Edhe për popullin, në këtë moshë ata bëhen një mjet dhune, prishin qetësinë dhe marrin nëpër këmbë nderin e të tjerëve.

Qetësia dhe nderi i pleqëve vihet në rrezik, sepse të rinjtë për të shijuar një minutë kënaqësi, prishin dhe rrëzojnë dinjitetin e shumë shtëpive. Pas këtij krimi burgoset, ku mund të rrijë katër pesë vjet në nivelin e një kafshe të egër. Po t’i vijë në ndihmë besimi në jetën tjetër, shumë shpejt do ta mbledhë mendjen dhe do ta kuptojë kështu: “Meqenëse forcat e sigurimit dhe dedektivat nuk po më shohin, prej tyre edhe mund të fshihem. Melektë e All-llahut Madhështor që janë në shër¬bim të Tij, më shohin dhe m’i regjistrojnë të gjitha fëlliqësitë.

Unë nuk jam kokëbosh, por një udhëtar që bëj një detyrë. Rinia ime nuk do të zgjasë përjetësisht, por do të vijë dita që edhe unë si të tjerët do të jem një plak i pafuqishëm dhe i mjerë”. Duke menduar kështu, ai do të ndjejë mëshirë dhe do ta shmangë dhunën. Me kaq po e lëmë, se për këtë çështje është folur tek pjesë të tjera të Risale-i Nurit, ku janë dhënë shumë mendime.

Një pjesë të rëndësishme të njerëzimit e zënë të sëmurët, të shtypurit, të fatzezët që kalbemi në burgun e errët, të varfërit dhe ata që kanë marrë dënime të rënda (autori e ka shkruar këtë libër, kur ka qenë i dënuar nga armiqtë e besimit. shën. i përkth.). Këta nuk kanë shpresë për ndihmë dhe gjithnjë e më tepër sëmundja i vë përpara dhe i pa¬ralajmëron për vdekjen e afërt. Ata janë të dësh¬përuar se po ikin nga kjo botë dhe nuk po mundin të shpaguhen për të këqijat që kanë hequr. Ata po ikin duke lënë në këtë botë mizorët dhe tradhëtarët e dhunshëm, nga të cilët nuk kanë mundur të shpë¬tojnë dot nderin prej tyre. Këta maskarenj u kanë marrë dhe rrëmbyer mallin. Duke i shtuar këtyre edhe dhunën e epshit, që për kënaqësinë e një pesë-minutëshi, apo dy orëve, do të burgoset me një dënim dhe ndëshkim torturues për dhjetë vjet me rradhë. Këto vështirësi që përmendëm, për njeriun përbëjnë një torturë të hidhur.

Po qe se njeriu këtyre vështirësive iu kundërvi¬het me ndihmën e besimit në jetën tjetër, vështi¬rësia, shqetësimet, zemërimi dhe shpagimi nuk do ndihen edhe aq shumë. Mund t’iu them edhe këtë: Në dënimin tim dhe të vëllezërve të mi të pafaj¬shëm në këtë burg të tmerrshëm, po të mos na ndihmonte besimi në jetën tjetër, vetëm qëndrimi i një dite do të na dukej sa një vdekje, ndoshta do të bëhej shkak për vetvrasje. Falenderoj shumë All-llahun xh.sh., që më ka dhënë besimin, që të lar¬goja prej vetes shqetësimet për vete dhe për shokët e mi, që i desha aq sa shpirtin tim, të largoja edhe hidhërimin për librat e Risale-i Nurit, që na i mo¬rën dhe të shumë librave të tjerë që na humbën.

Vetëm kështu munda të përballoj tradhëtinë e tyre, mjerimin dhe sundimin e mizorëve. E dini edhe vetë se për hatrin e vajzës se vogël të gjyka¬tësit që ai donte të më ekzekutonte me vdekje, nuk e mallkova, të cilin më parë nuk e kam duruar dot. Ju betohem dhe ju garantoj se drita dhe forca e besimit për jetën tjetër, më dha një qëndrim, durim dhe ngushëllim aq të madh, sa nuk mund ta tregoj. Ndoshta këtë force mua  ma dhuroi All-llahu xh.sh., për të fituar shpërblimin e madh. Siç kam thënë në fillim të një libri, unë e quaj veten si të përzgjedhur, që kam mundur të regjistrohem tek shkolla e “Jusufi”-së. Nganjëherë sëmundjet dhe pleqëria, që prej tyre buron kujdesi, më nervozojnë dhe duke ma mbushur zemrën me shqetësime, më pengojnë për t’iu dhënë rëndësi mësimeve të Risale-i Nurit. Më falni se në këtë trajtim dolëm jashtë teme!

Shtëpia e secilit është si një botë e vogël, ndoshta si një parajsë, por meqenëse në këtë pa-rajsë nuk sundon besimi për jetën tjetër, atëhere në këtë familje, lidhjet, dashuria dhe mëshira e çdo pjestari, nuk do të jenë në shkallën e duhur, gjë që do t’i torturojë gjatë gjithë jetës, duke ua kthyer atë në një xhehennem. Me dëfrime të çastit e gënjejnë veten dhe e vendosin në një gjumë të pakuj¬des¬shëm. Njëlloj si struci, një shpend gjigand si de¬veja, që kur sheh gjahtarin, ngaqë nuk mund të ikë, e fsheh kokën në rërë, duke menduar se atë nuk e sheh askush. Edhe ky e vendos kokën në prehrin e pakujdesisë, derisa humbjen dhe ndarjen nga vdek¬ja të mos e shikojë. Kështu si i shushatur e gjen ngushëllimin tek veset dhe imoraliteti, duke i për¬gjan shembullit që përmendëm më lart.

Shembull: Zemra e nënës gjithmonë dridhet kur e sheh fëmijën e saj në rrezik. Po kështu edhe fëmijët dëshpërohen shumë, kur nuk janë në gjen¬dje që ta ndihmojnë babain, ose vëllain e tyre. Nga kjo fatkeqësi ata jetojnë me brenga dhe frikë.

Duke u nisur nga ky fakt, po të shikosh me rea¬lizëm jetën e një familje, që jeton pa qëndruesh¬mëri dhe gjoja e lumtur, në të vërtetë kënaqësitë i kanë ikur nga duart. Lidhjet familjare dhe fare¬fisnore, tipar i kësaj jete të shkurtër, nuk kanë sinqeritetin dhe dashurinë reciproke, duke e kthyer jetën e kësaj familjeje në mëri dhe smirë, në atë shkallë sa të cënojnë edhe moralin e saj. Por nëse besimi në jetën tjetër hyn në atë familje, atëhere ajo shtëpi do të ndriçojë dhe lidhjet do të jenë të forta e të ekuilibruara deri në përjetësi. Dashuria dhe mëshira do të jenë pa interesin material, por për hir të All-llahut xh.sh.. Vetëm me hirin e Tij, kjo dashuri do të vazhdojë deri në përjetësinë e lumtur dhe përrallore. Për këto arsye që thamë, besimtarët myslimanë i duan vëllezërit e tyre, pa i tradhëtuar dhe pa i poshtëruar për shkak të të me¬tave që kanë, në mënyrë që nderi e dinjiteti i tyre të rritet edhe më shumë dhe morali të lartësohet. A e kuptuat tani se në atë familje do të sundojë lum¬turia e vërtetë?

Kuptimi i këtyre çështjeve është sqaruar në Risale-i Nur, prandaj po e lëmë me kaq. Çdo qytet, me shtëpitë e tij të shumta është një familje e ma¬dhe. Po nuk sundoi besimi në jetën tjetër në këtë “familje”, në vend që aty të sundojnë cilësitë e bu¬kura njerëzore, si sinqeriteti, respekti, shpirti i sak¬rificës, hiri i All-llahut xh.sh. dhe dëshira për të bërë mirë, atëhere vendin e tyre do ta zë mëria, interesi, tradhëtia, uni, artificialja, dëshira për të rënë në sy, ryshfeti dhe mashtrimi, të cilët edhe do të marrin hov.

Në dukje që të jetohet nën sigurim të besni-kërisë dhe të humanizmit, do të gjykojnë terrorizmi dhe injoranca. Jeta e qytetit do të helmohet dhe do të rrisin fëmijë vagabondë. Të rinjtë do të nisin rru¬gën e pijes dhe më të fortët do të merren me krime. Pleqtë do të fillojnë të qajnë. Po ta krahasosh këtë me atdheun, që është si një shtëpi kombëtare, do të bindesh se po mbizotëroi besimi, në këtë “shtëpi” në çast do të shfaqen cilësitë njerëzore si nderi, mëshira, serioziteti, dashuria, mosdhënia e rysh-fetit, besnikëria, ndihma dhe mirësjellja, që do t’ia ngrejnë dhe lartësojnë dinjitetin këtij qyteti. Besi¬mi, fëmijëve do t’u thotë: “Me vagabondësi nuk mund të shkosh në parajsë, por lëre dhe pajisu me mësimet e Kur’anit, që të bëhesh i nderuar”. Të rinjëve u thotë: “Mos harro se ka edhe ferr, lëre të dehurit dhe dashurinë aventureske!” Mizorëve u thotë: “Ka tortura të mëdha, do të vuash! Drejtësia e fesë do t’ua ulë kokën!” Pleqve duke ia kthyer të qarat në ngazëllim u thotë: “Mos e humbni shp¬re¬sën! Një lumturi që nuk e keni shijuar kurrë, një rifreskim dhe rini e përjetshme po ju pret. Mundo¬huni t’i fitoni ato!”

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 >>>