Themeli i gjashtë: Njeriu nuk është krijuar si një kafshë pa logjikë e mendim që të tërhiqet prej kapistarit dhe të kullotë ku të dojë. Ai është krijuar për t’u fotografuar duke nxjerrë përfundimet për veprimet e tij, hap pas hapi, që të japë llogari nesër për këto veprime, në një Gjykim të Madh.

Themeli i shtatë: Në stinën e vjeshtës, bukuritë e pranverës shpërndahen dhe e kupton se zhduken, por kjo shpërbërje nuk është e përjetshme. Ndoshta ky fenomen është një çlirim (Shënim), për t’iu lënë vend krijimeve të vjeshtës. Me anë të këtij feno¬meni, u hiqet vërejtje të gjithë atyreve që zotërojnë vetëdijen, që të kujdesen më tepër për veten. Kjo vërejtje u takon edhe atyre njerëzve që kanë hum¬bur logjikën dhe jetojnë si të dehur; të mos harrojnë se ka një All-llah xh.sh. dhe ata duhet t’i falen Atij.

Themeli i tetë: Kuptojmë se Mjeshtri i këtij vendi të përkohshëm, Vetë me siguri është i Pav¬dekshëm. Për robtë e Tij, do të ketë boll vend pra¬në Vetes. Ai do t’na nxisë dhe ftojë për në atë vend. All-llahu do t’i dërgojë ata në Botën e Për¬jetshme.

Themeli i nëntë: E kuptojmë se All-llahu, ro-bërit e Tij, ata që e meritojnë, po i çon në vendin e Bamirësive dhe të Kënaqësive që ato nuk i ka parë kurrë syri i njeriut dhe veshi s’i ka dëgjuar, por ne i besojmë kësaj të vërtete.

E VËRTETA E SHTATË: Është vendi i Rojes dhe i Mbrojtjes. Pasqyrimi i emrit “Hafiz” dhe “Rrahim”.

Kush tjetër veç All-llahu dhe Mbrojtësit të Madh do t’i ruajë interesat e gjallesave në tokë, në det dhe në qiellin e lartë, që janë me vlera të pallogaritshme? Për hakun e çdo krijese, njeriu do të japë llogari për të gjithë jetën e vet tek i Gji¬thëfuqishmi. Patjetër që All-llahu xh.sh. i mbron të drejtat e krijesave të Veta.

A ta pranon mendja që ky njeri i veshur me vlera të veçanta dhe që është kalif (përfaqësues i All-llahut xh.sh.) në të gjithë botën me një pozitë të lartë, t’i shpëtojë gjykimit të All-llahut? Veprim¬taria e njerëzve është e lidhur me racat, veçoritë dhe aftësitë e tyre. Sipas këtyre principeve ato do të kalojnë në peshoren e drejtësisë. Secili do të marrë atë që i takon; shpërblim apo dënim. Nuk është e mundur që të mos i ketë parasysh këto All-llahu i Madh dhe i Mëshirshëm.

All-llahu, Sundimtari i Gjithësisë, çdo krijesë e mbron me rregullsi të përsosur. Duhet të besojmë se të gjitha veprimet, peshohen me një drejtësi të kulluar. Çdo vepër diturie apo shkence, burimin e ka tek vullneti dhe Gjithëdija e Pafundme e një fuqie të Mbinatyrshme. Ne e shohim se në jetën e sotme, kriteret dhe ekzistenca e saj është në nivele të ulta. Gjatë shndërrimeve të jetës, po hyjnë forma dhe ligjësi të ndryshme. Asgjë nuk i shpëton rre¬gullit të përsosur, as në jetën personale, as në atë shoqërore. Duket sikur çdo gjë është duke u larguar nxitimthi nga kjo botë, sikur ato e kanë kryer detyrën dhe obligimin e tyre.

“Hafizi Madhështor”, këto fenomene i fotog-ra¬fon dhe i arshivon në vendin e duhur. Në këto dos¬je, ai ruan tërë biografitë e qenieve dhe sendeve. Ai fikson çdo gjë në mënyrë të dukshme, që nga farat e bimëve dhe bërthamat e tyre, deri tek jeta e frutave të tyre. Këto shembuj do të përjetësohen në kujtesat e njerëzve.

Fruti i një peme, bërthama e tij, fara e lules, etj., lidhen me konceptin e mbrojtjes nga All-llahu xh.sh.. Krijesat janë si lule frutash për në pran¬verën e ardhshme. Ligjin dhe përcaktimin e formës në llojin e farërave, Ai e ka vënë në një vend të kufizuar nga farat apo bërthamat. Çdo detaj është duke u përcaktuar nga “Hafizi Madhështor”, Zot dhe Mbrojtës i tyre. Ai u ka përgatitur atyre një vend të mirë. Kjo është një provë për të vërtetuar se këto llogaritje, mund t’i bëjë vetëm një All-llahu xh.sh. i Mrekullueshëm. Ashtu siç ruhen këto çësh¬tje të thjeshta dhe të vogla edhe më shumë kujdes tregohet për njeriun. Interesi dhe kujdesi për të është shumë herë më i madh, sepse ai është krijuar për t’i dhënë frut “Alemit të Gajbit” (Botës së fshehtë). Nga veprimet e tija në jetën shoqërore, ai ruhet dhe vështrohet nga “Hafizi Hakim” (Ruajtësi i Gjithëdijshëm).

Prej të gjitha këtyre fenomeneve të All-llahut xh.sh., kuptohet se Ai, Zot i këtyre krijesave, kuj¬deset dhe regjistron me përpikmëri, lëvizjet dhe veprimet e tyre. Këtë kujdes, Ai e tregon me anën e shërbëtorëve të Vet, engjëjve. Ata regjistrojnë gji¬thçka. Në pronën e Tij çdo gjë fotografohet dhe arshivohet. Ai ka hapur një dosje për të bërë përllogaritjet, sidomos për krijesën e Tij më të vyer dhe me cilësi të veçanta, njeriun. Kjo krijesë është më e nderuara dhe më e respektuara e Tij.

All-llahu xh.sh. punët dhe veprimet e rëndësish¬me të njeriut i llogarit një për një, duke i fotog¬rafuar dhe regjistruar ato, për në ditën e Gjykimit të Madh, ku do të shpallen.

Nuk është e mundur që njeriu, të cilit i janë dhënë kaq detyra të rëndësishme, siç është kalifati  dhe që është i nderuar edhe me një amanet të madh, të mos japë llogari për veprimet e veta! Ai, njeriu është i detyruar që në emër të krijesave të shpallë ekzistencën e All-llahut dhe të bëjë të di¬tura Funksionet e Tij. Ai është në rolin e një krye¬punëtori, një dëshmitari dhe shpallësi. Angazhimi i tij për të radhitur angazhimet e të gjitha krijesave, pra adhurimet e tyre, e vë atë në pozitën e koman¬dantit. Nuk mund të ndodhë kurrë që duke qenë në këtë pozitë, ky njeri të hyjë në varr me rahati, që të pushojë dhe të mos zgjohet më për në tubimin e Gjykimit të madh të mos dërgohet dhe pr çfare do pun të mos japë llogari!

Koha ka treguar se nëpërmjet veprave të Tija, All-llahu xh.sh. (Shënim) është i aftë njewrzit t’i çojë në vend premtimet që ka paralajmruar: Kija¬metin dhe Ringjalljen. Këto i ngjajnë shumë kriji¬mit të dimrit dhe pranverës, gjëra që ne i shohim me sytë tanë.

A mund të thuash tani se njeriu mund të ikë në varr dhe atje të mos gjykohet nga Fuqiploti i Ma¬dhërishëm? Meqenëse në këtë botë llogaria dhe gjykimi nuk po bëhen siç duhet, do të thotë se një Gjykim i madh për në një vend tjetër është lënë atje, ku do të hyhet me një kënaqësi të veçantë, apo vuajtje.

E VËRTETA E TETË: Është dera e Prem¬timit, Kënaqësisë dhe e Dënimit. Pasqyrimi i Emrit “Xhelil” dhe “Xhemil”.

Nuk është e mundur që një Dijetar Absolut, një Fuqidhënës i Fuqishëm dhe një All-llahu i krije¬save, premtimet e Tija të mos i mbajë!

Duke lajmëruar me anën e të gjithë Profetëve, duke shenjtëruar të gjithë njerëzit e shenjtë dhe duke respektuar njerëzit e devotshëm, atëhere nuk ka se si Ai, All-llahu i madh, të mos e mbajë prem¬timin e Tij. Kjo s’mund të ndodhë kurrë, sepse për Të s’ka gjë që nuk bëhet. Ai çdo gjë e ka të lehtë për ta realizuar. Shembujt e pranverës që ikën dhe asaj që do të vijë, disa i krijon identikë, (Shënim-1) disa të ngjashëm (Shënim-2) që janë domethënës për të pranuar argumentet e Ringjalljes. Me mohimin e premtimeve, nuk pajtohen Lartësia dhe Dinjiteti i Tij.

Në bagazhin e Diturisë së Tij, kjo gjë kundër-shtohet, sepse mohimi vjen nga mosdija dhe pafu¬qishmëria.

Të drejtohem ty, o ateist i pandreqshëm! Duke mos besuar, po tregon një papjekuri të madhe dhe e ke futur veten në labirinthet e krimit moral. Me veprimin tënd ti vërteton faktin se mendja jote s’ka një logjikë të fortë, ti po mashtron veten tënde me nefsin tradhtar. Mosmbajtja e premtimeve nga ana e All-llahut xh.sh., nuk pajtohet me lartësinë e Tij Hyjnore. Ti me mosbesimin tënd, e mohon All-llahun e Madh. Mohon faktin se me Drejtësinë e Tij, ekzistojnë të gjitha krijesat, mohon vetekzis-tencën e botës.

Me me mosmendimin tënde ti je duke bërë një krim të rëndë. Një dënim i rëndë dhe i pash-mang¬shëm të pret. Ti po bëhesh kontigjent i përcaktuar të vuash ferrin (xhehennemin).

Thuhet se dhëmbi i atyreve që shkojnë në xhe¬hennem, bëhet sa një mal i madh, ç’ka tregon për mëkatet e tyre të mëdha. Veprimet e tua i ngjajnë atij udhëtarit, që mbulon sytë nga drita e diellit. Imagjinata e tij nuk mund të ndriçojë më shumë se sa ajo xixëllonja me dritën e saj të trishtuar. Me aq pak dritë të fenerit të kokës tënde, nuk mund të ndriçohet rruga jote, dot mbetesh në errësirë.

Këto krijesa që shikon, me gjuhën e argumen¬teve, po të tregojnë se All-llahu xh.sh., që i krijoi dhe kujdeset për to, patjetër që u ka premtuar Rin¬gjalljen dhe do ta mbajë fjalën e Vet. Një Gjykim të Madh do të hapë dhe një Kënaqësi të madhe do t’u japë.

E VËRTETA E NËNTË: Është Ai, që i ngjallë dhe i merr jetët. Pasqyrimi i Emrit Hajj, Kajum, Muhji dhe Mumit.

A nuk është e vërtetë se Ai tregon Fuqinë e Vet të Mbinatyrshme, duke ringjallur faqen e tokës së vdekur, që është e mbuluar nga sipër me treqindmijë lloj krijesash? Ashtu siç çdo ringjallje e tyre edhe ringjallja njerëzore, duke qenë e nga¬tërruar dhe e pasistemuar, a nuk sistemohet dhe seleksionohet sipas çdo specie me zotësi dhe durim të madh? A nuk tregon kjo se Ai shfaq Diturinë e Tij të madhe dhe të pafundme? Pikëpamjet e nje¬rëzve i kthen nga jeta e Përjetshme, për në Tubi¬min e Madh. Me Fuqinë e Vet të gjithë Profetët i ka sinjalizuar, u ka premtuar dhe ka sjellë, që të gjitha qeniet, kokë më kokë, krah për krah dhe dorë më dorë, të bashkohen nën urdhërin dhe dëshirën e Tij. Të ndihmojnë njëra-tjetrën sepse Ai prandaj i ka krijuar të tilla. Me Madhështinë e Vet, Ai njeriun e ka krijuar përmbi të gjitha krijesat, si më të plotën, si më të kuptueshmen, si një frut të bukur dhe të edukuar. E ka zgjedhur atë, si dëgjues dhe plotë¬sues të dëshirave të Tija, ndaj dhe i ka dhënë prioritet të veçantë. Ai, All-llahu xh.sh. është me të vërtetë një Dijetar i mrekullueshëm dhe Mëshirë¬plotë.

Prandaj nuk është e mundur, që tubimin pas Ringjalljes, të mos e mbëjë dhe njerëzit që i krijoi të mos i ringjallë! S’ka mundësi të mos vendosë një Gjykim të Madh dhe të mos krijojë Xhennet dhe Xhehennem. Kjo nuk është e pranueshme! Bujari i madh, ka dhënë shumë shembuj për ditën e Ringjalljes dhe të Kijametit. Në këtë botë të vogël, në faqen e saj për Ringjalljen, ka dhënë shembuj konkretë në ditët, vitet dhe shekujt që kanë kaluar. Në të gjitha këto shembuj Ai i ka paraqitur ato si argumente të Ringjalljes.

Në ringjalljen e pranverës shohim se brenda pesë apo gjashtë ditësh, të gjitha kafshët apo bimët, të mëdha apo të vogla qofshin, përmbi treqindmijë lloje të ndryshme, All-llahu xh.sh. i ngjall dhe i shpall. Të gjitha rrënjët e drurëve dhe të kafshëve disa prej tyre disa i krijon identike siç kanë qenë më parë, ndërsa disa të tjera i krijon dhe i sajon nga e para me pak dallim nga njëra tjetra. Këto krijime është shumë e lehtë për t’i ngatërruar, por Ai me një rregullsi të habitshme, brenda gjashtë ditëve, apo gjashtë javëve, i jep jetë farërave të cilat kanë shumë pak dallim nga njëra tjetra. A është e mundur pra të mos i ringjallë njerëzit? A ka kush aftësi ta mohojë këtë të vërtetë?

Për një shkrimtar gjenial, që mund të shkruajë treqindmijë libra brenda një ore, shko e thuaj, se ky shkrimtar librin e vet që i është djegur, s’mund ta shkruajë për një kohë të shkurtër. Kjo është e pabesueshme. Ose, një sundimtar për të treguar fu¬qinë e Tij ngre malet me një shenjë, shndërron vendin dhe rrotullon detërat. Ti pasi i sheh të gjitha këto mrekulli, vëren se një gur i madh duke u rrotulluar ndërpret rrugën e miqve të ftuar dhe nuk i lejon të kalojnë. Njëri ty të thotë se ai Sundues atë gur të madh me një shenjë të gishtit e ngre dhe e shkatërron dhe nuk i lë vizitorët e vet në mes të rrugës. Kështu ti a mund të thuash që nuk mund ta ngrejë atë?

Ja dhe një shembull tjetër akoma: Ti po thua se një gjeneral nuk mund t’i mbledhë ushtarët e shpërndarë me një zë të “borisë” së tij. Kurse ai gjeneral, për një ditë sërish e ka mbledhur ushtrinë. Ti si mund të thuash se nuk është e mundur?

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 >>>